Masturbo, kënaqu e shiko, por mos kritiko e mos e anko!
Mediat kanë rëndësi të veçantë në edukimin, mësimin dhe kultivimin e sjelljeve te fëmijët. Por, përmbajtja e mediave tona, veçanërisht e atyre vizuale, është plot kiç dhe shund. Këtu dëshiroj të nënvizoj një fenomen që është i stërmbushur me shumë elemente pedofilie. Ky prodhim mediatik është duke u keqpërdorur nga disa regjisorë televiziv dhe organizatorë të ”festivaleve të kulturës”, si në Tiranë e po ashtu edhe në Kosovë.
Është fjala për seksualizmin e fëmijëve tanë nga pedofilia “jonë” televizive. Gati përherë, kur e hapim televizionin dhe kur ndjekim ndonjë festival të këngës për fëmijë, do të mbesim syhapur dhe të brengosur me pamjet që na ofrohen neve, konsumuesve dhe prindërve: fëmijët tanë, të veshur dhe të shminkuar si aktore erotike e pornografike; çupat tona 3, 4, 5, 6, 7 vjeçe të shfrytëzuara nga pedofilët parafitues.
A është e mundur kjo?
Duke u nisur nga shumë teori të shkencave të mediave, duhet të themi se këto xhirime dhe fotografi erotike me fëmijët (çupat) tanë duhet të rishikohen dhe të pastrohen sa më parë. Shfaqjet e çupave 12-vjeçare me rroba provokuese dhe më lëvizje e qëndrime erotike, që aludojnë në femrat e rritura dhe në top-modele, nuk janë asgjë tjetër pos instrumentalizim/shpërdorim i fëmijës.
Është jo etike dhe moralisht e pambrojtur që mediat të transportojnë në pubik këto fotografi seksuale. Përkundrazi, këtu, për ta evituar këtë problematikë mediatike dhe degjeneruese të shoqërisë sonë do të duhej të bëhej një marrëveshje dhe bashkëpunim i qartë ndërmjet prodhuesve, konsumuesve, institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve dhe psikologëve.
Shkurt e shqip: çupëzat e njoma nuk do të duhej të lejohej që të shfaqen si ”porno yje”. Trevjeçaret duhet të lirohen nga presioni i seksit, presion që u bëhet nga regjisorët shkurtëpamës televiziv dhe nga organizatorët e shumë festivaleve dhe emisioneve televizive. Katërvjeçaret janë aq të vockla për t’u veshur me rroba që mund t’i takosh vetëm në ”shitoret erotike” të Perëndimit. Pesëvjeçaret janë aq fëmijërore sa që këto do të duhej të luanin me kukulla para se të ngjyroseshin me kozmetikën dhe me grimin e një të rriture.
Andaj, është nevojë e ngutshme e kohës që të zgjohemi dhe të vështrojmë me një kritikë më serioze dhe më të thellë dhe ta ndalojmë pedofilinë mediatike me fëmijët tanë.
Shumë psikologë gjermanë pohojnë se një numër jashtëzakonisht i madh i nënave nuk dëshirojnë që t’i shohin vajzat e tyre si instrumente seksi dhe erotike. Ato nuk i duan shikimet e padjallëzuara të fëmijëve të tyre, shikime sikur duan të thonë: ”Oh, eja e më puth, se më dogje”.
Ky është shfrytëzim dhe diskriminim. Fëmijët nuk i kuptojnë se çfarë imitojnë dhe së çfarë do të thotë imitimi i një këngëtareje të rritur me kërthizë në fushë, me karmin në buzë dhe, mbi të gjitha, me kërcim dhe “striptiz” erotik, duke tentuar t’i imitojnë këngëtaret e rritura.
Ndikimi i të rinjve dhe i fëmijëve nga mediat është një temë e rëndësishme. Këtij problemi social e kombëtar duhet kushtuar një vëmendje të veçantë, si nga ambienti politik, po ashtu edhe nga të gjitha fushat që luftojnë për mbrojtjen e fëmijëve.
Por kjo nuk është e lehtë, veçanërisht jo në Prishtinë. Pushteti, i cili ka zaptuar mediat publike, është tmerrësisht i interesuar që të prodhoj sa më shumë kulturë erotikë dhe poronografi publike.
Si është e mundur kjo, të nderuar lexues?
E bënë këtë, “pushteti ynë” sepse, me këto prodhime erotike e pornografike është më e lehtë të kontrollosh dëshirat, epshet dhe vëmendjen e masave të gjëra. Sunduesit shqiptarë të Prishtinës, duke përdorur ndjenjat, dhe më pak logjikën, në prodhimet e tyre mediatike, duan të formësojnë e të prodhojnë “qytetarin aktiv” që shiqon, kënaqet dhe masturbon para televizionit publik (erotik), e, në anën tjetër, ky sundues, dëshiron të ketë sa më pak, mundësisht sa më pak, qytetarë aktiv e logjik që kritkojnë dhe nuk durojnë pornografizimin e familjes, ekonomisë, edukimit, kulturës dhe politikës shqiptare.
