Deri në 50% e mënyrës sesi i investojmë paratë, shpjegohet nga gjenet që kemi

Revista The Economist raporton për një studim të Stephan Siegel dhe Henrik Cronqvist mbi mënyrën sese kanë i kanë investuar paratë 15,208 çifte binjakësh suedezë. Ata kanë arritur në konkluzionin se ngjashmëria në mënyrën e investimit është shumë më e madhe tek binjakët identikë sesa te binjakët joidentikë, të cilët kanë të përbashkëta vetëm gjysmën e gjeneve. Në bazë të analizës statistikore të të dhënave të investimeve personale të binjakëve, autorët e studimit kanë llogaritur se faktorët gjenetikë përcaktojnë 25%-50% të mënyrës sesi njerzit i investojnë paratë. Faktorët ambientalë-shoqërorë përcaktojnë pjesën tjetër.
E.Zaloshnja
Comments
Une i investoj parate e mia
<p>Une i investoj parate e mia ne baste sportive dhe kazino.</p>
Add new comment