Jemi gati për një Kod të ri Rrugor?

Postuar në 12 Shtator, 2011 02:16

Pritet të futet në iter-in parlamentar projekti i Kodit të ri Rrugor të Republikës së Shqipërisë, miratimi i të cilit kërkon 84 vota. Synohen masa të forta shtrënguese ndaj atyre që do të shkelin e dhunojnë rregullat e qarkullimit nëpër rrugë. Ja disa sanksione, që parashikohen në këtë Kod:

1.Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejës së drejtimit nga 1 (një) deri në 3 (tre) muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 (tre) deri në 6 (gjashtë) muaj.

2.Cilido, që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim, si dhe sipas orientimit të policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.

3.Cilido, që kryen një parakalim të gabuar ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

4.Cilido, që shkel largësinë e detyruar nga një mjet tek tjetri ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

5.Cilido, që ndryshon korsinë ose kryen manovra të tjera të ndaluara në rrugë ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

6.Cilido, që ndalon makinën në vendpushime të ndaluar ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

7.Cilido, që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, që drejton makinën me syze të errëta ose kapet duke folur me telefon ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.”.

8.Cilido, që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga dhjetë mijë e deri në dyzet mijë lekë. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative plotësuese me pezullim të lejedrejtimit për 6 muaj deri në 12 muaj, ose 1 deri në 2 vjet, kur subjekti e përsërit shkeljen brenda një viti.

Etj, etj, etj.

Nisma nuk ka të sharë, por opozita s’do bënte keq të këmbëngulte që tek “cilido” të përfshihen dhe drejtuesit e makinave të krerëve të institucioneve, që policia rrugore të pastrohej prej policëve të rekrutuar për merita jo profesionale, dhe që të ketë sanksione shumë të forta për policët që kundravajtësit i gjuajnë me logjikë selektive.

Re.Pu.

Comments

Submitted by myzeqari (not verified) on

Ne te gjitha keto nenet apo sanksionet e kodit qe fillokan me "cilido"  vihet re ne fund kjo shprehje : "me gjobe nga dy mije deri tete mije" "nga 1 mije deri ne 4 mije" etj etj..Mjafton kjo "tolerance" e ligjit per ta bere ate mjaft te kollajshem per tu shkelur..Cili e vendos kete nese gjoba duhet te jete 2 mije apo 8 mije per te njejten shkelje? Polici. e c'rast? ne kembim te ndonje leku nen dore..Ligji behet "i thate"..nqs duan te bejne ligje..Ose 2 mije leke ose 4 mije leke dhe pike. Ne te kundert le shteg per abuzime..Enjejta gje eshte edhe per ligjin e doganave!

Submitted by luani (not verified) on

Ketu nuk eshte problemi i mosekzistences se gjobave. Problemi eshte qe po ishe mik i pushtetit, ose po pate X5, dhe ishe "i forte" polici nuk te ndalon. Problemi eshte qe semaforin me te kuq e parakalojne fuoristrada, dhe polici nuk i ben asgje. Problemi eshte se policia tashme eshte komplet e korruptuar, dhe s'ka me fare autoritet. Problemi eshte qe trafiku eshte teper i renduar, dhe nuk ka fare vendparkime. Nuk eshte puna per gjoba me te larta, qe gjithsesi do ti paguajne qytetaret me te rregullt. Megjithate ideja eshte shume e thjeshte. Arka e shtetit eshte bosh, dhe duhet mbushur...

Submitted by tiku (not verified) on

Ne Shqiperi nuk eshte problem kodi rrugor, por si te gjitha ligjet zbatimi i tij. Neqoftese deri tani Shoferet i genjenin policet me nga 2 deri ne 5 mije leke(te vjetra), sepse masa e gjobes arrinte deri ne 20.000-30.000 leke (te vjetra) maksimalisht, me hyrjen ne fuqi te kodit te ri policet do fusin ne xhep nga 10000 deri ne 20000 lek duke pare se gjobat me te afersisht nisin nga 20000 leke e siper. Sa me shume te rriten gjobat aq me shume shoferet do jene te predispozuar tu japin leke policeve..

Zgjidhja qendron ne radhe te pare ne permiresimin e infrastuktures rrugore sidomos ne vendosjen e sinjalestikes!!!!! Vendosja e barrierave anes superstradave ne zonat e banuara(boll me me njereziet qe kapercejne betonat, e llamarinat, jane kthyer ne majmun, sepse mbikalimet jan shume larg zonave te banuara), dhe ndertimi i mbikalimeve per njerezit dhe makinat(superstradat tona ose rruget interurbane kryesore, sepse nuk jane autostrada, kane ne shume pjese te tyre rotonda dhe kryqezime qe bien ndesh me kodin rrugor, pra jane te paligjshme!!!!!). Kto jane kryesoret. Ka dhe shume pika qe lidhjen me levizjen brenad qyteteve, por po anashkaloj. Nje pike tjeter e rendesishme eshte ndihma e shpejte!!! Ne sa rasta kur ndodh nje aksident keni vene re ardhjen e ndonje ambulance???????Ndihma e shpejte eshte zero, te aksidentuarit shoqerohen ne spitale me makina te rastit, me njerez normale qe nuk ia kane haberin e ndihmes se shpejt?? Duke pare numrin e ambulancave per spital, apo me sakte per qytet kuptohet dhe ky fakt!!

Keto jane disa nga problematikat ryesore qe duhen zgjidhur!!!! "Rritja e te ardhurave" te policave rrugor nuk ka per te ndikuar  absolutisht ne gjendjen e sotme, me falni, ne masakren qe ndodh sot ne rruget shqiptare!!

Submitted by kodi (not verified) on

Kodi rrugor eshte nje kopje e kodit italian, por problemi i tij eshte zbatimi. Shpesh per aksidentet fajohen drejtuasit se nuk dine te ngasin mjetin, por ne fakt eshte problemi i mosnjohjes se rregullores, pra ligjit, kodit rrugor. Ne te gjitha rastet e aksidenteve ose jane shkelur normate e shpejtesise, ose te perparesise ose ndonje element tjeter. asnje aksident nuk ndodh se drejtuesi nuk di te ngasi mjetin.

Rregullorja mesohet ne autoshkolla dhe kontrollohet ne Drshtrr nga nje komisjon, i cili per cdo person qe nuk eshte i afte, merr nje shume te majme e cila ndahet deri larte. Nuk  funksionon autoshkolla si ne Itali nga eshte kopjuar kodi, por nje zot e di nga e kane shpikur vetem me qellimin per te zhvatur. Ne keto ndryshime nuk eshte parashikuar heqja e pikeve te patentes si ne Itali, por vetem zhvatje nga policet. Do te duhen 84 vota te

tjera per ta ndryshuar serish

Submitted by Anonim (not verified) on

Kam menduar se nese Lodi rug or shqiptar do te zbatohet me perpikmeri dhe njesoj per cdo shkelje policia e shtetit dhe ministria e brendshme do te kishin te sigurt nje budget te plote dhe rroge te larte per administraten shqiptare. Pra perseri nuk eshte kodi qe na prish Pune por korrupsioni une oriental dhe shkelja e ligjit ne menyre masive apo moszbatimi I ligjit nga police te barter, te pamotivuar dhe lehtesisht te korruptueshem.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.