veshja
Video/Burgu i rrobave në Iran
Prej disa ditësh ka qarkulluar në mediat sociale video e një studenteje iraniane e cila ka dalë me të brendshme në mjediset e universitetit në Teheran. Po kështu ajo ka lëshuar edhe flokët duke ecur lirshëm në një vend ku ka rregulla kufizuese për veshjen.
Veshja, shprehje e dinjitetit njerëzor
Veshja, së bashku me ushqimin dhe strehimin, është një aksesor i domosdoshëm për ekzistencën bazike të jetës së trupit tonë, ashtu siç thuhet: “Në qoftë se ke të hash e të vishesh, të mjafton”. Ajo e mbron trupin nga agjentët natyralë, si: lagështira, të ftohtët, të nxehtët. Përvoja njerëzore në shekuj ka përcaktuar edhe garderobën që i përshtatet çdo klime në hapësira të ndryshme gjeografike të globit, prandaj kemi një gamë të pafund stilesh dhe formash veshjeje.
Rroba të reja, Kryeministër i vjetër
Antikonformist dhe ndryshe. Dy truke në lojën e imazhit që e ndihmuan shumë Edi Ramën të bënte karrierë politike në Shqipëri. Madje dikur, të ushqente për shumëkënd edhe iluzionin e europianit të vetëm në skenën politike shqiptare. Edi Rama dhe imazhi, marketingu, “improvizimi”, të gjitha fragmente të harruara të një politike që autosugjeron për veten vetëm Prologun apo ngjitjen.
Erotizimi i hapësirës publike nga gratë
Sapo dielli ngroh ajrin, çlirohemi nga rrobat. Palltot dhe xhaketat dimërore i hedhim gëzueshëm mënjanë. Ky akt nuk është thjesht një ndërrim puplash. Ngrohtësia e ajrit pranveror na jep mundësinë të shfaqim çfarë kemi fshehur gjatë dimrit. Sidomos gratë e vajzat, të cilat joshin me dekoltetë dhe streçet e tejdukshme. Me fustanet e tyre, që më shumë zbulojnë se mbulojnë. Me lloj-lloj tekstilesh fine që theksojnë mrekullisht kofshët dhe vithet e tyre. I gjithë ajri pranveror kthehet kështu në një spektakël të vërtetë formash e ngjyrash femërore.
Linja Francë-Iran, debate për veshjen e stafit të kompanisë “Air France”. Teherani kërkon shami për femrat
Me pantallona, xhaketë të gjatë deri në gjunjtë dhe shami. Irani bëhet sërish lajm me kërkesat për sjelljen e femrave dhe veshjen e tyre. Kësaj radhe kërkesa i shkon “Air France” dhe pikërisht për stafin e kompanisë, përfshirë stjuardesat. Në këtë çështje kanë lindur polemika, pasi stafi nuk ka ndërmend që të veshë një uniformë të imponuar nga Irani, me të cilin Franca rivendos lidhjen ajrore civile pas 8 muajsh. "Nuk duam polemika, nuk na takon ne të japim një gjykim mbi shaminë në Iran.
Tarkhan, rroba e endur më e vjetër në botë
Kjo bluzë(?) është veshja e endur më e vjetër në botë që njihet. 5500-5100 vjet e vjetër, ajo është quajtur “Tarkhan” dhe është gjetur në varr në Egjipt. E endur nga fibra bimësh, apo lëkurë kafshësh, ajo i ka mbijetuar kohës.
“Jemi njerëz të zakonshëm. Nuk kemi pse quhemi kaubojs përditë”
Eduart Ndocaj është vënë në vëmendje maksimale mediatike si rrallë herë për ndonjë deputet. Arsyet janë pamja e tij, sidomos kapelja që e bën të duket i veçantë në aradhën lukosze të vendimmarrësve shqiptarë. Sot, në një intervistë për “Panorama”, e shoqaj, Valentina bën një apel për të gjithë: “Na pëlqen t’i përshtatemi ambientit dhe argëtohemi maksimalisht kudo që të jemi. Kapelet e para kaubojs besoj i kemi vënë në Amerikën Latine kur kemi qenë me pushime.