Ka mbetur më njeri që beson se kjo bëhet për një kënd lojërash?

Postuar në 28 Mars, 2016 15:58

Protesta e vazhdueshme te Parku i Liqenit dhe kundërpërgjigja policore po krijojnë dy llogore që luftojë për një kauzë që nuk po duket reale. Fjala është për një kënd lojërash për fëmijet, i cili në fakt, nisur nga pamjet i ka hapur rrugën hedhjes së betonit në një zonë të gjelbëruar, e fundit e mbetur disi e imunizuar nga ngjyra gri. Partia Demokratike ka dalë hapur në protestë duke angazhuar deputetë dhe përfaqësues të saj, në një përballje që e ka vendosur pushtetin në veprim përmes të vetmes alternativë që ka ditur të transmetojë këto 3 vite: arrogancës dhe përdorimit të aparatit represiv.

Paraprakisht duhet thënë se nëse problemin e shohim në raport me një vendim të Bashkisë së Tiranës, PD-ja ka disa të drejta:

Së pari në katër vjeçarin e drejtimit prej saj të kryeqytetit, shumë pak leje ndërtimi u dhanë nga Lulzm Basha. Krahasuar me periudhën përpara tij, ndërtimet në Tiranë thujase ndaluan.

Së dyti, kryeministri aktual, me anë të një vendimi në gusht të vitit 2014, ndaloi ndërtimet në disa zona të Shqipërisë, ku përfshihej edhe Kurora e Tiranës. Dhe e imponoi zbatimin e VKM-së, ndonëse ai i mbivendosej një ligji organik siç është ai për Pushtetin Vendor. Argumentimi për këtë VKM asokohe ishte se duhet ndaluar batërdia e ndërtimeve dhe shtimi i kosotove që vinin nga keqpërdorimi i lejeve. Mirëpo shumë shpejt kjo gjë ndryshoi dhe ndryshoi vetëm pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Gjatë fushatës elektorale, Erjon Veliaj, kryetari aktual i Bashkisë u pyet disa herë se a do të kishte ndërtime te Parku i Liqenit, nisur nga debati që lindi për projektin e Hyrjes në Park. Kushdo mund të kërkojë në internet dhe përgjigja e Veliajt ishte: “Nuk do të ketë më asnjë ndërtim te Liqeni. Pikë”. Koha po provon se kjo ishte një gënjeshtër. Tjetër punë nëse propozimi aktual për Këndin e Lojërave do të ishte bërë i njohur për qytetarët që në fushatë. Pasi, ndonëse pushteti i ka bezdi të drejtat e qytetarëve, ato janë të panegociueshme në një shoqëri që do të ruajë dhe zhvillojë perspektivën. Këtu vijmë te momenti i fundit, kur kërkesa e PD-së për referendum u rrëzua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që u hoqi qytetarëve të drejtën për të folur për një çështje kaq të ndjeshme. Nëse aty ndodh ndërtimi dhe hapet precedenti për betonizimin e mëtejshëm të Parkut, atëherë mbeten vetëm dy rrugë: ose do të ketë konfrontim, ose qytetarëve do t’u mbetet roli i vëzhguesit që do t’i duhet thjesht të përshtatet me realitetin. Deri në këtë pikë, aksioni i PD-së konvergon me interesin qytetar, njësoj si dikur aksioni i PS-së p.sh për votën pajtohej si shqetësim i përgjithshëm. Ajo që të bën të dyshosh është nëse vërtet për një kënd lojërash po bëhet e gjithë kjo zallamahi?

PD-ja nuk ka bërë deri më tani asnjë demarsh zyrtar për të sqaruar përfundimisht, në rrugë institucionale, nëse pas betonit të parë të Erjon Veliajt në mushkëritë e Tiranës, qëndrojnë apo jo projekte të tjera. Nëse po, ato duhen bërë publike në mënyrë që të gjithë të binden dhe të vlerësojnë se në këtë përballje, PD-ja po proteston realisht dhe nuk po negocion. Protesta e ka zgjeruar tanimë rrezen e ndikimit, ajo nuk kushtëzohet edhe aq shumë nga humori i opozitës, por është iluzion të shohësh sukses për momentin te një protestë që organizohet vetëm nga shoqëria civile.

Nëse kalojmë në krahun tjetër të barrikadës, te pushteti dhe Bashkia, kryetari i saj, ajo që konstatohet është flagranca. Ndërtimi nuk ka leje mjedisore, pra ai është material për prokurorinë. Ndërtimi i një këndi lojërash po kthehet në tezë populiste nga kryetari i Bashkisë, i cili ka fituar protagonizëm mediatik, por jo politik, këto kohët e fundit, jo përmes ndonjë pune, apo një serie projektesh të diskutueshme, por si Shkelës Ligji. Pas rasti të falsifikimit të firmës, Veliaj, me çështjen e Parkut të Liqenit, del mashtrues sepse mohoi ndërtimin e tij gjatë fushatës dhe shkelës, pasi ndërtimi nuk ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Nëse e shohim në tërësi përballjen, këndi i fëmijëve aty është sebepi që fsheh të tjera interesa. Kjo është e qartë qoftë edhe vetëm nga mënyra sesi kalohet nga VKM-ja bllokuese me merakun e ruajtjes së kurorës, te vendimi i përshpejtuar për të hedhur beton në buzë të ujit.

