Zerva, çami që bashkëpunoi me nazistët(përditësuar)
“Tema” citon sot autorin Aurel Plasari që të ketë “replikuar” me sfidat morale që lëshon herë pas here me zë të lartë kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Plasari merr shkas nga deklarimet e Idrizit, i cili i kërkonte ministrit të Jashtëm, Bushati, që të sfidonte homologun grek me faktin se asnjë çam nuk ka bashkëpunuar me nazistët gjatë luftës së Dytë. Mirëpo Plasari mendon që të ndajë me opinionin shqiptar një të vërtetë që politika preferon ta fshehë. Thotë studiuesi në fjalë:
“Në duar të kujt ka rënë “çështja çame” dhe Kuvendi i Shqipërisë. Gjithë kapadaillëk tipik për injorantët deputeti, njëherësh krye i PDIU-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, e paskësh sfiduar ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme me fjalinë bombë kalamajsh: “I thuaj Nikos Kotzias që të gjejë një fotografi të vetme të ndonjë çami me ndonjë nazist dhe unë po të them se do t’i jap foton e Napolon Zervës me nazistët”! Shkurt fjala: bast për një “foto të një çami me nazistët” përkundër një “fotoje të Zervës me nazistët”. Por si i bëhet që një çam është pikërisht krimineli Napoleon Zerva, madje suliot i pastër? (Alexandros L. Zaousēs, Hetairia Meletēs Hellēnikēs Historias. Οι δύο όχθες, 1939-1945: μία προσπάθεια για εθνική συμφιλίωση, Ekdoseis Papazēsē, 1987, f. 110).
Pra: një foto e Zervës me nazistët është pikërisht një foto e një çami me nazistët.
Quod erat demonstrandum: Çka duhej vërtetuar”, shkruan Plasari(http://www.gazetatema.net/web/2016/04/08/plasari-replikon-me-shpetim-idr...). Edhe këtu e njëjta gjë: https://en.m.wikipedia.org/wiki/Napoleon_Zervas.
E "çuditshmja" është se Idrizi, një njeri nga ata me të cilët politika jonë është dëng, pa dallim feje, krahine apo ideje, ndan tjetër qëndrim, “kësaj radhe si i djathtë(!!!)për bashkëpunëtorët që Shqipëria pati me nazistët. Këta janë të mirë dhe patriotë, sepse sipas nje teze e bënë këtë ngaqë donin Shqipërinë etnike. Nuk po hyjmë këtu në shtjellimin e një teze të tillë, pasi vlerësimi i situatave historike nuk bëhet nisur vetëm nga qëllimi, por fakti se artificialiteti i “ideologjive” ku kanë gjetur strehë një skotë nacionalistësh verbalë, është i tillë sa prodhon situata absurde si këto ku “çamët nuk kanë bashkëpunuar me nazistët”, ndaj “mbyllja gojën qenit grek”, kurse kur këtej kufirit ka bashkëpunim, ai është përherë në të mirë të idealizmës nacionaliste. Fundi i këtyre pallavrave me siguri do të ishte heqja dorë nga historia bardh e zi, thënia e të vërtetave dhe kërkimi pa komplekse i të drejtave.
***
Filloi me atë që Plasari e quajti kapardisje. Shpëtim Idrizi, iu drejtua ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, me një sfidë ndaj ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias, që të gjente qoftë edhe një shqiptar çam që ka bashkëpunuar me nazistët. Plasari shkoi e gjeti Napoleon Zervën, i cili është safi shqiptar, ndonëse ka ndonjë që përdor si metër shqiptare njohjen e “Tumankuqes”. Përtej këtij argumenti komik, Idrizi ka preferuar të replikojë me Plasarin duke thënë ndër të tjera:
“Është mjerim i madh intelektual dhe njerëzor, është frustrim prej defiçitit të protagonizmit ajo që pashë në deklarimin e Aurel Plasarit. Nuk dua të besoj se ai s’ka kuptuar gjuhën time politike, metaforat e mia ndaj ministrit të jashtëm Bushati. Napolon Zerva mund të jetë me origjinë shqiptare, por renegatët, kombmohuesit, gjakprishurit, që bëhen ekzekutorë të genocidit janë më grekë se grekët, më shovinistë. Historiani i djathtë me sa duket në këtë rast krejt miop, Aurel Plasari, me gjithë respektin për studimet e tij s’ka folur kurrë për Çështjen Çame. Profesori i nderuar u kujtua pikërisht sot të reagojë e me referenca greke të bëjë historianin e Greqisë dhe të më sfidojë ai në vend te kolegëve të tij Athinës...”.
