Pse po mungon thirrja për revolucion demokratik?
Ka shumë diskutime për Byronë Kombëtare të Hetimit: Lulzim Basha u ngjir javën e kaluar duke kërkuar miratimin e saj sa më shpejt. Kryeministri Edi Rama deklaronte se "ajo do të miratohej në kuadër të reformës në drejtësi". Ligji ka shkuar në parlament dhe Sai Berisha, zëri kryesor i PD-së shkruan sot këtë status në Facebook, që është edhe qëndrimi i ri i opozitës, konkorduar me gjasë edhe me LSI-në: Shkruan Berisha vetëm pak ditë para se në Tiranë të vijë John Kerry:
"Te dashur miq, me ne fund Edi Rama hoqi masken, doli cullak dhe votoi haptas per bllokimin e reformes ne drejtesi. Rama, per realizimin e ketij bllokimi sot miratoi ne qeveri ligjin per Byrone Kombetare te Hetimit, te hedhur poshte nga Komisioni i Venecias si nje ligj qe ben Ramen krye-prokuror dhe krye-hetues te vendit, pra qe ben te mundur qe te jete ai qe do te diktoje hetimin dhe akuzen e cilit do ai ne te gjitha fushat. Me kete akt, duke hedhur poshte rekomandimet e Komisionit te Venecias, te cilat nuk lejojne drejtimin nga jashte te saj, pra nga Policia, as dhe varesine prej saj, Rama deshmoi se ka tmerr nga reforma e vertet e drejtesise, e cila e nxjerre jashte kapjes politike, jashte duarve te zeza te tij drejtesine e vendit. Rama hoqi masken dhe faktoi se ai nuk pajtohet me parimet e Venecias per sistemin e drejtesise ndaj dhe do te bllokoje me çdo kusht reformen e drejtesise, nga e cila ka tmerr sepse ai shef veten ne enderr gjithnje para togave te zeza per sarajet e Surrelit dhe pallatin 5 katesh pa asnje lloj fature".
Pra një hedhje poshtë e ligjit me argumente që dalin në dritë sot dhe bien ndesh me kërkesën politike të Bashës, një kundërsulm, apo paralajmërim për hetim të Edi Ramës pë vilën e tij në Surrel dhe më "shqetësuesja", një mungesë e madhe e thirrjes për revolucion demokratik. Me siguri që për probleme të tilla negociohet, përpara sesa të nisë "lufta e armatosur" për demokraci.
Comments
Po i vjen era biruce.
Po i vjen era biruce.
Liria t'i siguroje rroba leshi (mundesisht te pa lare) per t'a mbajtur ngrohte atje tek hoteli pa qera. Bile, do te bente mire te siguronte edhe nje pale per te birin, Shkelzenin, i cili eshte i zhytyr deri ne fyt me mut korupsioni.
Basha, sic duket, per te shpetuar vehten, po ben loje dyfishe, me nderkombetaret dhe me Te futur me Saliun.
Te shikojme . . . . . .
Add new comment