muxhahedine

124 muxhahedinë dezertojnë nga Manza, alarmohet policia

Postuar në 24 Mars, 2018 11:14

124 ish-muxhahedinë të opozitës iraniane janë larguar nga kampi në Manëz, pasi  po ndeshen me kërcënime për jetën. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë të Ambasadës Iraniane.
Në një relacion të Policisë thuhet se ajo ka marrë një varg masash për mbrojtjen e muxhahedinëve iranianë  ish-anëtarëve të MEK (opozitës iranianëve) sepse dyshon për një skenar vrasjesh të mundshme nga anëtarët aktualë.

Berishës i ishte sugjeruar të mos merrte muxhahedinë

Postuar në 13 Mars, 2016 11:23

Për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri ka patur kundërshtime edhe nga vetë pala shqiptare qysh në kohën e ish-kryeministrit Berisha. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sejdi Qerimaj, në një korrespondencë të zhvilluar me ishkryeministrin Sali Berisha në vitin 2012, i sugjeron atij që për Shqipërinë është më mirë të japë ndihmë financiare sesa të strehojë përfaqësues të opozitës iraniane.

A e merr kush seriozisht Tiranën zyrtare?

Postuar në 15 Shkurt, 2016 19:26

Vizita katër orëshe e John Kerryt në Tiranë, la pas një lajm të vetëm të trajtuar gjerësisht në mediat shqiptare dhe ato të huaja: Shqipëria do të pranojë edhe 2000 muxhahedinë të opozitës iraniane, ndonëse siç tha kryeministri shqiptar në prononcimin për shtyp “do t'i pranojmë por për këtë nuk folëm në bisedën me Sekretarin amerikan të Shtetit”. Vëmendja në këtë pikë dëshmon për atë se çfarë është realisht Lajm nga Shqipëria në ngjarje politike të këtij niveli. Të tjerat janë thjesht llogje të Tiranës politike.

Subscribe to RSS - muxhahedine