Telenovela ALUIZNI, lobingu për katapultuar Kollozin

Postuar në 27 Mars, 2012 07:43

Telenovela me shumë seri e ALUIZNI-t mori fund dje me shkarkimin e Shaban Memisë . Pasi e kishte bërë “baltë” me procesin e legalizimeve (me më pak se 5 për qind të dosjeve të përfunduara), fillimisht ndaj tij u nis me një audit të dërguar nga qeveria për të kontrolluar këtë institucion, pas të cilit erdhi edhe dorëheqja (apo kërkimi i dorëheqjes nga Berisha) e Memisë. Në një kohë kur të gjithë e dinin të dorëhequr, Memia vazhdonte funksionin e tij deri në ditën e djeshme kur Berisha vendosi ta zëvendësojë me Ardian Kollozin, i cili ishte pa asnjë post pas humbjes përballë Shpëtim Gjikës për Bashkinë e Vlorës. Sëfundmi, KLSH e drejtuar nga Bujar Leskaj, nxorri në media (gjasme spontanisht dhe si rrallë ndonjëherë) një raport kontrolli tek ky institucion duke nxirë edhe më tepër Meminë, por edhe vartës të tij për punë të dobët e korrupsion, i shoqëruar edhe për 16 kallëzime penale.

E gjithë historia e shkarkimit të Memisë, por edhe lëvizjet ndonjëherë të çuditshme tek ALUIZNI mund të duken si një telenovelë me personazhe pozitiv apo negativ, që duan të kompromentojnë shefin apo anasjelltas.

Në redaksitë e mediave ndërkohë gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar e-emailet anonim, por edhe me emër nga vartës të Memisë, të cilët kërkonin të denonconin aferat që ai kishte kryer gjatë drejtimit të ALUIZNI-it sipas tyre duke ndryshuar destinacionin e godinës që legalizohet (nga biznes në shtëpi banimi, e cila ka tarifë shumë më të ulët) apo duke futur në proces legalizimi hapësira të konsiderueshme toke nëpërmjet dokumenteve false. Në emër të tij ekzistojnë edhe disa kallëzime nga vetë vartës të tij (dy, vetëm nga një person), kurse ankesat e dërguara po nga vartësit tek Kryeministri personalisht, nuk kanë të sosur.

Vendimi i Kryeministrit për të lëvizur kreun e ALUIZNI-it nga ai pozicion vjen ndaj një bashkëpunëtori të vjetër të tij, i cili nuk ka munguar asnjëherë aksioneve të Berishës (kujto protestat “Nano Ik”). Të ketë qenë ky një vendim i nxitur nga parimet “anti-korrupsion” të Kryeministrit apo nga ndonjë histori tjetër 

 

S.E.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

<p>&nbsp;Muçi merret me shkarkimin e njërit dhe emrimin&nbsp; e tjetrit, e nuk ka kohë t&#39;i hedhë një vështrim më në thellësi përmbajtjes së veprimtarisë së institucionit. Mashtimi i madh e ka emrin ALUIZN. Janë jo miliona, por miliarda lekë që taksapaguesi shqiptar ka dhënë për funksionimin e kësaj ngrehine idiote, e cila që nga koha e themelimit, kohë në të cilën kanë aplikuar rreth 300 mijë ndërtues informalë, numri i atyre që kanë marrë tapitë nga hipoteka, është i papërfishëm. As ja vlen ta zësh me gojë. Madje, shumica ka paguar dhe detyrimet. Ky është një turp i madh.</p>

Submitted by Ina-N (not verified) on

<p><strong>Dhe Shaban Tapia pas largimit deklaroi se &quot;tash e tutje do i dedikohet PD-se, do merret me fushaten elektorale&quot;.&nbsp; Opo keta jane te pacipe fare. </strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.