Rama jep shenja pajtimi me Blushin dhe sqaron rolin e "informatorit" Taulant Balla

Postuar në 08 Mars, 2016 10:24

Mediat kanë zbardhur sot një pjesë të debatit në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me tensionet e takimit të Elbasanit. Ndërhyrja e kryeministrit vlen për të kuptuar se Edi Rama është përpjekur të japë shenjat e një pajtimi me Blushin, ndërsa ka sqaruar edhe rolin e Taulant Ballës në këtë histori.

Ndërhyrja e Ramës:
Mund ta sqaroj unë atë që ka ndodhur në Elbasan. Incidenti ka ndodhur 20 minuta para se të mbërrija unë dhe të niste aktiviteti i Partisë Socialiste, ku u anëtarësuan 4 mijë të rinj dhe të reja. Kur unë kam hyrë në sallë, kam gjetur kolegun të ulur në rreshtin e parë, i kam dhënë dorën në sy të publikut duke dhënë dhe mesazhin që Ben Blushi, edhe pse ndan qëndrime ekstremisht të kundërta me ne, është pjesë e jona. Rreth 30 minuta para se të fillonte takimi, Taulant Balla më ka telefonuar dhe më ka thënë që Blushi ka dalë dhe ka deklaruar se do të vijë në takimin e Elbasanit dhe kërkon të marrë dhe fjalën. I kam kërkuar Taulantit që të kontaktojë me të dhe t’i thotë se do t’i jepet mundësia që të flasë në këtë takim.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.