albpetrol
Alarmi i Albpetrol: Bankers Petroleum po transferon para jashtë
Kompania publike Albpetrol, e cila mbikëqyr koncesionet e naftës, ka lëshuar alarmin se Bankers Petroleum po transferon para jashtë Shqipërisë, në një kohë që borxhet e saj brenda vendit janë rritur me shpejtësi. Përmes një shkrese zyrtare, ne dhjetor të vitit të kaluar, Albpetrol i ka kërkuar sqarime të hollësishme Bankers Petroleum mbi këtë çështje duke e pyetur shprehimisht se sa është shuma e parave të transferuara jashtë dhe me çfarë motivacioni janë transferuar ato.
Ndryshon drejtimi i Albpetrol
Sektori i naftës në Shqipëri duket se po kalon një fazë tranzitore për ecurinë e së cilës nuk mund të thuhet shumë për momentin.
Kompania shtetërore e naftës, Albpetrol, njofton se ka ndryshuar së fundmi administratorin e saj, Endri Puka. Në vend të tij është caktuar shefi i sektorit teknik ing. Kastriot Bejtaj.
Në njoftimin e vet, kompania bën me dije se drejtimi nga Endri Puka ka rezultuar me fitime dhe theksohet se për vitin 2016, shoqëria ka realizuar fitim prej 1.5 miliardë lekësh.
Ca fakte zyrtare nga kleptokracia e modelit Gjiknuri në kompaninë Albpetrol
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje të mëdha në administrimin e Albpetrol, të cilat arrijnë në 15 miliardë lekë. Sipas njoftimit zyrtar të KLSH në periudhën nga data 1 korrik 2015 deri me 30 tetor janë paguar 79 punonjës për vendime gjyqësore të largimeve nga puna pa shkaqe të arsyeshme të periudhave të mëparshme në shumën 58,448,661 lekë, e cila ka rritur kostot e shoqërisë. Në 40 raste zbatimi i vendimeve gjyqësore është bërë nëpërmjet zyrave përmbarimore duke rritur akoma më shumë koston e këtyre largimeve pa shkaqe të përligjura.
Albpetrol, prishet marrëveshja me Transatlantic
Dy vendburimet e naftës dhe gazit në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul do t’i rikthehen në administrim qeverisë shqiptare. Kompania shtetërore e naftës Albpetrol ka njoftuar koncesionarin TransAtlantic Albania për mbylljen e njëanshme të marrëveshjeve hidrokarbure për këto vendburime.
"TemaTv"
Nxirren në shitje “Albpetrol”, aksionet e shtetit tek “Albtelekom” dhe “Armo”
Ministria e Ekonomisë parashikon që të privatizojë kompaninë”Albpetrol” për një shifër 95 milionë euro. Kështu parashikohet nga kjo ministri që ka si kuadër veprimi Planin e Privatizimit 2015-2017. Për këtë vit shifra e pritshme është 99.3 milionë euro, prej të cilave 4 milionë do të arkëtohen nga provatizimi i aseteve të tjera. “Monitor” referon se për privatizmin e “Albpetrol” është ngritur një grup pune, “me asistencë teknike nga IFC”, që është duke studiuar mundësinë e ristrukturimit të kompanisë shtetërore, “me qëllim shitjen e tij si një aset strategjik”.