Erotizimi i hapësirës publike nga gratë
Sapo dielli ngroh ajrin, çlirohemi nga rrobat. Palltot dhe xhaketat dimërore i hedhim gëzueshëm mënjanë. Ky akt nuk është thjesht një ndërrim puplash. Ngrohtësia e ajrit pranveror na jep mundësinë të shfaqim çfarë kemi fshehur gjatë dimrit. Sidomos gratë e vajzat, të cilat joshin me dekoltetë dhe streçet e tejdukshme. Me fustanet e tyre, që më shumë zbulojnë se mbulojnë. Me lloj-lloj tekstilesh fine që theksojnë mrekullisht kofshët dhe vithet e tyre. I gjithë ajri pranveror kthehet kështu në një spektakël të vërtetë formash e ngjyrash femërore. Një festë e jashtëzakonshme për shqisat njerëzore. Sidomos për sytë e mashkullit. E njëkohësisht, bashkë me këtë larmi ngacmimesh, një farë presioni ndihet në ajër. Një lloj tensioni, i cili shpeshherë e prish festën me diskutimet që nxit në publik në lidhje me pasojat e një veshjeje të tillë.
T’i marrim gjërat me radhë. Zakonisht burrat qortohen publikisht sepse duke i lakmuar gratë për shkak të veshjes së tyre provokuese (në gjykimin e tyre), i reduktojnë ata në objekte qejfi seksual. Unë them se ekuacioni është ndryshe: Mos janë vetë gratë dhe vajzat, të cilat me veshjen e tyre, dekolte, minifunde, fustane të hapura anash, para e prapa, streçe të tejdukshme, e erotizojnë hapësirën publike? Mos janë vetë gratë dhe vajzat, të cilat, me veshjet e tyre, seksualizojnë veten dhe hapësirën publike, pa pasur aspak si qëllim që me këtë apo me atë veshje të eksitojnë burrat?
Le të flasim hapur. Instinkti seksual ekziston. Ekziston si fakt dhe jo si konstrukt social. Njerëzit reagojnë ndaj sinjaleve erotike dhe ky reagim është jashtë kontrollit të vullnetit të tij. Njeriu zotëron vullnetin e lirë për të vendosur të mos e kthejë në veprim reaksionin e tij ndaj erotizimit. Kjo prodhon tension, në ato raste kur kënaqja e instikteve nuk lejohet. Si rregull, ky tension është i përhershëm dhe, si rregull, çdo mashkull i rritur duhet të mësohet ta menaxhojë në mënyrë të shëndetshme këtë tension. Çështja është nëse është e përshtatshme që ky tension të ngacmohet akoma më tepër përmes një veshjeje, e cila më shumë zbulon se mbulon, përmes një mode, e cila provokon sipas dialektikës “zbulo duke mbuluar”. Jam i bindur se në momentin që po e artikuloj këtë pyetje, reagimi femëror është i llojit “ah burrat! Mendjen e kanë të gjykojnë veshjet e grave dhe t’u fishkëllejnë nga pas me komente vulgare”! E pranoj që nuk është edhe aq elegante t’u fishkëllesh grave nga pas, porse duhet pranuar që edhe gratë luajnë nje lojë paksa naive ose dinake. Nga njëra anë nxjerrin në pah dhe theksojnë me gjithë talentin e tyre të gjitha format e bekuara që u ka falur Natyra, nga njëra anë e ndiejnë fort mirë reaksionin që shkaktojnë te meshkujt, por nga ana tjetër kjo nuk i pengon ta kërkojnë dhe ta pretendojnë me forcë vetëkontrollin mashkullor. Dhe, nëse burri nuk arrin të vetëkontrollohet por e lëshon shikimin e tij paksa më gjatë seç duhet te dekolteja e kalimtares apo vithet e koleges, atëherë ai është “ai burri si gjithë burrat e tjerë”, banal dhe vulgar, që kërkon te femra vetëm “atë gjënë”, ai burri që, si të gjithë burrat, e redukton gruan në objekt seksual.
Zakonisht në kësi rastesh hidhen jo rrallë në sulm feministet, të cilat i kërkojnë shoqërisë t’ia heqë qafe këta burra të bezdisshëm, t’i ndihmojë ata të mbrohen prej shikimeve dhe komenteve mashkullore të patakta. Sepse konsiderohet seksizëm kur burri i tregon gruas se ai pëlqen ato format që ajo ia ka nxjerrë para syve me veshjen e saj. Sepse fundja çdo grua vishet siç ia pret mendja, thjesht e vetëm për qejf të vet. Sepse fundja çdo grua ndjek modën, sepse ashtu ndihet më mirë, më rehat me veten etj. etj. Por a është e vërtetë që njeriu në këtë shoqëri vishet e mbathet thjesht dhe vetëm për qejf të vet? Sigurisht që jo! Veshja nuk është kurrë një akt neutral. Dhe gratë gabojnë shumë kur mundohen t’ia mbushin mendjen vetes se ato vishen thjesht për qejf të vet, duke besuar me gjithë mend te pafajësia dhe neutraliteti i veshjes së tyre. Dhe gabojnë gjithashtu kur flasin me përbuzje për faktin se meshkujt janë qenie që drejtohen thjesht nga instinkti seksual. E mira do ishte të mendonin se instikti seksual nuk mund të eliminohet nga kjo jetë dhe se të gjithë ne, burra e gra, jemi qenie që përkufizohemi edhe përmes këtij instinkti, edhe pse na e ka qejfi ta quajmë veten si krijesa racionale apo produkte të një kulture sublime me “K” të madhe.
