Mos kini frikë nga "Mein Kampf"

Postuar në 09 Janar, 2016 12:46
Susanne Spröer

30 prill 1945, pak ditë para fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në bunkerin e kancelarit të rajhut në Berlin Adolf Hitler vret veten me një plumb në kokë. Njeriu, nën diktaturën e të cilit Gjermania dhe bota u zhytën në një luftë mizore dhe që vrau gjashtë milionë hebrej. Se çfarë kishte planifikuar ky njeri, kjo mund të ishte mësuar rreth 20 vjet më parë. Gjatë qendrimit në një burg në vitin 1924 Hitleri kishte nisur të shkruante një libër: "Mein Kampf". Një vepër cytëse plot urrejtje ndaj hebrejve, me të cilën u shpall njëkohësisht lufta brutale pushtuese kryesisht në Europën Lindore.

Ky libër tashmë del në shitje të lirë në tregun gjerman pasi 70 vjet pas vdekjes ka skaduar afati i së drejtave të autorësisë. Deri më sot landi shtet i Bavarisë si trashëgimtar i veprës e kishte penguar ribotimin. Vendimi argumentohej, se synohet të ndalohet përhapja e mendësisië nacionalsocialiste dhe gjithashtu duhet pasur kujdes për viktimat e diktaturës nacionalsocialiste.

Një Gjermani tjetër

A duhet të kemi ne frikë nga ky libër dhe fjalët e tij përçmuese ndaj njeriut? Fjalët mund të jenë të forta dhe të rrezikshme. A është e papërgjegjshme, që tani këtë libër të vrasësit në masë Adolf Hitler ta lejosh të shitet lirisht nëpër librari?

Unë mendoj: jo. Absolutisht jo. Sepse Gjermania ka ndryshuar. Gjermania e shekullit të 21-të nuk është më ajo e Republikës së Vajmarit, në të cilën demagogët e djathtë me ndihmën e një propagande të rafinuar mundën t'i manipulojnë masat. Asokohe shumica e gjermanëve ende karakterizohej prej strukturave autoritare të perandorisë, që ishin skeptike madje edhe refuzuese kundrejt demokracisë së re.

Por sot njerëzit sërish brohorasin parrulla të djathta, mund të thonë disa kritikë. Po, kjo është e vërtetë, këtë e tregojnë demonstratat e lëvizjes Pegida apo postimet plot urrjetje në rrjetet sociale. Por sot këto nuk përfaqësojnë shumicën. Shumica e gjermanëve qendron solide në themelet e demokracisë. Gjermania është - e këtë e shohim në radhë të parë në planin krahasimor ndërkombëtar - një demokraci e qendrueshme. Për këtë ne duhet të vazhdojmë të luftojmë gjithmonë, edhe kjo është e qartë. Por demagogjia e "Mein Kampf" 70 vjet pas luftës nuk ka përse të ngjallë më frikë.

Demaskim përmes komenteve

Demaskimi si demagogji është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ndaj është mirë që "Mein Kampf" tani botohet direkt në një edicion shkencor, për të cilin ka punuar me vite një ekip historianësh të Institutit gjerman për Historinë bashëkohore (IfZ). Komentet e rendisin përmbajtjen e origjinalit në sfondin historik, plotësosjnë informacionet lidhur me personat dhe kontekstet dhe "ia presin fjalën demagogut Hitler", siç ka formuluar drejtori i IfZ, Andreas Wirsching. Gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat nxistëse paraqiten hapur si të tilla.

Kjo ia heq librit aurorën e rrezikshmërisë, që deri më sot justifikonte ndalimin dhe tabuizimin e tij. Keqinterpretimi mitik nga radikalët e djathtë ka një fund, nëse "Mein Kampf" nxirret nga errësira e fshehjes në dritën publike. Kushdo tani mund të krijojë vet një mendim prej vetëekspozimit autobiografik të Hitlerit dhe tezave të tij përçmuese ndaj njeriut, që shpesh janë formuluar në një gjuhë të vështirë për t'u kapërdirë e madje çuditërisht bombastike. Kushdo mund të konfrontojë vetveten dhe demagogjinë e djathtë me argumenta logjikë dhe të japë gjykimin e vet. Që grupet e djathta mund ta keqpërdorin edicionin e komentuar, është gati e pamundur.

