A minohet Demokracia në një vend ku ajo thjesht Inskenohet?

Postuar në 18 Tetor, 2022 19:09

Një ndër drejtuesit e Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar sot se drafti për ligjin kundër shpifjes është tërhequr.

E para, dua tju them se ndryshimet në ligjin për median, që kanë të bëjnë me shpifjen janë tërhequr nga propozuesi. Dua tju rikonfirmoj se ne e kemi tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh.

Në kushtet që jemi, edhe në shumë vende ka rezoluta në PE kundër dezinformimin dhe ne kemi një rezolutë të tillë dhe në fakt kemi një rrezik të vazhdueshëm që sponsorizohet me rublat ruse. U tha qartë që Rusia ka ndikuar në minimin e demokracisë, duke favorizuar edhe mediat.

Ky pushtet i katërt duhet të mos bjerë në financimet e paligjshme nga aktorët që minojnë demokracinë

tha Balla nga Fieri.

Në parim rreziku që një aktor i huaj të ndikojë në vendin tonë është përherë i mundshëm. Por të flasësh se Rusia ndikon në minimin e demokracisë shqiptare përmes financimit në media, kjo më së paku kërkon një provë. A ka provë për ekzistencën e demokracisë shqiptare? Dhe cila është kjo provë? Kushtetuta, Parlamenti? Apo qeveria?

Një zyrtar partiak i Ilir Metës shpjegonte në konfidencë para disa javësh se Yuri Kim u takua me kreun e Partisë së Lirisë sepse sipas tij:

Ata nuk do ta lënë vendin pa opozitë

Dhe këtu mjafton për të thënë se nga demokraci kalojmë në inskenim të demokracisë. Jo inskenim Demokratik…

Kjo sepse amerikanët kanë këtu edhe monopolin e të drejtës penale: mjafton të publikojnë pasuri, llogari bankare, apo të evidentojnë ato dosje që flitet se u kanë politikanëve shqiptarë sipas legjendimit që vetë këta bëjnë mbi këtë çështje dhe ja, kokat bien. Kësaj radhe kanë zgjedhur që të na kursejnë duke na lënë gjallë opozitën që mendojnë ata se duhet. Po a është kjo demokraci?

Kemi rastin e shpalljes non grata të Sali Berishës, kemi këtë të fundit që kërkon prova për këtë etiketë dhe sërish, rutina vazhdon. Zonja ambasadore na paralajmëroi se do hanim bar, ndërkohë që tani beniaminët e SHBA në Tiranë po bëjnë pakte me non Gratën për një kandidat të përbashkët. Për cilën demokraci flasim këtu? Dhe çfarë demokracie është kjo kur një njeri I vetëm shkarkon dikë tjetër se ashtu I kanë thënë të tjerë?! Kjo situatë e ka krijuar atë momentumin paradoksal kur lufta e Berishës ngjan si element demokratik ndërkohë që sulmi ndaj tij është asgjë më shumë se akt force pa arsye të qarta.

Çfarë të minojë këtu Rusia? Është një pyetje që nuk bëhet vetëm nga perspektiva ruse, por edhe nga perspektiva e logjikës? Tirana zyrtare dëboi diplomatë rusë për çështje spiunazhi në Britani dhe të gjitha partitë ranë dakord me të. Mandej u morën muxhahedinët, u strehuan, tolerohen të bëjnë sulme kibernetike nga territori ynë dhe të gjitha partitë janë dakord me këtë. Rendi demokratik është tjetër. Ai bazohet mbi llogaridhëie dhe transparencë. Dhe këto të dyja e ushqejnë kundërshtimin, pavarësisht se do na duhet të pranojmë, se për hir të detyrimeve që kemi të bëjmë shkelje.

Rusisë këtu i intereson të ketë një prani mundësisht të papragjykuar që mandej të shohë realizimin e interesave të veta. Dhe Rusisë madje do i interesonte një Shqipëri realisht demokratike, ku ka parti që kanë mendimin e tyre për zhvillimet, jo thjesht mendimin e ambasadës amerikane. Pasi aktualisht Kremlini në Tiranë ka përballë SHBA, jo ndonjë demokraci të caktuar. Shihni sesi në Perëndimin demokratik, Rusia shfrytëzon lojën demokratike për të sponsorizuar parti të ekstremeve pikërisht për të destabilizuar narrativën aktuale. Por këtë e toleron demokracia, jo pseudodemokracia.

Ato ndikime për të cilat flet sa për të larë gojën z. Balla as përbëjnë kurrfarë rreziku, sepse preferencat filoruse në këtë vend janë kaq margjinale saqë vështirë se dikur mund të përbëjnë faktor politik. Dhe në një prizëm demokratik, pse duhet të përbëjë kërcënim një dashamirësi ndaj Iranit, apo Rusisë, apo edhe Turqisë? Sepse në fakt Këtu nuk ka demokraci dhe duke ditur forcën magnetike të shitblerjes, padyshim që duhet ky ligjërim për të ngritur një armik në kohë të tilla.

Duhet ky lloj ligjërimi për të krijuar fortifikatat dixhitale të qeverisë së z. Rama përkundrejt Rusisë, apo edhe Iranit, për të luajtur rolin e të mirit në një vend ku ajo është vetëm e keqja. E gjitha kjo lojë nuk gënjen askënd realisht, sepse në këtë vend është marrë vendimi se nga kush duam të gënjehemi edhe për ca kohë. Ne thjesht mund të biem dakord që kemi këtë rreshtim, apo atë rreshtim, por nuk ka pse ta kalojnë këtë përherë duke na marrë për hajvanë si komb: pra se këtë e bëjmë për demokracinë, apo se roli i Shqipërisë në OKB është vërtet ai që propagandohet.

Në intereson, po. Dakord. Por mos e shisni për demokraci këtë përmjerrje hajdutësh!

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Alternativa e demokracise eshte diktatura. Fjala e lire eshte nje nga bazat e demokracise. Te cilen nuk e ke?
Eh ca te kishte bo diktatura ty mor spurdhjak. Ta provoje jo larg por ne kohen e sales te shkruaje keshtu kunder qeverise dhe ta shihje se si "vullneti i popullit" do te ti hiqte breket nga koka. Por ne demokraci te gjithe jemi trima.

Submitted by redaksia on

Une kam qene gazetar te media te majta, Shekulli e Shqip. Kunder perdite shkruanim. Nuk na beri gje Berisha. Online jane shkrimet. Keshtu qe ca te them. 

 

Submitted by Aqif (not verified) on

Te gjitha perandorite e Botes nder shekuj kane lene ne cdo province ku ato administronin gjurme ne arkitekture dhe kulture.
Perandoria e Kaosit dhe e rrenave huk ka lene asgje, pervec se ka rrenuar e shfarosur duke ngritur genocide mbi keto rrenoja.
Ketu tek ne ka 32 vjet qe mbjell mjerim e varferi, nxit emigrimin masiv dhe mbjell korrupsionin e bandave ne pushtet.

Me opiumin evangelist qe perhap me disa llosha katnare te konvertuar, matufeps gjeneraten e debileve qe u " gomarizuan" nen pushtetin e Salehut dhe te Rilindjes.
C'fare demokracie mund te kerkosh ne nje mejhane ku te drejta gezojne vetem muxhahedine dhe sorrollop?! Sepse jeta luhet nen tingujt e AMbasadoreve te Perendimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.