Ca fakte zyrtare nga kleptokracia e modelit Gjiknuri në kompaninë Albpetrol
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje të mëdha në administrimin e Albpetrol, të cilat arrijnë në 15 miliardë lekë. Sipas njoftimit zyrtar të KLSH në periudhën nga data 1 korrik 2015 deri me 30 tetor janë paguar 79 punonjës për vendime gjyqësore të largimeve nga puna pa shkaqe të arsyeshme të periudhave të mëparshme në shumën 58,448,661 lekë, e cila ka rritur kostot e shoqërisë. Në 40 raste zbatimi i vendimeve gjyqësore është bërë nëpërmjet zyrave përmbarimore duke rritur akoma më shumë koston e këtyre largimeve pa shkaqe të përligjura.
Është dhënë karburant për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës në kundërshtim me ligjin me vlerë 1,800,120 lekë. Për vitin 2015, punonjësve të Albpetrol u janë likuiduar shpenzime transporti në kundërshtim me ligjin me vlerë 26,122 mijë lekë.
Nga Albpetrol për vitin 2016 (janar-qershor), janë parashikuar shpenzime transporti me vlerë 9.4 milionë USD dhe në fakt janë paraqitur shpenzime me vlerë 13.59 milionë USD, me një rritje rreth 30 %. Kjo rritje nuk justifikohet me prodhimin i cili është në nivele të njëjta me programimin. Krahas rritjes së shpenzimeve të pa argumentuara për transport, Kontraktori realizon këtë shërbim me çmime shumë më të larta se tregu.
Nga testimi i 147 puseve, 45 kanë rezultuar me diferenca të konsiderueshme të prodhimit faktik, krahasuar me prodhimin e raportuar, me rreth 283 m3 në ditë, në bazë vjetore rreth 103,295 m3, ose rreth 8.5 të prodhimit të përgjithshëm. Ky veprim ka shkaktuar pasoja të rënda financiare për shtetin.
Mos deklarimi i saktë i prodhimit të puseve përbën devijim material të marrëveshjes nga ana e Kontraktorit dhe përbën abuzim në raportimin e saktë të të ardhurave dhe rrjedhimisht mos përcaktimin real të Faktorit R, i cili duhet të ishte më i madh se i deklaruari dhe mëi madh se 1.
Kjo pasuri po shfrytëzohet keq dhe në kundërshtim me marrëveshjen hidrokarbure, pa marrë në konsideratë faktin se vetë marrëveshja është hartuar në mënyrë të disfavorshme për interesat e Shtetit.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit të listë-pagesave të administratës së Albpetrol SHA, rezulton se në muajin gusht 2015, Albpetrol SHA ka kryer pagesa për shpërblimin e Grupit të punës të ngritur me Urdhër të Ministrit.
Comments
Dhe te gjithe therasim fort :
Dhe te gjithe therasim fort : VETING, VETING, REFORME NE DREJTESI etj.
Add new comment