A e merr kush seriozisht Tiranën zyrtare?

Postuar në 15 Shkurt, 2016 19:26

Vizita katër orëshe e John Kerryt në Tiranë, la pas një lajm të vetëm të trajtuar gjerësisht në mediat shqiptare dhe ato të huaja: Shqipëria do të pranojë edhe 2000 muxhahedinë të opozitës iraniane, ndonëse siç tha kryeministri shqiptar në prononcimin për shtyp “do t'i pranojmë por për këtë nuk folëm në bisedën me Sekretarin amerikan të Shtetit”. Vëmendja në këtë pikë dëshmon për atë se çfarë është realisht Lajm nga Shqipëria në ngjarje politike të këtij niveli. Të tjerat janë thjesht llogje të Tiranës politike.

Ky vendim për të pranuar refugjatë politikë iranianë, të cilët synojnë përmbysjen e regjimit aktual në Iran, e vendos marrëdhënien diplomatike mes Shqipërisë dhe vendit të njohur aziatik, në një pardoks. I cili mund të krahasohet vetëm me situatat e krijuara së fundmi në marrëdhëniet me Turqinë.

Raportet Iran- Shqipëri janë disi atipike. Irani ka ambasador rezident në Tiranë, ndërkohë që Shqipëria nuk ka rezident në Teheran. Irani investon në promovimin e kulturës së vet përmes disa revistave; nuk dihet nëse Tirana zyrtare bën ndonjë gjë të ngjashme në Iran. Në këto kushte vendimi për të pranuar refugjatë politikë do të duhet të sillte implikime në nivelin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve. Por asgjë e tillë nuk ndodh. Të paktën publikisht. Kjo situatë është e përsëritur dhe nëse e sheh nga një pikëpamje e reciprocitetit, mund të thuhet se Shqipëria po e fyen Iranin për të disatën herë. Ambasadori është i dërguar i kreut të një shteti te një kryetar shteti tjetër, ndaj çdo akt tjetër që pason politika subversive, të njohura si të tilla nga njëri prej shteteve, çon në tensionim. Po të kthehemi pas në kohë, në vitet 2011-2012, kur Shqipëria pranoi refugjatët e parë, u provokua e njëjta situatë. Media të ndryshme cituan deputetë iranianë që folën për “cenim të sigurisë në Shqipëri”( http://www.ncr-iran.org/en/ncri-statements/terrorism-fundamentalism/1761...). Po kështu është folur për krijimin e një stacioni, apo rezidenture të shërbimit iranian në Tiranë, një lajm i paverifiueshëm.

Momenti më komik në këtë marrëdhënie, ishte deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha që në Jeruzalem e cilësoi ish-presidentin iranian, Ahmedinexhad, si Hitlerin e ri. Lidhur me këtë deklaratë krejt qesharake dhe të pavend për nga ajo çfarë Shqipëria përfaqëson, ish-ambasadori iranian në Tiranë, Ali Amouei, do të deklaronte në një intervistë për gazetën “Shekulli”: “Fatkeqësisht Zoti Berisha nën ndikimin e propagandës sioniste në vizitën e tij në tokat e pushtuara bëri disa deklarata që nuk përputhen me frymën që mbizotëron në marrëdhëniet midis dy popujve; atij iranian dhe atij shqiptar. Republika Islamike e Iranit duke mbajtur parasysh të shkuarën e marrëdhënieve miqësore dhe të qeta midis dy vendeve dhe duke ditur se disa prej fuqive kërkojnë të krijojnë tension mes Iranit dhe vendeve të tjera, parapëlqeu që reagimi ndaj këtyre deklaratave të bëhej nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe larg zhurmës së mediave. Natyrisht pak kohë më pas unë e kam shprehur pakënaqësinë e shtetit dhe popullit iranian në lidhje me këtë gjë”(https://arditrada.wordpress.com/2012/08/05/deklarata-e-berishes-per-ahma...). Siç mund të shihet komunikimi në rrugë diplomatike ka regjistruar ndonjë notë, por pa e bërë çështjen mediatike, pasi përndryshe do të merrej Shqipëria shumë seriozisht në një lojë, ku ajo është kukulla e të tjerëve.

Pak a shumë e njëjta gjë ndodhi me vizitën e fundit të presidentit turk Erdogan në Tiranë. Ky i fundit deklaroi publikisht se pasi kishte folur me “Edi Ramën dhe Bujar Nishanin”, kishte marrë garanci se autoritetet shqiptare do të dëbonin strukturat e financuara nga Fetullah Gylen, që nga Ankaraja njihet si shteti paralel, apk si strukturë terroriste. Pas dy ditësh, ministrja e Arsimit, Nikolla, deklaroi se nuk do të ketë asnjë masë, pasi shteti shqiptar nuk i njeh investimet e Gulentit si aktivitete me prapavijë terroriste. Mirëpo në një marrëdhënie normale të barabartësh, siç pretendojnë politikanët shqiptarë ku flasin për “aleancë strategjike”, ky kurs do të duhet të kishte reperkursione. Mirëpo siç shohim: asgjë nuk ndodh. Qëndrimi i fundit i Berishës, kur shkruan se “Turqia nuk mund te jetë pol kryesor për Shqipërinë”, apo se “po harrohet Italia” është qesharak nëse kujtojmë se dikur, kur Berisha ishte kryeministër, jepte leksione se përse shqiptarët dhe turqit janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Kjo turbullirë dhe ky paradoks jep tagrin e vërtetë të politikës së jashtme shqiptare që aktualizohet nga paaftësia apo pamundësia për të marrë qëndrime. Tagrin e një politike çasti, me një pragmatizëm çantash dhe valixhesh, që e bëjnë Shqipërinë atë që është: një aneks, një korridor, apo një magazinë të raporteve ndërkombëtare. Vetëm kështu mund të shpjegohet shpërfillja e madhe ndaj drejtuesve në Tiranë që ropaten për një fotografi me bujtësin e radhës. Shpërfillje që identifikohet pastaj me humbjen e rëndësië së vendit në arenën ndërkombëtare, ku mund të luajë një rol më dinjitoz sesa ky i sotmi, i foto – diplomacisë.

