Kryeministri i Shqipërisë hap edicionin e Facebook me letra nga populli në Angli
Kështu shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Në fakt, përveç se një gjë e pabesueshme që në Europën e muzeve ai i Shkodrës të bëjë vend më vete, shkrimi në vetvete sjell përvojën e lexuesve të gazetës “The Guardian” sipas parimit, “lexuesi ka zërin e vet”.
Prezantimi i kësaj loje mediatike në faqen e një kryeministri shkon gati në kufijtë e perversitetit ndaj popullit tënd që po i thua të hapë sytë me teleskopë të jashtëm për të parë si duhet vendin e vet.
Sepse nëse e sheh rubrikën në gazetën në fjalë, ajo është me shumë material; dikush ose ka qëlluar që lexon për muzeun e Shkodrës, ose kanë shkuar e kanë rrëmuar për të gjetur atë çikë lajm të mirë për këtë vend ku kapardiset një kryeministër që e mburr bota mbarë, por shqiptarët jo. Edhe pse i ngrenë këngë, e votojnë qorrazi, e pëlqejnë, mor po edhe bust do t’i bëjnë këtij. Por jo, ky do 100% të shqiptarëve ta brohorasin dhe për këtë i shërbejnë edhe këto karamelet me lajle-lule që shpërndan majtas-djathtas.
Comments
Po anashkaloni rrena pafund
Po anashkaloni rrena pafund qe i thite Saliu nga mjesi ne darke, ndersa kryeministri duhet te turperohet sepse citon fjale per fjale-e theksoj-fjale per fjale nje gazete serioze angleze. Sigurisht lajm perben ajo qe shkruan Pianeta Italia mbi 1400 konteineret me mbetje qe kane mberritur ne Shqiperi. Dhe nuk keni faj E verteta sidoqe te jete nuk eshte as poetike dhe as konspirative sic do u pelqente njerezve.
Kryeministri nuk ka pse te
Kryeministri nuk ka pse te turperohet. Nuk e kemi kete fat.
Add new comment