Shinzo Aben e vranë, në Sri Lanka shqyejnë presidencën, i marrin edhe brekët kreut të shtetit

Postuar në 09 Korrik, 2022 21:27

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, njoftoi sot dorëheqjen disa orë pasi një turmë e acaruar njerëzish e përzuri atë nga rezidenca. 

Protestat ishin shprehje e një krize të zgjatur ekonomike të paprecedentë dhe turma e mbledhur në kryeqytetin Colombo kërkoi nga qeveria të marrë përgjegjësinë për keqmenaxhimin e financave kombëtare dhe situatën e keqe të furnizimit me ushqime dhe karburant. 

Turma shqeu dyert e presidencës, u fut nëpër dhoma; mediat raportuan njerëz që hidheshin në pishinë, të tjerë që qeshnin duke qëndruar në dhomat e pallatit, dikë madje që tundte një palë të brendshme për të cilat deklaronte se ishin të presidentit. 

Lideri ndërkohë kishte hipur në një anije dhe ishte larguar në një qytet në jug të kryeqytetit të vendit. Kryeministri Ranil Wickremesinghe, që pason në radhë pushtetin, thirri një mbledhje të liderëve politikë dhe shprehur vullnetin për dorëheqje si mënyrë për krijimin e një qeverie të unitetit. 

Kjo nuk e qetësoi turmën e irrituar e cila duhet thënë se ka kryer një pastrim të terrenit pas asnjë viktimë. Ajo ka mësyrë edhe shtëpinë e tij çka ka detyruar dorëheqjen e tij. Në detyrë mbetet aktualisht drejtuesi i Parlamentit, Mahinda Yapa Abeywardena.

Kjo është ngjarja e dytë politike dramatike në këto ditë, pas vrasjes të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po ne cfare presim? Kjo eshte pyetja qe shtrohet besoj. Ja po mendohemi ta vrasim apo ta shqyejme. Eshte goxha medyshje. Na jepni nji mendje ne popullit pash zotin.

Submitted by redaksia on

Jooooo. Per nje sere ne ketw vend eshte nder koleksionimi i brekeve te komandantit. Eshte kaq intime si marredhenie me artin.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pse duhet te mendoni qe une paskam komandant dhe ju qenkeni njerez te lire. Eshte fyese. Thjesht kam mendimin tim. Aluzioni juaj ishte i qarte. Nuk kam patur nevoje dhe as hobi te merrem me koleksione. Gjithe jeten kam punuar privat. Dhe vazhdoj pa u ankuar. Nje here ne kater vjet votoj dhe bej zgjedhjen time dhe te garantoj kane qene te ndryshme. Nuk besoj tek politika qe kenaq si ujkun edhe delen. Eshte thjesht genjeshter.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.