Veshja erotike nuk është e pafajshme apo neutrale. Gratë le të mendohen paksa se çfarë mesazhi duan të japin kur i veshin dhe ta kenë parasysh se çfarë reaksioni shkaktojnë përmes saj. Të jenë të vetëdijshme për ngarkesën erotike që shpërndajnë në ajër dhe tensionin e mundshëm psikologjik mashkullor.
"Mapo"
Comments
Komentet e z. Bakalli mua me
Komentet e z. Bakalli mua me pelqejne gjithnje e me shume cka e bejne ate komentatorin tim te preferuar. Koment/artikulli me siper nuk eshte fare politikisht korrekt, por shpesh realiteti nuk futet dot ne kornizen e politikisht korrektes...
Mos vjen nga ndonje bote
Mos vjen nga ndonje bote irreale ky birbua ?
A e di ky zoteria qe ne jemi akoma nje shoqeri si ne mesjete ?
Eshte shume virtual per Shqiperine.
Nuk e kpton njeri ketu tek ne. Keto mendime, jane per ne mesin e Europes, Amerike, Kanada, Japoni. Ne vend tjeter, do te dukej budalla, si ketu tek ne.
Kaq.
shkrim i rrezikshem
Jam i sigurt se ky shkrim ka te beje me tundimin,qe nuk eshte permendur hapur dhe sipas autorit e mundon aq shume gjithe boten ,sa ajo sot jeton ne nje traume vetpermbajtje qe shkakon vuajtje te medha ose si e thote autori tension.I SHKRETI BURRE, PO E TORTUROJNE GRATE!
Edhe per pak duket sikur nuk jemi ne Tirane por ne rruget e Kelnit, ku disa siriane dhe afgane te ardhur nga bota e larget e Azise se mesme, nuk iu perbajten tensionit qe mund te shkaktojne grate gjermane,vecanerisht ne raste festash kur njeriu eshte mesuar te shfaqet edhe me i clirshem. Duhet edhe nje gradiacion me lart qe Gilman Bakalli, qe ne mos gabohem ka qene edhe deputet i PD,te propozoje percen e sheriatit.Nga ana tjeter ka qene shume i sinqerte per shqetesimin e tij, por duhet te zgjidhte nje gazete tjeter per ta shprehur .Gabimi i rende i tij eshte se nuk predikon atje ku i takon vendi per kete shqetesim, ,sepse bota eshte e mencuar i ka rregulluar te gjitha.
Sa per keshillat si duhet te vishen grate te marre shembellin e gruas sime, qe shfrytezon revistat ku cdo femer kupton me mire si vishet ne mengjez dhe si ne mbremje.Gruaja ime mbrohet me traditen e veshjes plot sensualitet dhe elegance te kostumeve tradicionale arbereshe. POR ESHTE AJO QE VENDOS SE CFARE DO TE VESHE DHE JO UNE, AS BAKALLI.Njw shkrim i tille plot seriozitet qesharak mund te behet i rrezikshem per shqiptaret .Me mire te degjonim ndonje stilist mode se sa Gilman Bakallin qe po tradheton hapur veten e tij, ne sojin e fanatizmit idiot. Nuk po permbahet nga tundimet dhe ne duhet te ndryshojme boten !
Mbase mund te kete nje menyre
Mbase mund te kete nje menyre tjeter, me pak te ashper per te diskutuar shkrimin e z. Bakalli. Une e mirkuptoj reagimin e disa diskutuesve me siper, por nuk mendoj se z. Bakalli po mbron dhunen dhe ngacmimin seksual ndaj femrave qe mbajne veshje provokuese. Dhe mendoj se te kritikohet ai si fanatik anti-feminist eshte mbase pak e ekzagjeruar.
Nga pikpamja ime e shoh diskutimin e tij ne prizmin e diskutimit me te gjere qe behet per erotizimin dhe shnderrimin ne objekt te femres. Ky diskutim zhvillohet ne tere boten dhe ka vend te behet edhe tek ne ne Shqiperi, nuk ka asgje te keqe. Dhe shpesh ne kete diskutim degjohet shpesh te thuhet se nje shoqeri maskiliste po i "objekt-izon" femrat duke i paraqitur ato si qenie erotike. Ky diskutim pa dyshim ka merita; por ka edhe ndonje te mete, qe sic interpretoj une shkrimin e z. Bakalli, nuk jane thjesht meshkujt qe luajne lojen maskiliste, por edhe shume femra, jane pjesemarrese jo fort naive ne kete loje. Dmth, nuk eshte se duhen fajesuar meshkujt per erotizimin e shoqerise.
Ne pikpamjen time ky diskutim nuk ka te beje me ndonje sugjerim qe femrat te veshin burqa, nuk mund te them se femrat e veshura holle mua nuk me pelqejne (sic i pelqejne edhe z. Bakalli me siguri) dhe as se dhuna apo ngacmimi i tyre behen te tolerueshme nga fakti qe shoqeria po behet me liberale ne kete drejtim. Barazia dhe integriteti moral dhe fizik i femres (si edhe ai i mashkullit) nuk jane aspak objekt diskutimi.
Desha te di edhe mendimin tuaj per kete ceshtje.
Add new comment