Sporti Shqiptar nuk doli sot në treg: Gazetarët janë pushuar en bloc nga puna

Me siguri, lexuesve të gazetave sportive nuk u ka shpëtuar nga sytë fakti që Sporti Shqiptar nuk ishte sot në treg. Probleme me shtypshkrimin? Pengesa teknike? Ndonjë black out, që ka zgjatur më shumë se sa duhet? Jo, asgjë të kësaj natyre. Gazeta nuk ka dalë në treg, pasi nuk ka patur kush ta bëjë. Gazetarët janë pushuar që të gjithë nga puna brenda një dite. Më saktë, në një moment të vetëm. U ka ardhur njoftimi për shkarkimin nga puna, teksa ishin mbledhur për të protestuar kundër botuesit, ngaqë kishin muaj të tërë që s’merrnin rrogat. Burime të respublica-s thonë se nuk i merrnin rrogat qysh prej tetorit të vitit të shkuar. E prandaj kanë vendosur të bëjnë një grevë (duhet thënë se është nga të rrallat protesta gazetarësh kundër padronëve në Shqipëri). Por botuesi nuk e ka lënë këtë gjendje të zgjasë shumë. “Jeni të gjithë të pushuar nga puna”, ka qenë urdhëri që u ka ardhur, por nuk saktësohet nëse këtë urdhër e ka lëshuar Kokëdhima vetë, apo dikush tjetër në emër të tij. Nuk dihet, gjithashtu, nëse e përditshmja sportive Sporti Shqiptar, një nga më të lexuarat, do të shfaqet nesër në kioskat e shitjes së gazetave.
Re.Pu.
Comments
Eshte nje skandal per

Eshte nje skandal per gazeterine shqiptare dhe shpresoj qe unioni i gazetareve te prononcohet. Me siguri kete arsye do kete pasur edhe kryeredaktori i Shekullit, Thano, qe u largua befas dy, jave me pare.

si nuk e nxore nje lajm te

si nuk e nxore nje lajm te sakte mer burre i dheut, po asnje per be...

per ata qe duan te mesojne si eshte e verteta: Sporti Shqiptar nuk doli ne treg se gazetaret hyne ne greve pasi nuk kishin marre pagat. Ata nuk arriten dot nje marreveshje me Kokedhimat, Koco & Brixhilde, dhe me vetedije te plote nuk bene gazeten. Sot Koco Kokedhima i shkarkoi te gjithe nga puna dhe po kerkon nje kryeredaktor dhe staf te ri per sportin.

leri lajmet o muci se nuk jane per ty. tek komentet ben ndonje mashtrim dhe nuk te thote njeri gje, por tek lajmet turperohesh kur edhe nje gjysme fakti nuk e ke te sakte

me sa shoh une si lajmi jot

me sa shoh une si lajmi jot si i lajmi qe lexuam jane e njejta gje e flasin per te njejtat fakte,,u hodhen ne greve se nuk kane marre pagat dhe i pushuan nga puna,,,

Shkruaj në këtë faqe

Shkruaj në këtë faqe shoqërore sepse vetëm këtu mund t'i shërbesh shtypit të lirë, i cili, në formatin material, shfaqet haptas që nuk është i tillë. Tërë gazetat e tregut, posaçërisht të përditshmet informative, në përgjithësi janë të kufizuara në lirinë e dhënies e sidomos të komentit të lajmit. Gazetarët janë të detyruar të vetëcensurohen, në përputhje me politikën editoriale të botuesit. Askujt prej stafit informues të gazetës "Koha", nuk mund t'i shkojë ndërmend të japë një lajm i cili, me misionin e lartë qytetar të kontrollit të qeverisjes, të bëjë kritikën ndaj qeverisë, apo kryeministrit, sepse botuesi Frangaj zbaton parimin "shërbeji qeverisë të dalësh i fituar". Kokëdhima nuk bën ndryshim në aromën sociale që shpërndan.