Botimi i ri -ai antitoksik

Kjo për faktin se "Mein Kampf" natyrisht që prej kohësh mund të gjendet kudo - mjaftojnë vetëm disa klikime në internet. Pikërisht për këtë arsye është edhe më e rëndësishme, që edicioni i komentuar tani të dalë si "antitoksik" ndaj botimeve që qarkullojnë në rrjet. Se sa është arritur kjo, do ta tregojë analiza e kujdesshme e edicionit. Mbetet interesante të mësohet edhe se kush do ta blejë e do ta lexojë atë. A do të jetë një publik i gjerë (me gjasë jo) apo më shumë do të jetë një publik i interesuar për historinë? Eshtë mirë edhe që me këtë mund të punojnë shkollat. Si administrata e arsimit në Berlin ashtu edhe Ministria e Kulturës në Bavari kanë sinjalizuar, se janë të hapura për përdorimin e botimit kritik nëpër shkolla, për aq kohë sa qëllimi është demaskimi i ideologjisë nacionalsociliaste dhe luftimi i ekstremizmit të djathtë. Kështu edhe në shkolla do të jetë i përdorshëm një burim i rëndësishëm për historinë e nacionalsocializmit.

Retorika, që ka përdorur Hitleri, sot nuk funksionon më. Por edhe më tej ne duhet të trajtojmë çështjen, se si mundi të arrihet në krimet e tmerrshme të gjermanëve gjatë nacionalsocializmit dhe si mund të ndalohet diçka në të ardhmen. Leksioni nga "Mein Kampf" mund të kontribuojë, për të gjetur përgjigjet për këtë.

 

"DW"

Comments

Submitted by I vemendshmi (not verified) on

I njejti problem mund te diskutohet edhe lidhur me ribotimin e librave te diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Edhe shqiptaret duhet të trajtojmë çështjen, se si mundi të arrihet në krimet e tmerrshme të shqiptareve ndaj shqiptareve gjatë regjimit te Hoxhes dhe si mund të ndalohet kjo gje në të ardhmen. Keshtu si shkojne punet ne Atdheun tone perjetesisht te majte, ku cdo pune behet mender me doren e "bythes" nuk eshte cudi qe ndonje dite te shohim rishfaqjen e burgimeve politike dhe torturave neper burgje.

Submitted by Latifondisti (not verified) on

O i Vememendshem, mos ke patur ndonje njeri tendin ne burg, dhe ka vene ne pune ndonje pjese te trupit per te mbijetuar ? Kjo gje, mbasi popullin nuk mundesh, as t'a importosh dhe as t'a eksportosh, populli eshte ky qe eshte, i majte, do apo nuk do ti. Dhe, sa per doren e "bythes", qe thua zotrote, eshte e drejte, mbasi eshte dore e fendesishme, qe pastron bythen, nga nevoja, si rezultat i asaje qe ka futur goja. Dhe jo me kot ka dale shprehja bythe pa lare, pikerisht se nuk ka vene doren qe thua zotrote, ne pune. Kaq per kete teme. Kujdes, se dynjaja, ka sy, veshe dhe hunde, sigurisht edhe shkelma dhe krahe e grushta, dhe gishta, qe formojne doren, dhe per rrjedhoje edhe doren e bythes.

Submitted by I vemendshmi (not verified) on

Lato, je shume konfuz. A me tregon cfare ke pire a tymosur qe arrin te kombinosh gishtat, kockat, gojen, mutin, ushqimin ne keto 5-6 rreshtat e tua pa asnje kuptim?

Pervec pyetjes qe shtron ne fillim, qe edhe ajo pyetje tregon se probabilisht qysh kur ke qene femije babi te trembte me gogolin dhe burgun per te te vene ne gjume, qe ka nje fare kuptimi, ai kombinimi tjeter me poshte sic te thashe eshte absurdisht fenomenal.

Nga ana tjeter, ajo pyetje zbulon pa dashjen tende qe ndoshta babi edhe te ka ngacmuar pak ne ndonje vend delikat. Megjithate une po te pergjigjem me sinqeritet te plote, jo as vete nuk kam qene ndonje here ne burg se nuk jam budalla dhe as ndonje njeriu im i afert nuk ka qene ndonje here ne burg. Perse sipas shume prej jush mendjepjerdhurve te majte, komuniste apo socialiste, duhet pa tjeter te kesh qene ne burg qe te mos jesh i majte?

Sa per popullin, kur me thua qe eshte i majte me ben pak per te qeshur, jo per gje po, e para nuk dihet mire kush eshte populli, ja psh edhe prifti eshte popull (sic thuhet ne nje film te shkelqyer te socrealizmit) po urata nuk eshte i majte apo jo? E dyta, populli jone i nderuar shqiptar po ta pyesesh a eshte i majte apo i djathte do t'i zgurdulloje nje here syte mire e mire, do te te shikoje me inat e ka per te thene: "Po mor lal, ai vet qysh n'fillim na thoshte kur e pytshim si e ke emrin: "Tarras, Tarras po ne nuk e ngjum e kshuqi na i rrasi sa krahu". E more vesh or palle se sa i majte eshte populli?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.