Braçe për Gërdecin: Me këto dënime të buta, gjykata ka bërë një krim. Ka të drejtë?

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mihal Delijorgjin, Dritan Minxollin dhe Ylli Pinarin, por gjykata e Tiranës ka vepruar me kut tjetër: ka dënuar me 10 vjet burg Delijorgjin, me 18 vjet Minxollin dhe Pinarin, dhe me 6 vjet Luan Hoxhën (ky është larguar nga Shqipëria). Disa agjenci lajmesh kanë informuar duke lënë të nënkuptohet gjendjen e tyre të shock-uar prej këtij vendimi, dhe deputeti Braçe bëhet menjëherë interpret i këtij reagimi. “Turp! Por më shumë krim! 10 vjet burg për 26 të vrarë në Gërdec! E pashembullt! Duhet shpërbërë kjo gjykatë! Ky sistem i korruptuar po gropos Shqipërinë”, thotë Braçe.
Ka të drejtë? Në një intervistë të para ca ditëve për shqiptaren.com, anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, që ka humbur vëllain në Gërdec, bënte me faj më shumë politikanët, dhe më pak biznesmenët, për atë tragjedi. Duket se dhe gjyqtarët e Tiranës kanë arsyetuar në të njëjtën mënyrë.
E.G.
Comments
Kane arsyetuar njesoj ? Ku i

Kane arsyetuar njesoj ? Ku i ke politikanet e denuar...apo i denoi Dvorani me "interviste".

Ata shume i kane edhe aq.

Ata shume i kane edhe aq. Duhen duartrokitur gjyqtaret. Mund te perfundonin te lire fare sic doli Meta. Gjyqtaret e prokuroret qe kur marrin magjistraturen paguajne me dhjetera mijera euro. Besoj se nuk i paguajne per te qene te ndershem. E quajne investim...Dhe ja rezultati: 26 te vrare=30 vite burg!!! Ju pershendes

Te japesh nje mendim a ka

Te japesh nje mendim a ka vepruar drejte apo gabim gjykata duhet te shikosh ligjin.

Nese gjykata ka pranuar se te pandehurit kane vrare 26 persona, atehere ajo ka dhene denime qe i japin te drejte z. Brace. Por ne qofte se gjykata nuk ka pranuar ti gjykoje te pandehurit me ligjin e vrasjes, por me te tjera ligje te Kodit Penal, atehere denimet jane dhene sipas ligjit. Ketu duhet kerkuar kriteri per masen e denimit dhe jo tek madhesia e pasojave. Se, fjala vjen, mund te ndodh qe nje autobuz pa frena shtyp nje numer te madh personash, por shoferi nuk mund te denohet me 20-25 vjet ose me burg te perjetshem.

E.G lexo komentin e "hajde

E.G lexo komentin e "hajde pallavra me gjize" dhe e merr pergjigjen e pyetjes qe shtron.

Shkrim medioker nga ana juaj.Gjykatesit nuk funksionojne si shkruani ju por si u jep urdher Dulla Blu.

Vetem bufi se kupton kete pune.Uroj te mos jeni i tille dhe pyetja juaj te jete sarkastike.Nqs eshte nuk lexohet si e tille.

Miqesisht

E.G lexo komentin e "hajde

E.G lexo komentin e "hajde pallavra me gjize" dhe e merr pergjigjen e pyetjes qe shtron.

Shkrim medioker nga ana juaj.Gjykatesit nuk funksionojne si shkruani ju, por si u jep urdher Dulla Blu.

Vetem bufi se kupton kete pune.Uroj te mos jeni i tille dhe pyetja juaj te jete sarkastike.Nqs eshte,nuk lexohet si e tille.

Miqesisht

Po Brace pse bo sikur eshte

Po Brace pse bo sikur eshte nga Belgjika apo Holanda?????????? Pse habitet Brace??????????Brace ka nja 3 apo kater legjislatura ne parlament.Ka qene dhe ne pozite dhe ne opozite.Bracet e Ps dhe Palokat e Pd i kane zgjedhur gjyqtaret qe nga gjykatat e faktit e deri te gjykata e larte e kushtetuese.Bracet e Ps dhe Palokat e Pd kane bere dhe kodin penal dhe kodin civil dhe kodin e procedures penale dhe masat e denimeve dhe ligjin mbi gjyqsorin, edhe politikat penale edhe ligjin e prokurorise ,ata zgjedhin dhe prokuroret............keshtu qe mos te na bej sikur erdhi nga brukseli dhe po habitet me gjyqsorin shqiptar.

Gjyqsori shqiptar(bashke me prokurorine) ka te njejten fytyre te asaj qe e ka pjelle ...te politikes shqiptare...eshte i korruptuar dhe i paafte.

shtese per verejtjen tende:

shtese per verejtjen tende: po kur mbaheshin kriminelet e 97 rrugeve te Shqiperise deri nga 2003 ne kohen e Nanos? Apo Nanos i lejohej te perdore vrases dhe te mos i gjykoje. Ky eshte sistemi qe ngritet. Tani e paguani edhe ju.

Me pazare nuk ka drejtesi.

Me pazare nuk ka drejtesi. Pazaret behen per placke. Placka eshte pasuri. Ne na 'qan' syri per pak 'xhepa te fryre' se se per 'drejtesi'. Fajin nuk e kane gjyqtaret por sistemi. Fajin per sistemin e ka politika. Per politiken e kemi fajin ne. Te gjitha jane 'lule' te rritura ne 'bacen' tone, te vaditura nga ne, nga vota e jone...Dhe persa kohe nuk do te kuptojme se 'burimi' jemi ne, 'tuneleve' do te rropatemi...

Add new comment