Më vjen keq për këtë gazetë që mban emrin e më të vjetrës sportive në Shqipëri, pasuese e "Sportit Popullor", ish organ i BFSSH, që befas, në mënyrën më të pakupimtë, i falej vite më parë Koço Kokëdhimës, që s'përtoi ta turpërojë, duke e shndrruar në gazetë të "Apollonisë" së Fierit. Asnjë Union Gazetarësh, forume formale këto, nuk mund t'i mbrojë punonjësit e shtypit të shkruar, si dhe këta të "Sportit Shqiptar", një kolektiv ky mëse profesional, përpos se rreshtimi i opinionit, simotrve të shtypit të shkruar dhe gjykatës. Jo vetëm "Sporti Shqiptar", por dhe punonjësit e "Shekullit", janë prej një kohe të gjatë pa marrë pagat. Dhe të tjera gazeta vërtiten në këto situata financiare. Kjo është gjendja reale e gazetarve të mjerë. Kushdo mund t'i flakë në rrugë. Ata janë krejt të pambrojtur. Ligjet i mbrojnë, por shoqëria i ka braktisur. Kjo është e vërteta e të ashtuquajturës "Pushtet i katërt". Në Shqipëri tingëllon si tallje. Pushteti është i botuesve.

Shekulli ishte gazete e

Shekulli ishte gazete e shkelqyer. Qekur u shnderrua ne ate SH-n e shemtuar para ca muajsh, i hoqen gjithe lezetin. Tani aty gjen gjithcka pervec atyre qe presim nga Shekulli. Do isha sh kurioz te dija pse ka ikur kryeredaktori Adrian Thano prej aty, sic u njoftua disa dite me pare ne sajtin tuaj dhe ne gazeten Tema. Per fat te keq, ngjarje te tilla kaq te rendesishme per nje komunitet gazetaresh, nuk gjejne vend asgjekundi ne mediat shqiptare. As vete Shekulli nuk ka informuar per drejtuesin e vet prej nje dekade. Eshte vertet nje situate e habitshme, ky terr informativ, brenda atyre qe kane detyre te informojne. Tani vjen edhe ky lajm i cuditshem nga e njejta Shtepi Botuese. Ku mund te marrim me shume informacion?? Une kam patur kontakt personal me Adrianin dhe me Brixhiden, por cuditerisht nuk i pergjigjen emaileve te mia per kete rast. Me vjen vertet shume keq, jam shume e trishtuar, habitem pse shume njerez nuk e kuptojne cfare ngjarje e rende eshte vdekja ne heshtje e nje gazete te madhe. I lutem z.Mustafa qe se paku ketu, te gjejme me shume informacion mbi keto ngjarje, qe papergjegjshmeria publike e Shqiperise, nuk i mban shenim :(

ta jap une infon o

ta jap une infon o Migena

Kocua eshte bere paranojak dhe mjerisht po merr me vete ne humnere edhe Shekullin ku nuk jep rrogat prej muajsh dhe gjithmone gjen nje fajtor. (ne kete pike i ngjan shume Saliut)... Ne fillim thoshte qe nuk paguante rrogat se e sulmonte Berisha.... Pastaj thoshte nuk paguaj sepse me braktisi Rama... Se fundmi nxorri versionin e trete qe nuk paguante sepse ia kishte mare gazeten Thanua (ai qe iku)...

Ne fakt e shnderroi Shekullin ne SH qe te kthente pllaken pa e gjykuar njeri. Rastesi eshte qe gazeta ndryshoi menjehere pasi Edi Rama humbi edhe gjyqine fundit ne Apel? Kocua ka zbritur vete ne redaksi dhe eshte ulur ne vendin ku rrinte dikur kryeredaktori Thano, nje mbrojtes i flakte i Rames qe nuk e gelltiti kurre, ndryshimin e gazetes dhe zbutjen e politikes editoriale me Berishen. Mungesa e rroges pastaj, u vuri kapakun te gjitha halleve te Shekullit te shkrete. Tani eshte bere muti mullar dhe gazetaret nuk durojne dot me pa paguar, ka edhe gazetare si Prec Zogaj qe kane nga 10 muaj pa u paguar, pati nje greve, u zbulua dhe nje grup armiqesor me duket :)

Per te qeshur e per te qare.. Po kujt ti thuash?? Qeveria ferkon duart, opozita nuk do tja dije. Trishtim i madh

Bravo gazetarëve që patën

Bravo gazetarëve që patën kurajën dhe qytetarinë të dalin në grevë për të kërkuar rrogën e punës së tyre.