Ndërtime do të ketë pasi nuk mund të mohohet zhvillimi. Por një qytet nuk mund të ndahet në zona dhe në llokma sipas oreksit të pushtetit. Jo pa reagim të paktën. Rrëzimi i kërkesës për referendum nga KQZ-ja është një sinjal shumë më i rëndë sesa vetë akti i ndërtimit, pasi ai dëshmon, përmes alibive proceduriale, se pushteti në Shqipëri, cilidoqoftë ai, nuk e ka për gjë të fshijë dhe ndrydhë të drejtat e qytetarëve, vetëm që të përmbushë axhendat e veta. Kjo provon se lobimi po predominon në hierarkinë e sistemit, duke konfirmuar problemin e madh dhe serioz të raporteve të dyshimta biznes – politikë, por edhe faktin se në Shqipëri nuk ka ende një kulturë mininale demokratike, vetëvepruese dhe jo si koniunkturë e presionit ndërkombëtar.

 

 

Comments

Submitted by Skeci (not verified) on

Ka pas luajtur Luftar Paja, nje skec dikur, shkruajtur nga i madhi Pellumb Kulla, ku nje fshatari, i vjedhin lopen, dhe i mblidhet i gjithe fshati per ngushellim, dhe mbas shume e shume fjaleve, qe bashkefshataret e kritikonin te ziun fshatar per vjedhjen e lopes, ngrihet fshatari (Luftar Paja), dhe thote batuten e famshme : Dakort ore fajin te gjithe e paskam une, PO HAJDUTI NUK KA FAJ FARE ?
Keshtu edhe kjo qe po ben PD.
Eshte nje kauze, pa kauze.
Kerkojne sebep per sherr, per mos te miratuar reformen ne drejtesi.
Ne baze te ndonje skenari te Sali Berishes, prit kur te vritet ndonje nga PD, pe te patur aresye per te bere rremuje, per te permbysur situaten dh reforma ne drjtesi mos te behet dhe Saliu dhe shoke te shpetojne.
E vetmja alterntive qe i ka mbetur Saliut, eshte vrasje e ndonje si puna. Strazimirit, Nokes, Babasit, Palokes, apo ndonje Bogdani qe po kruhet keto kohe, dhe me kete rast, te filloje te permbyse qeverine me revolucion popullor, sic ka qejfe ta cilesoje pak si shume keto kohet e fundit.
Te shikojme, por nga PD, po vjen era mut.

Submitted by Shqiptar (not verified) on

Ekzakt.Madje Strazimiri eshte veteofruar te bjere Hero.Saliu i ka premtuar bust prej bronxi,te njejte si busti Azemit.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Po mer lal, po sipas skecit qe po sjell ti ketu, i bie qe hajduti te jete Erjonka, pra pyetja shtrohet, "Po Erjonka nuk ka faj fare ne kete mes?"

Submitted by maloku (not verified) on

Vetem injorantet nuk e kuptojne dhe maskarenjt e pohojne se keto " protesta " u bekan per nje kend lojerash. Keto jane lojerat e kriminelit Sali Berisha dhe Legenit te tij ne " krye " te PD-se Lulzim Basha. Meqenese e dine se jane totalisht te diskredituar si individe dhe si parti dhe nuk kane kurrfare gjasash te vijne ne pushtet as vitin tjeter, atehere duan te krijojne kaos dhe, pse jo, edhe viktima dhe ta na i shetisin pastaj neper Tirane si " viktima te diktatures ". Jo vetem kaq por kane edhe hallin e Reformes ne Drejtesi dhe duan te krijojne nje shkak apo pretekst per te lene parlamentin ne menyre qe te mos miratohet Reforma pasi kane frike se disa deputete te tyre do ta votojne reformen. Keta jane armiqt reale te Shqiperise. Jo pse jane kunder pushtetit aktual por sepse jane per dhune dhe kaos per aq kohe sa nuk jane ne pushtet dhe jane gati ta fundosin Shqiperine per hir te pushtetit te tyre dhe nga frika e ndeshkimit per ato qe kane bere me pare.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Mire mer mire, per reformen ne drejtesi behet e gjitha se tani ua dha argumentin ne darke Mero Baze juve, po ate lejen e ndertimit pse nuk e ben publik ai Lali Fiku?

Submitted by Beni (not verified) on

Sa ta kuptoj populli jone i trash se liqeni do mbushet me pallate do kete marre fund cdo gje

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.