Rezultatet e zgjedhjeve kanë nevojë të lexohen

Postuar në 15 Shtator, 2011 04:21

Të përditshmet Shekulli e Panorama, me publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 8 majit, i kanë paraprirë KQZ-së, që pritet të bëjë sot shpalljen zyrtare. Por nuk ka ndonjë news në këtë mes, pasi këto të dhëna egzistojnë prej kohësh në duart e partive e të medias. Mund të bëhet një résumé, megjithatë; ose mund të nënvizohet kjo résumé për të gjithë ata që e kanë bërë. Aleanca opozitare për të Ardhmen ka marrë 671 612 vota, ose 42,75% të të gjithë votave. Aleanca qeverisëse për Qytetarin ka marrë 813 335 vota, dmth rreth 140 mijë vota më tepër, ose 51,77% të të gjitha votave. Afërmendsh, këto shifra flasin për një fitore të qartë të maxhorancës.

Por Partia Socialiste në opozitë mund të mburret me rezultatin e vet. Ajo ka marrë 432 823 vota; Partia Demokratike 330 950; diferenca është në favor të PS-së me mbi 100 mijë vota. Kjo tregon se Berisha i ka fituar këto zgjedhje në sajë të një alkimie elektorale (ai ka mbledhur ç’i ka dalë përpara), por në korpusin elektoral të maxhorancës bien në sy LSI-ja (117707 vota), dhe PDIU-ja (63 426 vota), që ish një risi elektorale e papritur.

Një lexim më kompleks e më dinamik na mëson tri gjëra të rëndësishme: së pari, vota lokale është e ndryshme nga vota politike, së dyti ka një trend urban në favor të opozitës, gjë që u verifikua me fitoren e socialistëve në pothuaj të gjithë qytetet kryesore (ku kufiri mes votës lokale dhe asaj politike është më vështirë të dallohet), dhe së treti mbetet shumë e rëndësishme mbledhja e çdo vote.

E.G.

Comments

Submitted by anti-indiferenti (not verified) on

Zoti E.G. kur te japin hapesire per te shkruar ne nje nga mediat me serioze dhe cilesore ne Shqiperi sic eshte Respublica, behu serioz dhe mos e shperdoro mundesine dhe as mos dobet-informo (lexo keqinformo) publikun.  Mos na shit konluzione AFERMENDSH pa na thene cfare jane 86,000 votat (=5.48%) qe mungojne ne apel. As pa na thene se ne cilat zona rurale e beri diferencen Berisha. As pa na thene se ku dhe pse ishte numri me i madh i votave te pavlefshme.  Ik bej detyrat e shtepise pastaj hajde na ndrico edhe ne te verberve pastaj.

Ne nje lexim me kompleks e me dinamik pervec atyre qe ke konkluduar ti (qe une i gjykoj te sakta) une kam vetem nje konkluzion.  Regjimi i Berishes eshte bere si ai i Ramiz Alise me 1991.  Humbjen e thelle te PPSH neper qytete e kompesoi si deshi dhe sa deshi me manipulimin e votes rurale dhe arriti qellimin te zgjidhej rehat fare Presidenti i Pare i Shqiperise se pare demokratike.

Submitted by Anonim (not verified) on

Anti-indiferent,

Ne artikullin "Aleanca 'Faq’e Zi' – nje mankth i Berishes", lexo se c'ka shkruajtur E.Z.:

"Pavarësisht se mburret pa pushim me avantazhin që koalicioni i udhëhequr prej tij pati në votën popullore në zgjedhjet e 8 majit (prej rreth 140 votash), Berisha e di se ky avantazh nuk merr parasysh rreth 60 mijë votat që mori PBDNJ-ja, e cila zyrtarisht nuk ishte pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Rama, por që praktikisht ishte. Gjithashtu, ai e di se kontribut në atë avantazh dha edhe PDIU-ja e Shpëtim Idrizit me rreth 64 mijë vota, të cilat mund të shkojnë te Rama në qoftë se koniukturat ndryshojnë para ose pas zgjedhjeve."

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.