"Kapitalistët" shqiptarë veprojnë si të ishin feudalë pronarë të një tufe bujkrobërish dhe jo drejtues ndërmarrjesh, dhe ky është shembulli më i qartë për këtë. Njëlloj si feudalët, pasuria e tyre është e varur nga pushteti i "princit" të radhës, dmth i krahut politik në pushtet dhe të rrallë janë ata që kanë arritur të ndërtojnë ndërmarrje që i qëndrojnë rotacionit politik. Kur kanë favoret e princit, u duket vetja të gjithpushtetshëm e kur bie, ngelin rrugës.

Shpresoj se unioni i gazetarëve do të reagojë e do të tegojë se mbështet të drejtat e gazetarëve që nuk kanë sjellë rrogë në shtëpi nga disa muaj.

Fillimisht shpreh keqardhjen

Fillimisht shpreh keqardhjen per pushimin nga puna dhe mos marrjen e pagesave. Solidarizohem si qytetar, jo sepse jane gazetare, por si per te gjithe te punesuarit qe pushohen ne bllok dhe pa shlyer detyrimet financiare. Keto jane rrjedhoje te krizes politike dhe ekonomike qe po kalojme...

Sa per pronat e Kokedhimave, te tyret i kane le t'i bejne furriqe pulash o per veze e per glasa, pasi jane njerez qe jetojne ne ambiente pa pasqyra, pa e pare asnjehere veteveten qofte edhe per t'u 'rruar' ,por shohin vetem te tjeret me sy te zgurdulluar. Me pushtetet nuk ka kurre dashuri por vetem flirte, me popullin po , te do dhe te pasur- te do dhe fukara.

Per gazetaret: Le te bashkohen e te krijojne vet gazeta, sipas tendencave te tyre politike dhe do te jene te suksesshem e te admirueshem pasi nuk do te jene me 'kuklla' qe cdo levizje e bejne me duart e te tjereve.Per te drejtat ekonomike le t'i zgjidhin ne baze te kontratave me pronaret.

Per nostalgjiket e Shekullit do te mesohen edhe ata ashtu sic u mesuan me Koha Jone. Problemi nuk eshte titulli por editori. Dhe deri sot editori ka levizur sipas flugerit te pronareve.Dhe te tjera gazeta te printuara do te shkojne ne kete rrjedhe...C'eshte e verteta kemi dhe shume dhe per lume me gjithe ato faqe te mbushura me 'shkume' si ajo e kafes...

Mbase ka ardhur koha qe gazetaret 'gazetare' te meditojne paksa me seriozisht se pushteti i katert nuk eshte det qe shkohet vetem per te bere shurren...

Sa per info asnje gazetar nuk

Sa per info asnje gazetar nuk eshte pushuar nga puna, perpos greves se bere. Edhe kesaj radhe Mero Baze ia ka fut si "kau peles", pasi ai e nxori kete si lajm. Greva eshte bere, gazeta nuk doli, kjo per vonese pagash, por pushime nuk ka dhe neser gazeta eshte serish ne treg. Sa per union dhe shoqta gazetaresh ata as qe duan tia dine per gazetaret, por shikojne interesat e tyre duke shfrytezuar postin dhe ta shrytezojne ne te mirene tyre. Aleksader eshte emer i madh, por unionin te gazetareve u ka rene nje Aleksander 145 cm

ishalla mesojne gjithe te

ishalla mesojne gjithe te tjeret te "denoncojne" ata qe nuk paguajne, keqtrajntojne etj, qe ata qe do te vine ne te ardhmen mos te gezojne se shyqyr gjeten nje "palo une" ne Tirana e tu sherbejne e te genjehen edhe per pak leke te papaguara apo nje muaj paguar me vonese e jo me kontibute te papaguara apo vonese disa mujore !!!!!!!!!!!!!!!!!!

Add new comment