Kërshëndella apo Krishtlindje?
Një festë e bukur që kemi përpara, një javë para Vitit të Ri, në shqip njihet me tre emra.
1.
Buzmi, nata e buzmit.
Festë pagane, tradicionalisht është kremtuar me 25 dhjetor.
Në thelb shenon fillimin e zgjatjes së ditës, fillimin e motit të ri. Është fjalë e burimit indoeuropian të shqipes. Kuptimi i parë i saj është cung. Niset nga djegia e një cungu të trashë gjatë tërë natës në vatër. Kjo djegie me ritet që e shoqërojnë, është në qendër të ceremonialit të buzmit.
Dy emrat e tjerë janë për të njëjtën të kremte, por tashmë jo pagane.
2.
Kërshëndella.
Shumëkujt i kujtohet se presidenti Ibrahim Rugova uronte besimtarët për Kërshendella. Te autorët veriorë të para Luftës dhe në tërësi te katolikët e veriut gjindet në këtë trajtë. Kuptimi, siç shkruan Çabej, është “të lemit e Krishtit”, lindja e Krishtit.
Fjala është e mbarë gjuhës, jo vetëm e gegnishtes. Hahni e ka regjistruar në jug të vendit. Mitrush Kuteli e përdor. Në përkthimin e tij të “poemës” së Gogolit Frymë të Vdekura,gjejmë fjali të tilla: “Pas Kërshëndellesh do të kem edhe dhjamë derri”. “Për Kërshëndella do të kemi edhe pupla”.
Për prejardhjen e këtij emri kanë mbizotëruar dy parashtresa.
Disa studiues e nxjerrin prej fjalëve shqip Krisht këndellje, domethënë këndellja e Krishtit. Kuptimisht edhe fonetikisht duket e mundshme.
Të tjerë e nxjerrin prej latinishtes Christi natale.
Çabej argumenton të dytën. Pra, sipas Çabejt, ka prejardhje latine, prej Christi natale.
3.
Krishtlindje.
Fjalë relativisht e re. Çabej e cilëson “neologjizëm, pas gjase një përkthim, një kalk i ri i fjalës greke”. Nuk thotë kush dhe kur e ka përdorur i pari dhe si ka hyrë në gjuhën shqipe. Duhet të ketë hyrë si fjalë librash.
4.
Cila nga të tria këto duhet parapëlqyer?
Buzm mund të përdoret vetëm në studimet e përshkrimet etnografike, pasi, siç u tha, përfaqëson një të kremte pagane.
Krishtlindje është kalk prej greqishtes. S’ka arsye me u përdorë, sa kohë që nuk sjell diçka të re për gjuhën shqipe. Shqipja ka fjalën e vet të hershme me gurrë latine. Dhe e ka mbarë gjuha, jo vetëm një dialekt, jo vetëm disa treva të vendit.
Gjuhësisht Kërshëndella ka epërsi sepse:
Eshtë fjalë mbarëkombëtare.
Eshtë në harmoni me krejt terminologjinë kishtare në gjuhën shqipe. Siç është nënvizuar shumë herë, terminologjia kishtare e shqipes është me burim latin, çka tregon se krishtërimin e kemi marrë drejtpërdrejt prej Romës dhe jo me ndërmjetësinë e dikujt tjetër.
Ky fakt është marrë sinjë tjetër dëshmi e autoktonisë së shqiptarëve. Dëshmi që shqiptarët qysh para Krishtit kanë jetuar në vazhdimësi në të njëjtat troje ku jetojnë sot. Kanë qenë fqinj me Romën e lashtë, prej ku morën krishtërimin drejtpërdrejt.
Nuk shihet arsye gjuhësore as tjetërfare me zëvendësue një fjalë të lashtë shqipe me gurrë latine, me një kalk të vonë të një fjale greqisht.
"Gazeta55.al"
Comments
Shume i sakte mendimi juaj.
Shume i sakte mendimi juaj. Bile, bile, u thone KSHNELLE me sakte fare.
