Bernd Fischer: Berisha e Nano, si Enver Hoxha

Postuar në 29 Mars, 2012 11:10

Historiani amerikan Bernd Fischer ka lëshuar akuza te ashpra ndaj një lidershipi shqiptar, si politikane qe nuk janë shkëputur nga trashëgimia e diktatorit Enver Hoxha. Gjate një konference shkencore, ndersa ka analizuar 100 vitet e shtetit shqiptar, historiani Fischer ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha ka trashëguar një pjese te politikes se Enver Hoxhës veçanërisht ne lidhje me drejtimin autoritar dhe presionin mbi institucionet e pavarura. “Ne disa fusha te rëndësishme ndikimi i Enver Hoxhës mbeti i forte tek njerëzit qe e pasuan ne krye te shtetit. Sali Berisha dhe shume nga elita e Tiranes ne vitet ‘90 kishin fryme autoritare, ishin jotolerante dhe përjashtonin kompromisin dhe negociatat për te cilat Shqipëria kishte nevoje ne mënyrë qe te forconte demokracinë. Sali Berisha e përdori PD si një vegël për te forcuar pushtetin personal dhe ashtu si Enver Hoxha nuk lejoi debatin e brendshëm dhe sulmoi ashpër kundërshtarët pavarësisht kostos për demokracinë. Ne vitin 2005 kur u rikthye ne pushtet pati disa arritje te rëndësishme si hyrja ne NATO dhe liberalizimi i vizave, por serish trashëgimia e Enver Hoxhës mbetej pasi shumica e energjive te Berishës iu dedikuan kontrollit te gjyqësorit, Prokurorisë dhe pushtetit vendor,” u shpreh Fischer Te njëjtat kritika ai rezervoi edhe për ish-kryeministrin Fatos Nano. “Nano ashtu si Berisha dhe Enver Hoxha u be dogmatik, konfrontues dhe shtypi debatin brenda partisë se tij. Nano si Berisha minoi pavarësinë e gjyqësorit dhe shërbimit civil,” tha ai. Fischer tërhoqi vëmendjen për mungesën e demokracisë ne partitë politike shqiptare, duke theksuar se e ardhmja e vendit do te jete ne duart e lidershipit te ri tek i cili ndikimi i diktaturës komuniste do te jete me i vogël.

Vizionplus.tv

Comments

Submitted by Dorela (not verified) on

<p>Sa mire e ka thene,, ne hapat e Enverit kane ecur te dy.. Jane nxenesit shembullore te Enver Hoxhes. Po te ish gjalle do ish krenar per Pjellat e tij.</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Pra akuza ndaj Nanos eshte se mbylli debatin brenda partise se tij, ndersa njeriu qe e ktheu ne nje kopje identike te PD-se, Rama, nuk permendet fare????</p>

Submitted by reformer (not verified) on

<p>Ishte nevoja te vinte Bernd Fisher te na e thoshte? Por gomari nuk merr vesht me fjale, sidoqofte.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.