Rusia publikon dokumente sekrete: Ukraina kishte planifikuar ndërhyrje ushtarake në Donbas

Postuar në 09 Mars, 2022 14:45

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar sot disa dokumente që sipas saj konfirmojnë planet e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes për operacione ushtarake në rajonin e Donbasit në mars të këtij viti.

Gjatë operacionit special, dokumente sekrete të komandës ë Gardës Kombëtare të Ukrainës ranë në duart e ushtarëve ruse. Këto dokumente konfirmojnë përgatitjet secrete të Kievit për operacione offensive në Donbas, planfikuar për në mars 2022. Ministria ruse e Mbrojtjes po publikon origjinalin e urdhërit secret të komandantit të Gardës, Gjeneral Lejtnantit Mykola Balan, i 22 janarit 2022

ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë ruse, Igor Konashenkov.

Sipas tij, ndërhyrja do të angazhonte batalionte të grupit taktik të Brigadës së katërt që realizon operacione speciale. SIpas zëdhënësit rus, dokumentet me urdhërin i janë dërguar krerëve të veriut të Kievit, jugut të Odesës dhe administratave territorial perëndimore të Gardës. Konashenkov ka shtuar se për momentin mbetet i paqartë roli i NATO-s dhe SHBA në planin e publikuar.

Comments

Submitted by SB (not verified) on

Dhe c'do te thote kjo, qe Rusia mund te pushtoje gjithe Ukrainen meqenese u publikua ky dokument.
Pallavra superfuqish, si ato te Amerikes ne Irak dhe Afganistan.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sigurisht.
Russia e ka pranuar qe nderhyrja e saj ne Ukraine eshte e njejte me ate te Kosoves dhe pushtimeve te tjera qe amerika ka bere.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.