Ish-ambasadori Withers: Problemi në Shqipëri është qeveria

Postuar në 16 Mars, 2012 13:33

Ish-ambasadori Withers flet për herë të dytë në harkun e pak muajve, duke e rritur dozën e kritikës ndaj qeverisë e Berishës. Këtë e bën me një intervistë për revistën Java, e cila publikohet nesër, të shtunën. Ja disa nënvizime të forta nga intervista:

-Është një përgjegjësi themelore e qeverisë që të garantojë që drejtësia të vihet ne vend dhe që viktimat e kësaj bëme të tmerrshme të shohin, që ata që mbajnë përgjegjësinë ligjore e morale për këtë krim, të japin llogari për veprimet e tyre. Por, qeveria shqiptare jo vetëm që ka neglizhuar zbardhjen e të vërtetës së Gërdecit, por në fakt, ka ushtruar në maksimum pushtetin e saj, për të mos lejuar që e vërteta të dalë në shesh.

-Edhe për ata që besojnë fort në autonominë e gjykatave, këto vendime janë të çuditshme, e madje zhgënjyese. Rast pas rasti, Gjykata dha vendime për “dhunimin e rregullave të sigurisë në punë” dhe “shkatërrimin e pronës për shkak të neglizhencës.” Por si ka mundësi që ajo iu shmang me kaq përpikmëri elementit kyç, faktit qendror të tragjedisë së Gërdecit: që 26 njerëz të pafajshëm u vranë nga ato shpërthime dhe që dikush është përgjegjës për ato jetë?

-Është e trishtueshme, që përkundrejt gjithë punëve të mira që mund të kishte bërë një qeveri largpamëse, reformiste dhe pro demokracisë, kjo qeveri ka treguar një interes aktiv, e madje obsesiv, vetëm për një objektiv: pushtetin, me çdo mënyrë që ka në dorë.

-Ajo që i nevojitet Shqipërisë nuk janë thjesht politikanë më rinorë, por një mentalitet i ri. Burrat e vërtetë të shtetit, si Nelson Mandela në Afrikën e Jugut apo i ndjeri Vaclav Havel i Republikës Çeke, ishin burra në moshë mjaft të madhe, por besimi tek idealet demokratike ishte thelbi i karakterit dhe qenies së tyre. Ky besim udhëhiqet çdo veprim që bënin dhe çdo vendim që merrnin. Për fat të keq, sot udhëheqësve shqiptarë, qoftë kur janë në moshën e Kryeministrit Berisha apo të Lulzim Bashës, ky besim ju mungon. Është me rëndësi jetike për Shqipërinë, që të gjejë të tjerë udhëheqës – burra dhe gra, të vjetër apo të rinj, të çfarëdo feje apo etnie – tek të cilët flaka e demokracisë vazhdon të shndërrijë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

Bravo dhe ty Withers që e the fjalën tënde. Danezi e ka bërë pak më të fortë sepse ka folur nga posti i ambasadorit por edhe ti mirë e the.

Më shumë se ç'keni bërë, nuk bën dot edhe Amerika sepse nuk mund të ndërhyjë më tepër sesa kaq. Vetëm po e bombarduat si Kadafin por nuk jemi akoma në atë gradë. Të shohim se sa të afta do të jenë ato forca politike demokratike që janë në opozitë ose që po krijohen (Topi & Co.).

Po qe e zonja të strukturojë mbrojtjen e votës PS-ja e dërgon Saliun në hale në zgjedhjet e ardhshme. Kurse partia e Topit po krijon një shpresë te shumë demokratë të vërtetë.

T'ju tregoj një histori Respublica-në. Ishte koha kur Meta ishte akoma kryeministër dhe kishte zgjedhje për kuvend. Në qytetin tim të vogël deputet kishte qenë një i krahut të Metës por në ato zgjedhje qyteti kishte vendosur mos ta votonte më. Problemi ishin kutitë e votimit që erdhi policia ti marrë me furgona dhe thuhej se policët donin të mbushnin kutiat. Në orën 2 të natës kanë dalë njerëzit në shesh për të mbrojtur votën e tyre përballë policëve të Metës. Kutiat i kanë dërguar komisionerët në Tiranë vetë dhe policia nuk i kapi dot me dorë dhe deputeti i Metës e la parlamentin.