Tung.
Çfare?
Ka dy gjera qe nuk shkojne: e para, ky diskutim duket pak i cuditshem kur vjen prej nje personi me origjine familjare muslimane, dhe e dyta qe eshte edhe gabim eshte se krishterimi ne trojet ku sot ndodhet Shqiperia u perhap me misionare qe nuk vinin nga Roma, madje itinerari i Shen Palit (San Paolo, Saint Paul) kalon nga keto troje dhe konsiderohet si nje prej evenimenteve kryesore qe percaktoi perhapjen e Krishterimit nder banoret e ketyre trojeve dhe Shen Pali nuk kishte asnje lidhje me Romen. Influencat e Kishes se Romes dhe pastaj asaj Bizantine jane te mevonshme.
Ajo puna e Buzmit eshte futur kot per te turbulluar ujrat se nuk ka fare lidhje me Krishtlindjet, apo Kershendellat. Sa per keto te dyja nuk me duket kaq e tmerrshme qe te kete dy emertime (sinonime) per te njejten feste. E gjitha me duket nje perpjekje e deshtuar qe ne fillim per ta venen vehten ne qender te vemendjes, se eshte bere edhe nje kohe e gjate qe zoterise nuk i degjohet me fjala,
Pse zoti ELEZI, eshte me
Pse zoti ELEZI, eshte me origjine muslimane, nuk do te thote qe nuk mund te jape mendim apo te shprehet per tema te tilla. A me teper, kur AI, njihet si studiues serioz, njeri i letrave, me kulture te gjere e te thelle, perendimore e lindore, dhw zoterues i disa gjuheve te huaja. Pergezime per zotin Elezi.
Xhuxhumak, ja ke fut KOT. Paske ngelur ne periudhen kur njerezit mbuloheshin me gjethe fiku. Nuk ka asnji rendesi besimi fetar, i nje studiuesi. Besimi eshte nje element i trashegueshem. Kurse koka plot, eshte e kultivuar.
JA KE FUT KOT PLAK XHUxHUMAK
Nuk ia kam fut hiç kot or taj
Ke dhene pergjigje per pjesen me te parendesishme te komentit duke u mçefur mbrapa "kultures" se Elezit. Po per ate derr gabimi qe ben zoti Elezi lidhur me influencen e Romes dhe latineve ne krishterimin ne trojet ku sot ndodhet Shqiperia a ke noi gjo me ia fut kot, apo meqe kot ia ka fut "kultura" e Elezit zotnia jote nuk ka ç'ka me na thane?
Ke mbetur tek gjethe e fikut
Ke mbetur tek gjethe e fikut akoma.
Ke mbetur akoma tek fidanishtja e ushtrise, "Skenderbegas" i kulluar.
Ke mbetur koma marsh, marsh, qe nga paticka me gjalme e deri tek obuzi.
Ke mbetur akoma me kulturen e shkolles se partise.
Ke mbetur akoma komisar ushtrie.
Je akoma me ore me kurdisje dhe qe varej ne qafe me spango.
Nuk ke koke ti te matesh me z.Elezi, ti.
Nuk merrem me me ty.
Mos!
SHpresoj te mos jesh vete zoti (shoku) Elezi zotrote. Me kete post je teper besnik ndaj nick-ut tend, pra ke vazhduar t'ia futesh kot, po kot fare ama dhe ke shkruar pa lidhje me ate qe po diskutohet. Nuk na ke dhene ndonje mendim te vyer lidhur me si u perhap krishterimi ne trojet ku sot ndodhet Shqiperia dhe nen patronazhin dhe ndikimin e kujt. Sigurisht nga keto duket qarte qe nuk ia ke haberin perderisa shkruan per shkollen Skenderbeg, shkollen e Partise dhe ku di une ç'gjepura te tjera. Qe nuk do te merresh më me mua ben mire, se me heq sikletin e mizes qe vazhdimisht ben zzzzzzzzzzz! Te fala zotit (shokut) Elezi!
Add new comment