Zef Brozi: Ja si bëhet KQZ-ja apolitike!

Postuar në 13 Mars, 2012 04:28

Në komisionin ad hoc parlamentar mbi reformën zgjedhore ka mbërritur një letër e Zef Brozit (Arben Brozi e quante Shqipi, por merret vesh se bëhet fjalë për një lapsus calami). Në këtë letër bëhen disa sugjerime në kuadër të kësaj reforme, të cilat Brozi i ka bërë publike dhe në një shkrim të paracaditshëm në gazetën e Carlo Bolino-s. Brozi bën pjesë tek pak juristët e shqetësuar mbi odisenë elektorale në Shqipëri, dhe në letrën në fjalë të tërheq vëmendjen sugjerimi që ka të bëjë me zgjedhjen e KQZ-së, e cila, sipas Brozit, duhet të jetë apolitike.

Çfarë propozon konkretisht ish-kreu i Kasacionit? Ai thotë se shtatë anëtarët e KQZ-së duhet të zgjidhen nga institucione e struktura jo politike e jo të politizuara: nga Presidenti (1), nga Gjykata e Lartë, me votim të fshehtë (1), nga Dhoma Kombëtare  e Avokatisë, me votim të fshehtë (1), nga shoqatat e gjyqtarëve në mbledhje të përbashkët, me votim të fshehtë (1), nga shoqatata për të drejtat e njeriut, me votim të fshehtë (1), nga Kuvendi me 2/3 e votave, me votim të fshehtë (1), dhe nga Gjykata Kushtetuese, gjithnjë me votim të fshehtë (1). Për të evituar, apo penalizuar, mosveprimin e njërës prej strukturave të mësipërme, Brozi sugjeron që “nëse një subjekt dështon në përpjekjet për ta bërë zgjedhjen brenda afatit, kjo e drejtë i kalon subjektit që ka përfunduar i pari zgjedhjen e anëtarit të KQZ-së”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Hmm ... struktura jo politike e jo te politizuara ... mire e ka e mire ia tha, po kujt ia tha.

Ku jane, te lutem shume, keto struktura te pavarura ne Shqiperi: Presidenti i ri qe do te zgjedhi Sala, Gjykata e Larte eshte institucion i pavarur? Nese eshte bere sot naten, se deri dje nuk ishte i tille.

Prandaj edhe propozimi nuk me duket i zbatueshem, megjithese eshte i mire.

Tung,

Blendi

Submitted by koz (not verified) on

Kjo ide s'eshte e keqe ne princip por do te hidhet poshte nga Berisha dhe politika shqiptare qe kerkon te kete kontrollin e saj te plote mbi KQZ.  Per mua nuk do shume mend qe KQZ dhe cdo element/strukture e zgjedhjeve duhet te jete apolitike por kjo Formule eshte gjithashtu disi e veshtire per tu aplikuar duke pasur parasysh menyrat se si behet cdo lloj zgjedhje ne kete vend me fomrat e ndryshme te presionit dhe manipulimit. Per mua perseri edhe kjo formule nuk mund ta zgjidh ceshtjen derisa Berisha (apo cdo lider me prirje diktatoriale) te jete ne pushtet.  Per momentin I bie qe Berisha ti marre apriori te gjithe (5) anetaret e KQZ qe perzgjidhen nga gjoja-drejtesia plus edhe presidencen neser - pra i ngelet te jene te diskutueshem vetem ai nga parlamenti me 2/3 dhe shoqeria civile - dhe po te mendosh se kush perfaqeson shoqerine civile sot ne shqiperi veshtire te jesh optimiste per nje figure vertet te pamvarur.  Me rendesishme se formula m endoj se eshte promovimi i pjesmarrjes ne keto forume/pozicione te personave me kapacitet dhe ndershmeri profesionale, pajisja e tyre me mbrojtje dhe imunitet nese nevojitet per pamvaresine e vendimeve te tyre si dhe sanksioneve te renda per mashtrim, korupsion apo shkelje te qellimshsme te procedurave, ligjeve dhe kushtetueshmerise. Me fjale te tjera kodi zgjedhor duhet te marre parasysh krimin lektoral te iniciuar apo mbeshtetur nga lloji i Ristanit me co. Kultura e perzgjedhjes me vota te fshehta nga ana tjeter duhet mbeshtetur fort ne nje vend si shqiperia dhe cdo forme e filtrimit te plote te individeve apo institucioneve bazike te vendit duhet perkrahur pa ekuivok.

Submitted by I Pakapshem (not verified) on

Qe duhet te depolitizohet jo vetem KQZ-ja, por dhe Kolegji Zgjedhor edhe e gjithe administrata zgjedhore ne teresine e saj, eshte nje gje e gjitheditur per nje kohe te gjate.  Problemi qendron si dy balozet e medhenj te politikes shqiptare nuk jane te interesuar fare per kete gje, sepse do i jepte fund duopolit te tyre ne politike.

Submitted by Individi (not verified) on

E si dreqin do ja bejne per komisioneret ne rrethe?! Do i zgjedhe e jema e Zefit?

Submitted by Daja (not verified) on

Po te isha ne vendin e Berishes, do ja leja Komisionin Qendror te Zgjedhjeve teresisht opozites, bile edhe komizionet zonale, sepse PS trashegon nga PPSH nje pervoje te jashtezakonshme me zgjedhjet qe nga 2 Dhjetori 1945.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mire do ishte ta shihnim te realizuar ne praktike.Por te gjitha i ka saliu ne dore dhe paret i ka ai dhe po e çon vendin me keq.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.