Deti drejt Hagës, temë e diskutuar në Athinë mes Olta Xhaçkës dhe Dendias

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka diskutuar gjatë një vizite në Athinë për mundësinë e trajtimit të çështjes së delimitimit të ujërave detare në Hagë. Në një opinion të shkruar nga Tom Ellis, shkruhet se ministrja ka folur për dakordësimin për të dërguar në Gjykatë Ndërkombëtare çështjen në fjalë para se për këtë të diskutonin dy kryeministrat përkatës që u takuan në Samitin e Tiranës.
Nga pala shqiptare nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi këtë çështje, për të cilën ne informohemi si zakonisht përmes mediave greke. Një praktikë kjo e ngulitur tashmë nga një qeveri që ka vepruar në plan propagandistik, por e ka shtyrë vendimmarrjen pikërisht sepse i druhet interpretimit të saj në diskutimin e brenshëm, pa folur për detyrimet që ka ndaj Turqisë.
Comments
Greqia ngutet po Rama e ka me terezi
Te dy kryeministrat tek e tek kane thene qe do e cojne ne hage ceshtjen e delimitimit. Greku ka thene do e cojme, shqiptari, do e cojme nese nuk biem dakort. Vertete askush nuk eshte shprehur kunder Hages ne Shqiperi, por ama askush nuk ka bere asnje hap, as ne takimin me nivel me te ulet teknik.
Padyshim nje hap konkret do ishte nje shtyse jo e vogel per Micotaqis ne orag zgjedhjesh, por duket se Rama nuk e ka me ngut. Aktualisht Rama nuk ka c'ti kerkoje kolegut grek, dhe te beje nje dhurate ne ajer, duket se nuk e ka ne plan.
Nderkohe Greqia, pasi ka mbyllur pas 40 vitesh nje delimitim pa kontestime me Italine dhe nje te diskutuar me Egjiptin (i cili ne ujerat e tija nuk ka ndonje kontestim) , eshte shume e interesuar te mbylle c'te mundet. Dihen problemet e medha me Turqine, por edhe me Libine e cila ka filluar te leshoje licenca kerkimesh ne ujera qe Greqia ka pretendimet e veta. Padyshim, aventura e ministrit te jashtem grek, nuk i ndihmoi fare marredhenieve me Libine, megjithese Greqia ishte shprehur se mendon te hape nje ambasade perseri atje
Add new comment