Irani po ndryshon fytyrë
Irani është një vend konservator mysliman që gradualisht po ndryshon fytyrën. Pas marrëveshjes historike korrikun e kaluar me gjashtë fuqitë botërore (SHBA, Rusia, Franca, Kina, Britania dhe Gjermania) për kontrollin e programit bërthamor të Teheranit që pasoi me heqjen e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, tashmë vizitorët e huaj janë rritur me 12 për qind. Vendi ka një ritëm më të relaksuar kryesisht te të rinjtë. Fotografi francez Bernard Russo ka vizituar vendin dhe ka kapur ngamomente të ndryshimeve në ritmet e jetës dhe përgatitjeve që po bëjnë banorët në Teheran për Krishtlindje.
Kjo mund të tingëllojë paradoksale për një vend mysliman në Lindjen e Mesme. Por 150.000 të krishterët me origjinë armeneqë jetojnë në Iran, jo vetëm që festojnë këto ditë, por kanë tërhequr muslimanët të bëjnë të njëjtën gjë!
Fotografitë tregojnë banorë të qytetit për të blerë pemë e Krishtlindjeve dhe dekorimet në qendrat tregtare në Teheran. Ndërsa në të njëjtën kohë duket dhe mënyrën e jetesës e të rinjve në vend, e cila me sa duket i ka shpëtuartraditave konservatore të brezave të mëparshëm..
Sipas shtypit britanik, plazhet e bukura, arkitektura e ndërtesave dhe ushqimet e mahnitshme, do të kontribuojë që Irani të bëhet një destinacion kryesor turistik për vitin 2016.
Add new comment