Rama: Azem Hajdari xhonglonte me teza nacionaliste për të bërë për vete turmat e dëshpëruara

Postuar në 11 Mars, 2012 04:42

Në shkrimin e Ramës mbi të djathtën, Berishën, Topin, Spahiun (që çuditërisht ish publikuar veç në Tema e në Panorama, që janë larg njëra-tjetrës në shumë drejtime; të tjerat nuk e botonin; e shumta, e jepnin si lajm), kish një pasazh lidhur me Azem Hajdarin. Për këtë të fundit është folur pak, ndonëse ka qenë një personazh shumë i rëndësishëm në dekadën e parë pas rrëzimit të komunizmit. Është folur nga të vetët, por rëndom është folur me superlativa, pa iu futur thellë personazhit.

Edhe Rama nuk është se thotë ndonjë të madhe. Flet shkarazi për të. Gjen rast të flasë për Hajdarin, teksa thotë të vetën lidhur me Spahiun e Aleancës Kuqezi. “Kreshnik Spahiu ka lidhje me Partinë Socialiste po aq sa ç’ka pasur miku i tij i ngushtë Azem Hajdari, me të cilin kryetari i kuqezinjve ngjiti shkallët e militancës politike në gjirin e PD-së dhe të cilit i ngjan shumë sot në retorikën nacionaliste”, thotë ai fillimisht duke na zbuluar kështu një detaj nga jeta e ish-zv.kryetarit të KLD-së. Pakkush e ka ditur që mentori i Spahiut ka qenë Hajdari.

Dhe Rama vijon të kërkojë ngjashmëri të tjera mes të dyve: “Njësoj si Azemi ai xhonglon mjeshtërisht me turmat e të dëshpëruarve dhe nuk harron asnjëherë të thotë se mbron edhe interesat e ish-komunistëve të ndershëm paçka se qoftë përkatësia e tij politike, qoftë e gjithë shfaqja kuqezi që u ofron shqiptarëve janë produkt i ideologjisë të së djathtës shqiptare të thuajse 100 vjetëve më parë.”

E.G.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Nuk ka thene ndonje gje te re......thjesht ka mbajtur distancen nga grupet e reja per tia lene Sali-ut kopilin ne dere.....

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

nga azemi kam kuptuar qe ishte nje gangster i futur ne loje nga sigurimi,qe perfundoi ne kurthin e gangstereve per te mbyllyr hesape gangsteresh.Kontributi i tij i vetem ishte se themeloi institucionin e gangsterizmit partiak.Saliu eshte pak a shume nje azem me mendje dhe ortake me shume!Kush di me shume le te na sqaroje!Ahmkombi i Azemit ishtye bordura dhe himni kombetar ishte trioja anarkiste:-seks-droge edhe muzike!Opssss,me falni,se e kemi pishtar te demokracise;pune pishash!

Submitted by Anonim (not verified) on

Si nuk u kujtua kush per 6 mujorin e vrasjes se gjyqtarit ne Vlore akoma te pazbardhur ???!!!

Submitted by Pena (not verified) on

Per fat te keq,atje ku shkelte kemba e  A.Hajdarit,nuk mbinte me bar.Vete Saliu e PD-ja nuk lane gje pa bere e pa thene (per keq) per te,dhe tani e "qajne" .Sa njerez tipike,hipokrite nga me te urryerit e races njerezore.Ec e zeru bese kesaj fare politikanesh !

Submitted by I Pakapshem (not verified) on

E pse u dashka besuar Rama per kete qe thote mbi Hajdarin si mentor te Spahiut?

Submitted by adriatik (not verified) on

Azemi ishte nje trafikant ordiner droge.

Kete une e di te vertetuar 100% sepse ai u ngaterrua ne nje afere droge me ca rrugace nga Berati.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.