Shinasi Rama denoncon en bloc parinë e Tiranës

Studenti i dhjetorit 1990, Shinasi Rama, ka dhënë një intervistë për shqiptaren.com, në të cilën i rikthehet tezës së vet mbi parinë, për të cilën ka publikuar dhe një libër. Ai bën një denoncim en bloc të klasës drejtuese (ai vetë është i dashuruar pas termit në shqip ‘paria’), dhe këtu i përfshin të gjithë ata që kanë patur një zë dhe që janë dukur në skenën publike shqiptare gjatë këtyre kohëve, duke filluar me vendimmarrësin Sali Berisha e duke përfunduar me gazetaren Anila Basha (të vetmit idealistë të Shqipërisë, sipas tij, janë ish-dhjetoristët).
Anila Basha i ish përgjigjur në numrin e sotëm të shqiptares.com, duke refuzuar kategorizimin që i është bërë nga Sh. Rama si pjesë e “një bande të organizuar që ka si synim vjedhjen e të mirës publike dhe vënien e saj në shërbimit të interesit privat”. Sipas Bashës, në këtë vend ka ende shpresë.
Re.Pu.
Comments
Keta te diaspores i shohin me

Keta te diaspores i shohin me mire gjerat se sa ne, njelloj sikur jane ne aeroplan, dhe neve 'si miza ne kuti shkrepsesh'...Sikur po na cingerisin keta 'te malluarit' e 'vetsyrgjynosur'...'Gomari' nga balta del me te vene 'kellqe' dhe jo me mesazhe 'HD'...

Ne ate vend aty nuk ka me

Ne ate vend aty nuk ka me shprese sepse qe te gjithe rrugecet qe jane si lart-posht , djathtas-majtas nuk e kane mendjen per interesin publik, Atij vendi ia vodhen, shkaterruan cdo gje , fabrika, uzina, kombinate, ferma, u dhane edhe armet ne fund dhe u thane vrituni me mire se cjeni vrare........ tani po kthehen edhe nga greqia po ku te vene.......dhe cfare do bejne i shkaterruan se Ishin " Te Enverit" tani te kerruajne Kurrizin dhe mos harroni se kjo erdhi e gjitha nga Sallonet e Nivelit e Dyte Komunist dhe jo nga Burgjet e Spacit apo Kampet e perqendrimit...............Ata nuk preken gje ......u thane tuajat i keni,.......merrini........

Sa gallate. Dmth ky po thote
Sa gallate.
Dmth ky po thote ikni te gjithe. Krejt irealist si propozim dhe i kollajte si qendrim ti shumezosh te gjitha me 0 pa e lodhur shume mendjen.
Sikur te ishim te gjithe idealiste si puna e ketij shqiperia me verte do te kish marre fund.
Like !

Like !

O te mjere ju

O te mjere ju artikullshkrues, po lakohet emrmi i website-it o idjote? eshte shqiptares.com apo shqiptaren.com? Nuk eshte ansjera, me sa duket eshte shqiptarja.com. Nese doni te lakoni nje emer, bejeni keshtu o mjerane:

1.websiti shqiptarja.com

2/ i/e websitit shqiptarja.com

3. websitit shqiptarja.com

4.websitin shqiptarja.com

5. prej websitit shqiptarja.com

Ky lajm telegrafik i

Ky lajm telegrafik i opinionuar nuk i ben nder mbajtesve te kesaj faqeje.Do te benin me mire te mos komentonit fare, pasi ky lloj lajmi eshte i turpshem.

Add new comment