Ndryshon drejtimi i Albpetrol
Sektori i naftës në Shqipëri duket se po kalon një fazë tranzitore për ecurinë e së cilës nuk mund të thuhet shumë për momentin.
Kompania shtetërore e naftës, Albpetrol, njofton se ka ndryshuar së fundmi administratorin e saj, Endri Puka. Në vend të tij është caktuar shefi i sektorit teknik ing. Kastriot Bejtaj.
Në njoftimin e vet, kompania bën me dije se drejtimi nga Endri Puka ka rezultuar me fitime dhe theksohet se për vitin 2016, shoqëria ka realizuar fitim prej 1.5 miliardë lekësh.
Megjithatë, kompania bën me dije se qeveria ka menduar ristrukturimin e saj por që kjo ide është ende në fazë studimore.
Lidhur me këtë është ngritur një grup ndërministror por më shumë se kaq nuk thuhet. Fati i Albeptrol po diskutohet ndërkohë që me kompaninë Armo po luhen shumë skenarë. Kryeministri deklaroi se privatizimi I Armo-s ishte një akt kriminal dhe së fundmi është theksuar se Armo ka qenë kompani me fitim në kohën kur administrohej nga shteti.
Është herët për të thënë se çfarë do të ndodhë me Albpetrol, por kalimi drejt privatizimit do të ishte një hap i guximshëm në kushtet kur përvoja me Armo, por edhe kompani të tjera si OSHEE-CEZ apelojnë për kujdes.
Add new comment