Gjekmarkaj shkruan për librin e Plasarit; dhe për vetë Plasarin

Postuar në 11 Mars, 2012 04:05

Agron Gjekmarkaj, pedagog në fakultetin e historisë e të filologjisë, ka shkruar në Panorama për librin “Skënderbeu – një histori politike”, i cili përbën veprën më pretencioze të Aurel Plasarit si studjues. Nuk i është bërë asnjëfarë promocioni këtij libri, dhe është për të ardhur keq, pasi në këtë vend nuk ka mbetur asnjë bëmë grafomanësh pa ia tërhequr pak vëmendjen “kritikës” së improvizuar mediatike.

Gjekmarkaj flet me superlativa për librin, por dhe për autorin, të cilin e përkufizon si “një njeri të krijimit dhe njëherësh të shkencës, pedant në gjykime, sa edhe i padisiplinuar, fantast po që po, pse jo edhe absurd ndonjëherë, jo rrallë iritues, intuitiv po aq sa dhe racional, impulsiv hera-herës deri në padrejtësi, natyrë që i gëzohet skandalit sa dhe u druhet pasojave, i përllogaritur dhe njëherësh i pakujdesshëm, që duket sikur nuk është bashkëkohor me shkrimtarët bashkëkohorë, gjithnjë me një stil që është vetëm i veti, ndonëse ngjan sikur diç ka trashëguar sa nga fuqia goditëse e Fishtës, aq dhe nga rafinimi inatçor i Konicës, gjithsesi pa u përfshirë në ndonjë formulë përfundimtare në kohë e sipër që pothuajse asgjë nga sa ka shkruar në këta 22 vjet nuk të lë indiferent, qoftë kur ka lavdëruar, qoftë kur ka denigruar.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by pilo (not verified) on

se si eshte Plasari vete si njeri nuk e di por libri eshte i shkelqyer jashte cdo dyshimi

Submitted by Curi (not verified) on

Agroni eshte keshilletar i presidentit TOPE.

Natyrisht dhe ai duhet te jete i zgjuar si shefi i tij. E ka  rradaken te mbushur plot!...

Submitted by lexuesi (not verified) on

Eshte per t'u çuditur se si ne kete vend beri buje nje paçahure si ajo e Shmitit dhe lihet krejt ne heshtje nje kryeveper si libri i Plasarit. Kjo tregon se ç'shoqeri jemi!

Submitted by Curi (not verified) on

Natyrisht,ashtu do te ndodh !

Po Plasari ,Agronin nga Ishulli i Lezhes gjeti per ti bere kritiken?!

Vepren e Schmidt e ngriti lart kritika.

bye

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.