Elis Guri, “tradhtari” që bëhet kampion bote për Bullgarinë
Mundësi shqiptar, shkodrani 28 vjeçar Elis Guri, është shpallur kampion bote për… Bullgarinë. Në Kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Turqi shkodrani ka fituar titullin kampion bote në mundje klasike në peshën 96 kilogramë. Guri e la Shqipërinë për Bullgarinë në vitin 2008 dhe dy vite më vonë ekipi ballkanik i siguroi pasaportë bullgare duke e bërë nënshtetas. Guri përfaqësoi bullgarët në Kampionatin Botëror të Turqisë duke u dhënë atyre medaljen e artë. Elis Guri bëhet kështu një tjetër “tradhëtar” i ngjyrave kuq e zi pas një trendi të nisur herët në fillim të viteve ’90-të, kur peshëngritësi Pirro Dhima braktisi Shqipërinë për të garuar nën flamurin grek duke u shpallur disa herë kampion bote e kampion olimpik. Luan Shabani ishte një tjetër emër i njohur i shkollës shqiptare të peshëngritjes që iu bashkua Dhimës dhe ngjyrave bardhe e blu të kombit grek. Largimi më i zëshëm i këtij dhjetëvjetëshi ishte Mirela Manjani, kampione në hedhje shtize që gjithashtu “tradhëtoi” duke garuar për Greqinë. Një tjetër mundës, Sait Prizreni, pat kërkuar marrjen e nënshtetësisë australiane, gjë që iu refuzua nga autoritetet australiane.
L.A.
Comments
Tradhetar qo quheshin te
Nuk jam dakord me emrin
Nuk jam dakord me emrin tradhtar (edhe pse eshte perdorur ne thonjeza). Problemi nuk qendron tek keta atlete, por tek rrumpalla qeveriare, ne gjitha fushat (perfshire edhe sportin). Edhe pse eshte fatkeqesi, mendoj qe zgjedhjen e tyre do ta kishin bere shume njerez te tjere.
Hajde palo artikull hajde.
Hajde palo artikull hajde. Nqs ai eshte "tradhetar," ti je "idjot."
Keto eshte ceshtje e trajtuar
Keto eshte ceshtje e trajtuar njemije here. Dihet rrenja e problemit. Dihet zgjidhja. Dihet edhe pse nuk zgjidhet.
Artikull V.K. (Vari k... -
Artikull V.K. (Vari k... - kaishin, kastravecin, kilet, etj... ose "Vendim Kryeministri")
Ose autori nuk di të shprehet duke përdorur fjalë pa vend, ose mendon pikërisht atë që ka shkruar.
Në të dy rastet V.K.
Kam idenen qe informacioni
Kam idenen qe informacioni per Elis Gurin mund te jete jo i plote. Nqs Elis Guri eshte me origjine nga Golloborda, ata gjithe jeten e tyre kane folur "bullgarce" sic shprehen edhe sot banoret e kesaj krahine dhe globalizmi i sotem i lehteson njerezit te inkuadrohen aty ku kane rrenjet e hereshme. Ashtu si dhe Pirro Dhima ka lindur dhe u rrit nga nje familje himarjote greke (kjo nuk eshte hipoteze si ne rastin e Gurit). Qenia territoriale ne Shqiperi nuk i ben doemos shqiptare. Shqiptaret duhet te mesohen dhe respektojne zgjedhjen qe bejne shtetasit shqiptare me origjine familjare jo shqiptare.
Nuk eshte fare kjo ceshtja.
Nuk eshte fare kjo ceshtja. Si Pirro Dhima dhe Elis Guri jane shqiptare. Kete nuk e luan as topi. Ceshtja eshte qe kushtet e stervitjes, dieta, pagesa dhe gjithe elementet e tjera i kane shtyre te garojne per nje shtet tjeter. Po qe jane shqiptare, kete se luan as greku.
Add new comment