FMN: Partneriteti Publik Privat në llogaritë fikale, masë për forcimin e financave publike
Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur për herë të parë lidhur me ofertën e pakërkuar për menaxhimin nga një kompani private të sistemit on-line në raportimit e TVSH-së. Në raportin shoqërues për lëvrimin e kësteve të radhës prej 72.4 milionë euro për qeverinë Shqiptare bordi Ekzekutiv i Fondit thotë se ky hap është një masë e shtuar për trajtimin e rreziqeve fiskale dhe forcimin e menaxhimit të financave Publike, duke besuar se projekti është duke u vlerësuar në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare.
“Autoritetet janë duke marrë masa për të trajtuar rreziqet fiskale, duke përfshirë edhe forcimin e menaxhimit financiar publik. Duke shkuar përpara, ajo do të jetë e rëndësishme për të forcuar kapacitetet për të ekzekutuar projektet e investimeve publike dhe për të siguruar se ndikimi i çdo projekti të ri PPP në llogaritë fiskale të jetë duke u vlerësuar në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare”-thuhet në raportin e FMN-së.
Fondi po ashtu thekson se qëndrimi aktual akomodues i politikës monetare është i përshtatshëm për t’u përballur me presionet e disinflacionit, por duhet të jetë gradual për të shmangur rreziqet ndaj stabilitetit financiar. Sipas tij forcimi i besueshmërinë së bankës qendrore dhe ruajtja e pavarësisë së saj mbetet kritike për përmbushjen e mandatit të saj, ndërsa shton se trajtimi i kredive me probleme është thelbësor për ringjalljen e kreditimit.
http://www.imf.org/external/np/sec/pr/2016/pr1662.htm
Comments
pfff
Jam kurioz kush ia ve titullin dhe e shtremberon deklaraten e fmn kaq pa turp. E lexo ne anglisht dhe ska kurrfare reference per te ashtuquajturen ppp tvsh-je. Ka vetem reference per PPP te investimeve.
Add new comment