Për zgjedhjet në Universitete do kujdeset Emiljano Shullazi

Postuar në 16 Prill, 2016 17:34

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një kërcënim me jetë që i është bërë sipas tij kandidatit në garën për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit. Kërcënim, që Berisha ia ka faturuar Ramës, i cili, sipas tij, ka urdhëruar Emiljano Shullazin të merret me zgjedhjen e rektorit në Universitet.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, Berisha akuzoi Ramën se ka ngarkuar për këto zgjedhje të kujdeset Emiljano Shullazi. "Rama zgjedhjet në universitetet e Tiranës ka ngarkuar Emiljano Shullazin për të përcaktuar se kush duhet të jetë rektor i universitetit të Tiranës, në zbatim të porosive të tij, Shullazi të enjten, ndalon njërin nga kandidatët, nuk e di se sa janë, akademikun Mynir Koni, është në shkencat e natyrës, por nuk e di se cila është fusha e tij, siguroj shqiptarët që në memorien time, ky person nuk ka asnjë lidhje me PD dhe kryebanditi Shullazi i kërkon profesorit të tërhiqet nga gara ose do i rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën, dje profesori i nderuar ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Po dje banda e Shullazit me tre makina të blinduara, sot në vend qarkullon me të vetëm Edvin dhe Emil Shullazi, rektorin aktual Dhori Kulen, dhe i kanë kërkuar me kërcënim që të heq cdo mbështetje Konit, nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq”- tha Berisha. Por në një reagim pas kësaj deklarate,
Akademiku Koni ka dalë me një deklaratë ku thotë se "Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës" pa dhënë më tej komente rreth deklaratës së Berishës.

Comments

Submitted by Profi (not verified) on

E vetmja gje qe ja mbyll gojen eshte burgu, per vrasjet qe ka kryer dhe vjedhjet e bera, ne bashkepunim me djalin dhe vajzen.
Sali Berisha, i lutet zotit cdo dite, qe ta vrasin, mbasi don qe te mbetet legjende.
Burgu, ate e poshteron.
Sidomos, kur t'i arrestohen te dy femijet.
Atije, po i rezervohet vetem burgu.
Rrofte amerika.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.