Tahiri: S’kemi lidhje me ISIS, panik i përhapur nga gazetarë anonimë

Postuar në 19 Janar, 2016 14:53

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i konsideron të pavërteta lajmet e disa mediave te huaja se kultivimi i kanabisit apo trafiku i armeve jane te lidhura me me terrorizmin dhe Shtetin Islamik, duke e lidhur raportimin e gazetarëve të huaj me referencat e gabuara që u jepen sipas tij nga burime brenda vendit.

 “Shqipëria ka pasur një numër procedimesh lidhur me çështjet e armëve dhe po ashtu me kultivimin e lëndëve narkotike. Por asnjëra nga këto nuk lidhet me çështjet e terrorizmit. Jo çdo abuzim, që lexoni shpeshherë nga gazetarë anonimë apo që vijnë këtu me referenca të gabuara vendase, shërben për të ndërtuar këtë lloj paniku”.

Ne analizën e policisë Tahiri deklaroi  se policia e shtetit ka regjistruar  një sër procedimesh për kultivim dhe trafik armësh, që s’kanë asnjë lidhje me lajmet dhe reportazhet e dhena ne Rai, Corriere Della Sera apo Daily Mirror.

Comments

Submitted by Vucidoli (not verified) on

Te gjitha keto shpifje, qe behen ne mediat italiane e angleze, jane sponsorizuar nga PD dhe konkretisht nga Sali Berisha, me qellim qe te bejne agresion mediatik kunder Shqiperise, ne arenen nderkombetare, me qellim diskreditimin dhe uljen e imazhit te vendit dhe te qeverise se Edi Rames.
Po te jene te zotet, qeveritaret tane, duhet t'ishkojne deri ne fund kesaje ceshtjeje, dhe te dali e verteta mbi shtytesin, frymezuesin dhe financuesin e ketyre shkrimeve te porositura me tendence negative kunder vendit dhe qeverise.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.