Comments

Submitted by Kevinjon (not verified) on

Ahmedin Nexhati qe iku nga faqa e dheut deklaronte se do ta fshinte Izraelin nga faqa e dheut. Ai idiot ishte fatkeqesi edhe per Iranianet vete. Te deklarosh diçka te tille nuk ka vend ne asnje mardhenie ndershteterore dhe as me pak merret seriozisht. Prandaj, jo vetem qe Berisha deklaroi me korrektes e fare llogjikisht ate qe deklaroi ne Izrael por duhet te kishte qene me e ashper ne pergjigje duke i çuar prej Teherani edhe ket idiot ambasador qe deklaron "tokat e pushtuara nga izraeli". Mardheniet midis shteteve ndikohen nga aleancat dhe nuk kante beje shume me drejtesine e koralin. Lexo pak historine e Shqiperise dhe per rolet e fuqive boterore qe te mesosh se çdo qendrim kamte beje me interesa blloqesh. E sa per Erdoganin, ti po te pyesesh turqit ata te gjithe thone se eshte hajvan otoman qe me pashallekun qe ka ngritur po mos te ishin konjukturat delikate do ta kishin izoluar me kohe e vakt. Apo nuk ja llogarit per hajvanllek Erdoganit qe donte te ringrinte perandorine otoman ne trojet tona duke i bere presion evropes perse nuk e fusin ne BE?

Çeshtja e Muxhahedireve eshte çeshtje e drejte si nga aspekti human ashtu edhe nga interesi i aleatit tone me besnik. Shume mire bejne qe pranojne ata. Ne ne Shqiperi nuk kemi fare emigrante dhe te ankohesh per 3 mije vete iraniane eshte sikur te mos jetosh ne ket bote. Po ato milione Shqiptare qe jane ane e mbane botes dhe kane me te drejte namin e keq, çfare tu thuash shteteve te tjere?

Submitted by Edver Salmagari (not verified) on

Ne ne Shqiperi nuk kemi emigrante, ndaj duhet te pranojme, mirpo nuk vijne emigrante? Perse valle nuk vijne emigrante irakene, siriane, etj? Edhe ata "emigrante" qe futen ne Shqiperi e konsiderojne si vend-tranzit. Perse fusim koken ne rere si struci? Perse nuk i dergojne ata muxhahedinet ne ndonje vend tjeter europian?

Arsyetim eshte ky i yti, more koment-shkrues, qe Shqiptaret kane emigruar, ndaj edhe Shqiperia te plotesoje "humbjet" me muxhahedine?!?

Submitted by Kevinjon (not verified) on

Arsyetimi eshte i tille qe ne Shqiptaret jemi me emigracionin tone ne borxh moral e human dhe kjo kompesohet me te njejten mirkuptim qe na eshte dhuruar nga popj tentjere qe vajtem e i zurem deren. Nuk behetnfjale per kembim popullate por per detyren tone ne rrafshin nderkombetar sepse nuk mundnte jemi vetem prodhues emigrantesh por edhe pranues humane. Dhe po ta marresh hak, ato iraniane qe kane ardhur e jetojne tashme mes neshmte pakten nuk kane rene ne sy per kriminele. Shqipot e kane vertetuar qe jane kriminele e kafshe dhe perseri po na mbajne!

Submitted by Fillestari (not verified) on

Luftetartet Iraniane nuk jane emigrante dosido. Ata jane njerez te stervitur ne perdorimin e armeve, luftojne qeverine e Teheranit por nuk jane detyrimisht djem te embel, sipas logjikes se zakoneshme te Lindjes se Mesme shume prej tyre jane mercenare dhe te futesh mijera mercenare myslymane ne Shqiperi eshte loje jashtezakonisht e rrezikshme.
Pervec te tjerave, sic thote edhe autori i shkrimit, Irani ka nje kapacitet te tille qe te destabilizoje shume vende, te aferta dhe te largeta. Irani eshte lojtar i kalibrit te Rusise dhe ShBA ne SIri dhe Irak, as te mos mendojme se do ti heqe nga vememendja kundershtaret e vete te armatosur. Do te kete sherr dhe konflikte, dhe shqiperria rrezikon te behet shesh luftimi e interesave kundershtare, sic u be Libani dikur. Perse tere kjo pune? Qe Rama te marre pamje prej burri shteti ne TV?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.