Comments
Banaliteti i jashtezakonshem
Banaliteti i jashtezakonshem i titullit ben qe te mos merrem dot me vleresimin e permbajtjes. Gabim qe autori ve tituj kaq banale dhe me gabim akoma qe Respublika pranon tu beje jehone.
Te vjen turp te hapesh disa artikuj te tille ne ambjente publike, sepse titujt mund te lexohen nga kalimtare te rastit, shqiptare a te huaj, qe do te nxirrnin konkluzionin e gabuar per interesat e lexuesit...
Shkrim i peshuar dhe i mrekullueshem
Faleminderoj autorin per shkrimin dhe per ringritjen e ketij problemi te madh shoqeror si dhe mundesine per ta debatuar e per ta rivleresuar rolin e demshem te medias.
Shqetesimi i autorit, perkon
Shqetesimi i autorit, perkon me shqetesimin e pergjithshem kombetar, perjashto familjet me probleme e drama sipasoje e ndikimit te alkoolit, droges, prostitucionit etj, te cilat nuk e kuptojne ose nuk duan te kuptojne ndikimin negativ qe sjell tek femijet, me familiarizimin si "porno star".
Ky eshte nje problem i madh dhe i mprehte shoqeror, dhe mendoj qe duhet te ngrihet i madh e i vogel, qe ky fenomen te ndryshohet menjehere, sa s'eshte vone, ku ne rast te kundert, pasojat do te ishin aq te medha e te parikuperueshme, sa nuk do t'ja merrte mendja njeriu.
Pershendetje e pergezime per trajtimin profesional qe i keni bere problemit.
Nder Temat me te rendesishme
Nder Temat me te rendesishme te shoqerise Shqipetare. Filliza e problemeve te shoqerise tone eshte Pasiguria kolektive , josinqeriteti e deri te nje lloj ekzibicionizmi kolektiv apo nji nevoje e tepruar per te treguar pjeset e trupit pertej normales (per momentin ma shume se cdokund ne bote) veshje super provokative edhe sinjale seksuale 24/7 pa kontrolle fare. Komplet sh0qeri e deshtuar ne mungese te Komunikimit normal mes dy Gjinive. Krejt kjo si pasoje e SHTYPJES SEKSUALE gjate tere jetes. Sjellje komplet artificiale, veshje edhe sjellje e femrave si prostituta , meshkuj mendjemedhenj , te mbushur pasiguri e genjeshtra me karakter te super kamufluar si pasoje e raporteve tejet te josinqerta me gjinine e kundert . Jemi mbushur Mite e Legjenda se sa te fort ne krevat e atractive jane meshkujt Shqipetare, perderisa prej Londres e deri ne Itali i ndegjon femrat e huaja tallen me sarkazem per meshkujt Shqipetare ne lidhje me pasigurite e tyre ne krevat qe bjen ndesh me mendjemadhesine e Arrogancen kur ndodhen ne grup apo vene publike . kOSOVA EDHE MAQEDONIA I KA MESHKUJT MA TE PAPERVOJE E TE PASIGURTE NE EVROPE KUR VJEN PUNA TE SEKSI DHE RAPORTET MASHKULL-FEMER Personalisht e kame kaluar gjysmen e jetes rreth 21 vite neper qytetet boterore edhe ende nuk kam pa situate sociale edhe njerez me te hendikepuar emocionalisht se neve. JOSINQERITETI EMOCIONAL NEVE AUTOMATIKISHT NA BEN NDER SHOQERITE MA TE PASINQERTA KU RAPORTET MES GJINIVE JANE KOMPLET NJE GENJESHTER APO AKTRIM QE MES CIFTAVE SHUMICEN E RASTEVE ZGJAT DERI NE VDEKJE. KETO JANE TIPARE TIPIKE TURKE EDHE ARABE QE NUK KANE LIDHJE FARE ME KULTUREN EVROPIANE QE NE AQ SHUME MUNDOHEMI ME E KOPJU . FAKTET QE I CEKA ME LARTE ESHTE SAKTESISHT MENYRA SE SI NEVE NA SHOFIN TE HUAJT. JEMI TEPER TE THJESHTE PER TE NA ANALIZUAR PASI KETO PROBLEME SHOQERITE TJERA I KANE KALU SE PAKU 100 VJET . DIKUSH MUNDET ME U MUNDU ME I HUMB VLEREN GJERAVE QE I PERMENDA POR E VERTETA ESHTE SE GJERAT QE I SIPERPERMENDA NA SJELLIN TEK BAZA E TIPAREVE KRYESORE(SINQERITETI , PRANIMI I FAJIT , JO XHELOZIA...) MBI TE CILAT JANE NDERTUAR SHOQERIT ME TE SUKSESHME BOTERORE. KETA NJEREZ TEK NE UDHEHEQIN SHTET I CILI DOMOSDOSHMERISHTE,SI SHOQERI E JOSIQERTE QE JEMI ESHTE I BAZUAR NE KTRIM TE DOBET E GENJESHTER
Add new comment