Pra u gjet edhe një shqiptar i vetëm që paska bashkëpunuar me nazistët, edhe pse ky ishte gjakprishur, kombmohues etj., shpikje dhe alibi që i kemi shumë të kollajta, sa herë duam të lajmë vetëm rolin e viktimës.
Comments
Shpetim Idrizi, eshte nje
Shpetim Idrizi, eshte nje kapo bretkoce, ose i thene ndryshe nje BRETK, te cilet fryhen e fryhen, deri sa pelcasin. E kane si natyre biologjike.
Kjo sa per etike.
Jashte etike, Shpetim Idrizi, eshte pordhe me rigon.
Dhe kaq.
Pse nuk botoni Arben Llallen?
O respublica! pse nuk botoni pergjigjen e Arben Llalles ne lidhje me shkrimin e Plasarit?
Zoteri, po ke dicka pwr te
Zoteri, po ke dicka pwr te thene per temen, jepi sa te kesh fuqi. Se cfare publikojme kete e vendosim vete.
Mbi Napolon Zerven
Para se te gjykojme mbi Napolon Zerven duhen thene disa te verteta mbi luften per pavarsine e Greqise, e cila filloi si lufte clirimtare per pavarsi nga Turqia dhe me vone perfundoi si lufte "fetare" per pastrimin e Greqise nga mbeturinat te perandorise osmane dhe per kthimin e te gjithe qytetareve te Greqise ne fene ortodokse. Ata qe kishin nderruar fene dhe ishin bere myslimane duhet te ktheheshin perseri ne ortodokse ose ndryshe duhet te largoheshin nga Greqia. Kujtojme marreveshjen ndermjet Greqise dhe Turqise per shkembimin e popullsive te tyre. Te gjithe ortodoksit e Turqise erdhen ne Greqi dhe anasjelltas te gjithe myslimanet e Greqise shkuan ne Turqi.
Persa i perket popullsise shqipetare te krahines se Camerise ajo ishte e ndare ne ortodokse dhe myslimane. Shqiptaret myslimane nuk pranuan te shkojne ne Turqi dhe nuk pranuan as te konvertoheshin ne ortodokse dhe ketu kane filluar vuajtjet e popullsise shqipetare te camerise ( shqiptaret ortodokse nuk paten asnje lloj problemi).
Ne kuadrin e largimit ose te konvertimit me dhune te popullsise Shqiptare myslimane ne rradhet e policise dhe ushtrise Greke kishte dhe Shqiptare ortodokse, ndermjet te cileve ishte dhe me i dalluari Napolon Zerva.
Pra duhen thene disa te verteta ashtu sic jane, qe ishte konflikt ndermjet Shqiptareve ortodokse te inkuadruar ne institucionet Greke dhe Shqiptareve myslimane te pa inkuadruar dhe te destinuar per tu larguar nga Greqia.
Lidhur me debatin Idrizi -
Lidhur me debatin Idrizi - Plasari duket qarte qe Plasari e vendos veten ne rrolin e shejtan- budallait. Kur historianet apo politikanet greke flasin per bashkpunim te cameve me gjermanet eshte e qarte qe behet fjale per camet mysliman te cilet u masakruan dhe ata qe shpetuan gjalle u detyruan te zhvendosen ne Shqiperi . Te njejtes kategori i referohet dhe Idrizi kur sfidon ministrin e jashtem grek.
Add new comment