Video/Burgu i rrobave në Iran

Postuar në 04 Nëntor, 2024 18:11

Prej disa ditësh ka qarkulluar në mediat sociale video e një studenteje iraniane e cila ka dalë me të brendshme në mjediset e universitetit në Teheran. Po kështu ajo ka lëshuar edhe flokët duke ecur lirshëm në një vend ku ka rregulla kufizuese për veshjen.

Ajo është arrestuar nën akuzën se ka shkelur kodin e veshjes së Universitetit Islamik Azad në Teheran. Autoritetet kanë deklaruar se ajo ka probleme të shëndetit mendor, por nisur nga protestat e vitit 2022 si pasojë e vdekjes së Mahsa Aminit, 22 vjeçare, që për të njëjtin shkak vdiq në duart e policisë iraniane, episodi ka tërhequr vëmendje.

Në fakt cilado qoftë rrethana e tij, gjesti i vajzës iraniane përfaqëson një akt rebelimi që nuk mund të injorohet. Mbulimi i femrës nën masat shtrënguese të një besimi fetar është tërësisht jashtë kohe dhe vendi, aq më tepër që feja aplikon legjislacionin dhe kodet mbi BESIMTARË të një Zoti, jo fanatikë të një tradite.

Ky është një turp për Iranin, një shtet që drejton një komb të madh dhe me kontribute të paçmuara jo vetëm në qytetërimin e njeriut, por edhe në emancipimin e tij. Më poshtë sjellim një video-animim të ngjarjes që jep simbolikisht shumë mirë kontrastin mes zhveshjes si liri dhe veshjes si burg. Të vihet re se zhveshja e studentes nuk ka asgjë të ekzagjeruar, sjellja e saj asgjë vulgare.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.