krishtlindje
Trump pa protokoll edhe në Krishtlindje (Video)
Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë nga protokolli edhe në ditën e Krishtlindjeve. Ai dhe bashkëshortja e tij Melania iu përgjigjën pyetjeve të fëmijëve që po ndiqnin udhëtimin e Santa Claus, ku Shtëpia e Bardhë ishte në rolin e ndërlidhësit me Komandën e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD).
Mes të vegjëlve që telefonuan ishte dhe një fëmijë i quajtur Coleman të cilin Trump e pyeti nëse ende beson te Santa Claus-i.
Papa Françesku: Fitoni pavarësinë nga konsumizmi!
Papa Françesku u bëri thirrje besimtarëve në botën e zhvilluar të aspirojnë një jetë të pavarur nga konsumizmi. Ai denoncoi rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.
"Le të pyesim: A na duhen me të vërtetë të gjitha këto objekte materiale dhe mënyra komplekse për të jetuar? A mund të qëndrojmë pa të gjitha këto sende ekstra të kota dhe të jetojmë një jetë shumë më të thjeshtë?"- tha Papa Françesku
Kundër virusit të arrogancës
Mesazhi i kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Anstas Janullatos për Krishtlindjet:
"Të vërtetat që burojnë nga e kremtja e Krishtlindjes, befasojnë. Të magjeps qetësia, pafajësia fëmijërore, ngazëllimi, dashuria, lavdërimi dhe shpresa. Por ka edhe diçka tjetër brenda kësaj të kremteje, e cila shpesh nuk vihet re: mposhtja e arrogancës, e një prirjeje që e çon gjininë njerëzore në konflikte të frikshme, në tragjedi dhe rrugë pa krye.
Eri Veli, një kryetar bashkie “me t’dhi fare”
Ka një festë, një aktivitet? Ka një padrejtësi, apo një punë për t’u bërë? Erjoni është aty. Jo se nuk ka të tjerë, por siç e përshkruajnë edhe ata që janë afër me të prej kohës, kryetari i Bashkisë, vuan nga patologjia e kërcimit pupthi përballë nevojave të më të dobtëve. Përvesh mëngët, ngrihet, njofton kamerat, këtë aleat strategjik të çdo novatori si ai, dhe puna nis të bëhet. Meqë këto shfaqje janë bërë të zakonshme, edhe aktivitetet e kryetarit bashkë me qyfyret që e shoqërojnë, nuk ka më njeri nge t’i lexojë si lajme.
Irani po ndryshon fytyrë
Irani është një vend konservator mysliman që gradualisht po ndryshon fytyrën. Pas marrëveshjes historike korrikun e kaluar me gjashtë fuqitë botërore (SHBA, Rusia, Franca, Kina, Britania dhe Gjermania) për kontrollin e programit bërthamor të Teheranit që pasoi me heqjen e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, tashmë vizitorët e huaj janë rritur me 12 për qind. Vendi ka një ritëm më të relaksuar kryesisht te të rinjtë.
Kërshëndella apo Krishtlindje?
Një festë e bukur që kemi përpara, një javë para Vitit të Ri, në shqip njihet me tre emra.
1.