Nxirren në shitje “Albpetrol”, aksionet e shtetit tek “Albtelekom” dhe “Armo”
Ministria e Ekonomisë parashikon që të privatizojë kompaninë”Albpetrol” për një shifër 95 milionë euro. Kështu parashikohet nga kjo ministri që ka si kuadër veprimi Planin e Privatizimit 2015-2017. Për këtë vit shifra e pritshme është 99.3 milionë euro, prej të cilave 4 milionë do të arkëtohen nga provatizimi i aseteve të tjera. “Monitor” referon se për privatizmin e “Albpetrol” është ngritur një grup pune, “me asistencë teknike nga IFC”, që është duke studiuar mundësinë e ristrukturimit të kompanisë shtetërore, “me qëllim shitjen e tij si një aset strategjik”. Për “Albpetrol” kompania kanadeze “Bankers Petroleum” ofroi 300 milionë euro në vitin 2012, që është 3 herë më e lartë.
Për vitin 2017 qeveria parashikon arkëtimin e 53 milionë eurove nga shitja e paketës së aksioneve shtetërore në kompanitë “Albtelekom” dhe “ARMO”. Këto masa vijë disi në kundërshtim me ligjin e para disa javëve që rregullonte ortakërinë e shtetit me privatët në investime të caktuar. Në kushtet kur shteti posedon sot aksione në tri kompani me rëndësi strategjike, është e pashpjegueshme se përse ato shiten 100%. Sektori i hidrokarbureve dhe ai i telekomunikacionit janë strategjike dhe si të tilla ato bëjnë në pjesë në objektin e ligjit për partneritetin me privatin.
Comments
A ka ngelur ndonje gje nga
A ka ngelur ndonje gje nga ato quhen strategnike per nje shtet pa shitur? Jo per gje po degjojme gjithe diten qe "do te bejme shtet", dhe sigurisht na vjen mire, por kur degjojme e lexojme se si shitet, koncensionizohet, grabitet pasuria e perbaahket athere si hap i pare vjen pyetja e mesiperme. Tung
Add new comment