Sokol Balla në Mapo: Pushteti don të fshehë lodhjen me fallxhoret, çingijet, avatarët e cheerleader-at e vet

Në një shkrim të vetin të publikuar në Mapon e sotme, Sokol Balla lë të kuptohet se Berisha kish shkuar tek Fevziu të enjten e shkuar thjesht sepse – thotë Balla – “donte (sa keq, amá, pa sukses) të zbehte daljen televizive paralele të Edi Ramës, të sapokthyer nga Amerika”. Në këtë shkrim, moderatori i programit Top Story përqesh tentativën e maxhorancës për të fshehur dështimet e sotme e për të festuar fitore të dikurshme me “çingije, cheerleader e avatarë”. Nuk kuptohet mirë se ç’ka pasur në mendje me ‘çingijet’, por kuptohet qartë se me termin avatar (në kuptimin ‘hije e Berishës”?) ka në mendje Lulzim Bashën, dhe me termin cheerleader (cheerleaders quhen vajzat e veshura me breçka e kanotiere, të cilat nxisin tifozët me format e hiret e tyre në ndeshjet e futbollit e basketbollit amerikan) ka në mendje Jozefina Topallin, të cilën Balla e ka parë ditën e tubimit që ‘sforcohej e tundej’ në tribunë. Por nuk i rrihet pa i futur një të pickuar të fortë moderatorit të programit Opinion, me të cilin hahet çdo të enjte për audiencë. “Fallxhorja e Berishës të enjten mbrëma”, e quan.
Re.Pu.
Comments
Ina-N, me rekomandimin e asj
<p>Ina-N, me rekomandimin e asj video, ke gjetur ilustrimin me perfekt te fjales "cheerleader".</p>
Mirë more Sokol, por kaluan
<p>Mirë more Sokol, por kaluan vite dhe bëmat, ngjarjet e ndodhitë alla - demokratike, mbetën pa emër. Cili mund të jetë fundi? A jeni në gjendje që ju, te cilet e keni kapur ate llogore dhe gjalle nuk e leshoni, te na tregoni se si mund te jete e ardhmja e shqiptareve ne kete rruge? Apo keni rene ne ca rroga te majme dhe i trajtoni problemet sipas interesit? Pse nuk e spjegoni se ne kete kapitalizem dhuratat ju behen te pasurve? Pse? A ju tregoni dot se humanizmi dhe karakteri social i ketij lloj kapitalizmi jane vetem fasade per te vijuar te pasurohen te pasurit, qofte edhe pa pasur asnje lloj merite? Pergjigjen e pres nga S. balla.</p>
Add new comment