Amerikanët nuk e duan përfshirjen në konfliktin Ukrainë-Rusi

Postuar në 27 Shkurt, 2022 14:22

Amerikanët nuk e duan përfshirjen në konfliktin Ukrainë-Rusi. Një sondazh i kryer së fundmi zbulon se vetëm 26% e amerikanëve mendojnë se SHBA duhet të ketë një rol më të madh në këtë konflikt, 52% pranojnë nevojën për një rol të kufizuar dhe 20% e përjashtojnë kategorikisht çdo ndërhyrje. Sondazhi është kryer nga Qendra Associated Press-NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike.

Presidenti Joe Biden ka pranuar se gjasat janë që lufta në Evropën Lindore mund t’i prekë amerikanë, megjithëse ai ka përjashtuar dërgimin e trupave në Ukrainë. Çmimet e gazit në SHBA mund të rriten brenda një kohe të shkurtër. Po ashtu, presidenti rus Vladimir Putin ka një sërë mjetesh që mund t’i përdorë kundër SHBA-së, përfshirë këtu edhe sulmet kibernetike që godasin infrastrukturën dhe industritë kritike.

Mbrojtja e lirisë do të ketë kosto edhe për ne, këtu në vendin tonë”, tha Biden të martën. “Ne duhet të jemi të sinqertë për këtë”.

Sondazhi janë një rikujtesë për Biden, lidhur me ndikimin që mund të ketë kriza në Uashington, ndërkohë që afrohen zgjedhjet e mesit të mandatit. Një sondazh i dhjetorit AP-NORC tregoi se amerikanët janë veçanërisht të fokusuar në çështjet ekonomike, duke përfshirë rritjen e inflacionit.

Administrata Biden ka argumentuar se mbështetja e Ukrainës është një mbrojtje e vlerave themelore amerikane dhe ka bërë një përpjekje të përbashkët për të deklasifikuar gjetjet e inteligjencës duke nënvizuar rreziqet që ajo sheh për Ukrainën dhe Europën. Por sondazhi tregon skepticizëm të gjerë ndaj komunitetit të inteligjencës amerikane.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E vertete, amerikanet nuk e duan perfshirjen e tyre ne konfliktin Ukrahine- Rusi, por duan vetem qe ato te perleshen me njera-tjetren, pasi ndikuan ti conin deri ne kete pike!

Submitted by Enver Hoxha (not verified) on

Ore ti shoku Anonymous mos je gje kinez ti? Jo per gje po kinezet thane "Fajin per konfliktin Rusi - Ukraine e ka Amerika se i hodhi benzine zjarrit"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.