Ka ndodhur dhe kështu. A është e aftë sot PS-ja të mbrojë votat njësoj? Në zgjedhjet e fundit fitoi Saliu në qytetin tim, por njerëzit nuk e duan më kryetarin e bashkisë dhe as deputetin. Por PS-ja ja la qytetin në dorë një të konsumuari sepse është qytet që njihet si njëfarë bastioni i PD-së dhe nuk donte të merrej shumë me qytetin. PS-ja ose do të mësojë nga gabimet e kaluara dhe të ndahet nga diskriminimi krahinor  që nguliti Berisha ose do të përfundojë pooooshtë fare.

Submitted by arvanites (not verified) on

Kemi dhe nje problem tjeter Z. Withers. Nderkombetaret leshojne deklarata te renda per Qeverine kur kane lene postin. Zgjedhjet e 2009 u vodhen gjate kohes qe ai ishte ambasador por nuk pati guximin te thoshte gje.

Submitted by Elma (not verified) on

Ky u be karagjoz fare. Duket si pensionist qe i ben intervistat me honorare...

Submitted by Erind (not verified) on

Withers flet nga ballkoni i qete i shtepise se tij duke pare perndimet e djellit si nje pensionist i lumtur Amerikan.

Po pse flet tashti ky Withers-i? Dhe sidomos si ka mundesi qe ai flet ne te njejten kohe kur Ambasadori aktual Amerikan thote se Opozita - ose me mire Kryetari i Opozites Socialiste Edi Rama eshte fajtor per vrasjen e 4 te pafajshem ne bulevard ne 21 Jan 2011?

Ciles ane te medaljen amerika duhet te besojme - sepse Withers-i e fut Lul Bashen ne te njejten batak me Berishen - ndersa Ambasadori Amerikan i thote "Star ne rritje".

Ku doni me dale se po e boni çorbe ket shqiperi te shkrete....

Submitted by Olti (not verified) on

Erind
Shqiperine e shkret e keni marre ju Berishistat ne qafe! Masakren e 21 Janarit e beri Bajraktari Berisha e Jo Rama!
Berisha duhet te kishte shkarkuar Meten e te riformonte qeverine mbas skandalit ekluzivisht LSI Meta-Prifti! Por udheheqesi juaj Berisha beri Nje gabim tjeter te madh politik pavaresisht se eshte burre shteti! Si u ndjeve mbas videos zoterote? Cfare the me vete : Bo Bo e hongri Baca apo kapeni Hajdutin?

Submitted by Erind (not verified) on

I dashur Olti,

Jo mbas videos thashe: - "Bo bo Edi Rama e thirri Dritan Priftin ne gjirin e PS-se dhe i dha strehim politik - kur ky i fundit kishte thene se e kishte pare duke thithur kokaine ne bashki"...

Sa per Berishen hajdemi behemi te gjithe sebashku dhe ta hedhim - por nuk hidhet Berisha po nuk hodhe kelyshet komuniste te PS-se sebashku me te. Sepse Berisha eshte kopuk i Familjes Kapo - dhe si i tille nuk besoj se Valentina Leskaj (ish sekretare e Vito Kapos), Ilir Gjelil Gjoni (i jati ish sekretar politik nen Kapon), Ditmir Sulejman Bushati (nje nga deget e krushqise me Kapon) dhe shume te tjere si Rexhep Mejdani (baxhanaku i djalit te Hysni Kapos) nuk kane per ta lejuar kurr qe njeri i familjes KAPO te hidhet ne humnere sepse ne fund te fundit ai (Berisha) nuk i ka bere kurr keq Kapojve. Ah Etjen Kapo eshte tashme prokuror (nipi i Kapojve).

Ti mor Olti - sebashku me 2.9 milion shqiptar te shkrete - do te mbesni duke duartrokitur dhe duke uruar qe femijet e baballarve te kene zemer pak me te mire se baballaret e tyre katila - paçka se le ta drejtojne Shqiperine dhe 50 vjet te tjera.

Plebe ngele gjith jeten o derezi !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.