Presidencialet në Francë: Edhe tri javë deri në ditën e votimit

Kandidatët presidencialë në Francë kanë dhe tri javë në dispozicion për të kandisur zgjedhësit që ta hedhin votën në favor të tyre. Përqindjet e Sarkozy-së e Hollande-it në raundin e parë parashikohet të jenë të afërta, por sondazhet i japin socialistit fitoren në raundin e dytë (në fakt, në të gjitha vendet e Eurozonës që kanë patur zgjedhje pas fillimit të krizës, fitorja ka shkuar për opozitën).
Ku dallojnë këta dy kandidatë në planin programor? Sipas së përjavshmes The Economist, Sarkozy-ja ka marrë një qëndrim shumë nacionalist, kërcënon me braktisjen e pasaportës Schengen, është ngritur kundër emigracionit, madje dhe kundër biznesit të dyqaneve Hallall. Ndërsa kandidati Hollande, si socialist që është (shumë socialist, madje), premton zgjerimin e gjësë publike, të administratës, të shtetit, është zotuar të krijojë 60 mijë vende të reja pune për mësuesit, të ulë moshën e pensionit (që u ngrit nga Sarkozy-ja), t’i shtrydhë mirë pasanikët (për të cilët ka thënë para ca kohësh se i urren), dhe për këtë do ta ngrejë deri në 75% taksën mbi të ardhurat e tyre.
Kandidatja e tretë, Marine Le Pen do të jetë e fortë në raundin e parë, sidomos tani pas ngjarjes në Tuluzë, por nuk ka gjasa që të arrijë në raundin e dytë.
Re.Pu.
Comments
Keni harruar kometen Zhak
<p>Keni harruar kometen Zhak Melenshon, yllin ne ngjitje te se majtes se vertete franceze. Perballe tij Hollande duket si teper i qendres. Dhe ky eshte i treti ne gare, para Marin Le Pen-it.</p>
Jean-Luc Mélenchon (Zhon-Lyk
<p>Jean-Luc Mélenchon (Zhon-Lyk Meloncho)</p>
Kandidati qe perfaqeson
<p>Kandidati qe perfaqeson partite e ekstremit te majte, Jean-Luc Melenchon, nuk eshte shume larg Le Pen-it ne sondazhe. Jane votat e radikaleve te majte dhe te gjelberve qe do t'i japin fitoren Hollande ne raundin e dyte. Centristet e Bayrou-se do votojne ca majtas ca djathtas duke anuar me shume nga Sarkozy. </p>
Add new comment