SHIK-asi Ilir Kumbaro, 15 vjet me asistencë sociale në Britani

“Daily Mail” raporton mbi seancën më të fundit për ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Britania në Shqipëri. Edhe kjo seancë dështoi sepse kolegji i Gjykatës së Lartë Shqiptare që do aprovonte kërkesën e ekstradimit “nuk pati kuorumin e nevojshëm”. Pritet që ky kolegj të mblidhet përsëri në nëntor ose dhjetor.
Ilir Kumbaro akuzohet nga prokuroria shqiptare për rrëmbimin dhe vrasjen biznesmenit Rremzi Hoxha në vitin 1995, kur Kumbaro kishte një post të rëndësishëm në SHIK. Ai u fut në Britaninë e madhe me një pasaportë false me emrin Shaqir Shatri dhe kërkoi azil politik si një kosovar i persekutuar nga regjimi serb. Për 15 vjet ai nuk ka punuar dhe ka jetuar me assistencë sociale nga shteti britanik, duke pretenduar se vuan nga depresioni i shkaktuar nga torturat serbe. Identiteti i tij u zbulua kur plotësoi një formular mjeksor me emrin e vërtetë në vitn 2008. Megjithëse ai e tërhoqi formularin, sinjali i shkoi policisë, e cila kishte marrë njoftim nga interpoli se Ilir Kumbaro ishte person në kërkim.
“Daily Mail” raporton se fqinjët londinezë të 56-vjeçarit Ilir Kumbaro ndihëshin vazhdimisht të kërcënuar dhe frikësuar nga familja dhe miqtë e tij. Kur një fqinjë iu ankua Kumbaros për zhurmën që vinte nga apartamenti i tij, ai iu përgjigj “Unë do të vras!”. Një fqinjë tjetër i deklaroi “Daily Mail” se “në atë apartament nuk jetojnë refugjatë, por mafiozë shqiptarë”
E.Z.
Comments
Sa ka nga ata qe u larguan
<p>Sa ka nga ata qe u larguan nga Shqiperia me 1997 dhe jetojne edhe sot me ndihma sociale ne Perendim. Jane nga 2 metra te gjate, por te pazhvilluar, kanunore dhe te prapambetur ne kulm. Ngrysen dhe gdhihen kafeneve duke bere politike "te madhe". Shumica e tyre aktivizohen vetem kur ne Shqiperi ka fushate zgjedhjesh. Si nje divizion i blinduar nisen te gjithe drejt Shqiperise, te motivuar ne kulm per te mos i lene "komunistet" te rivine ne pushtet.</p>
Add new comment