PS nuk bën pa referendumin, Basha nuk bën pa ndërkombëtarët

Postuar në 02 Prill, 2016 14:36

Në një takim me të rinjtë socialistë ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri i bëri thirrje anëtarësisë për pjesëmarrje masive në referendumin e 9 Prillit, duke folur për një vetidije të lartë demokratike që e çon partinë në këtë referendum. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri nuk harroi t’i kthejë edhe një përgjigje opozitës për qëndrimin që ajo ka mbajtur pas ftesës së Ramës për Bashën. Ai tha se  është opozita që refuzon dialogun duke bllokuar reformën në drejtësi. Më herët ryetari i opozitës, Lulzim Basha tha nga Shkodra se opozita është  vendosur të mos tërhiqet nga kërkesa për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit si parakusht për të votuar reformën në drejtësi. Basha iu përgjigj edhe kërkesës së Ramës për një tryezë pa ndërkombëtarët, duke deklaruar se ndihma e tyre është e domosdoshme.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Basha, duke mos e ndjere vehten kryetar partie, mbasi e di mire se kush eshte ne te vertete, kerkon ne tryeze nderkombetaret.
Basha nuk mund te rrije pa biberon ne goje.
Akoma nuk eshte bere si BENI ECEN VETE.
Eshte me pelena kalamesh neper kembe.
Akoma ka qejfe t'i thone hajde puci, puci, puci, hajde tek mami, dhe t'i fusin biberonin ne goje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.