Juristët Ristani e Basha, kodra pas bregut për referendumin

Postuar në 15 Janar, 2016 19:46

Sot në debatin për reformën në drejtësi, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i është përgjigjur qëndrimit të deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, për idenë e referendumit për reformën në drejtësi. Sipas tij, kjo gjë është e pamundur, pasi në referendum duhet të marrin pjesë jo më pak se 2 milionë e ca votues. “Ju e dini se në zgjedhjet tona marrin pjesë vetem 1 milion e gjysmë zgjedhës dhe këto idetë e referendumit janë maskime dhe ballo me maska,” tha Ristani.

Ish-kryetari i KQZ-së duket se e paska harruar Kodin Zgjedhor, sipas të cilit, në referendum konsiderohet fituese alternativa që ka fituar shumicën e votave të vlefshme, por jo më pak se 1/3 e numrit të zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve. Me fjalë të tjera, kur rreth 1.1 milion votues votojnë pro alternativës amenduese të kushtetutës. Ndërsa për ta kundërshtuar një amendim të bërë nga 2/3 e Kuvendit, duhet të votojnë kundër amendimit në referendum kundërshtues më shumë se 50% e zgjedhësve të regjistruar (rreth 1.65 milion).

Ndërsa krytari i PD-së Basha deklaroi se referendumi është një ide e shkëlqyer. “Referendumi e ka emrin zgjedhje të parakohshme” – theksoi ai. Por juristi Basha ka harruar se Kodi Zgjedhor nuk lejon zhvillimin e referendumit në një kohë me zgjedhjet – si të kohshme dhe të parakohshme.

Comments

Submitted by Magjistrati (not verified) on

Ristani dihet, eshte i dehur 24 ore ne 24 ore, non stop.
Basha, eshte jurist " plepash", made in Sali.
Mjere PD se kush e drejton.
Dhe, me te drejte tallen ata te PS, me koqe te tille.

Submitted by tomi (not verified) on

O Respublica. Lexojeni mire titullin qe keni vene si edhe shkrimin ne teresi sepse duke dashur te vini vetulla keni nxjerre syte. Ristani ka te drejte. Ne nje referendum merren si rezultat eventual si PRO si KUNDER. Ju vete e keni permendur ne paragrafin e fundit qe per te kundershtuar 2/3 e parlamentit kerkohen 1.65 milion vota KUNDER kur realisht ka shume fushata elektorale qe pjesemarrja sillet rreth kesaj shifre. Sa per ate qe ka thene Basha, eshte fare e qarte qe nje humbje ne referendum trondit maxhorancen megjithese jo detyrimisht sjell zgjedhje te reja. Lexoni kontekstin.

Ju jeni serioz megjithese personalisht kerkoj qe ky portal te jete me proaktiv. Mos u jepni zemer ketyre tifozeve si ky ketu lart qe dalin nga gjirizet e shtypit te partive vetem per te ndyre gojen dhe qe nuk merren me substancen por vetem me fyerje, sepse per Bashen gjithshka mund te thuhet por "jurist plepash" s'besoj se e mendon edhe padrinoja e ketij ketu lart.

Submitted by Magjistrati (not verified) on

O tomo, me sa kuptoj duke u nisur nga fjalet dhe shprehjet, ti qenke vete Ristan pijaneci, dhe si i tille, ne nje moment deliri madheshtie, ke shkruajtur sa siper. Gje qe, nuk ja vlen te merresh me ty mbasi cdo gje qe te thuash, duke qene pijanec, nuk ka vlere.
Ndersa, sa per Lul Bashen, termi jurist plepash, eshte ne kontekst, mbasi eshte fjala per kooptimin e tije ne PD, dhe si i tille, per PD- ne eshte jurist plepash. Keshtu kuptoje o pijanec, se po te ishe esell, nuk do tebreagoje ashtu si ke reaguar.
Keto qe shkruaj, nuk jane fyerje, besoj. Se te them pijanec o Ristan, nuk eshte fyerje, mbasi pinte them ate qe je. Pijanec.
PIJANEC.

Submitted by tomi (not verified) on

Po mor qyqar po, por thuaja ristanit e jo mua. Nuk ka nge ristani te te pergjigjet ty sepse kohen e shpenzon duke cukitur therrimet qe lini pa grabitur ju o shoku Gramoz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.