Kryebashkiaku i Kavajës i bën letër Berishës: Mos vallë po hakmerreni ndaj kavajasve?

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit të vendit, njëherësh deputet i të njëjtit qytet. Shkaku? “Prej disa ditësh, zyrat lokale të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit janë shpërngulur nga Kavaja në një vendndodhje të re, plot tre kilometra larg qytetit, [gjë që] shkon kundër interesave të qytetarëve dhe biznesit në Kavajë”, ku “jetojnë plot 49 mijë banorë, si edhe zhvillojnë aktivitetin e tyre rreth katër mijë biznese”.
Letra, siç shihet, ngrihet mbi një shqetësim konkret të natyrës administrative, por Roshi gjen rast për t’i kujtuar Berishës ndonjë premtim. “Bizneseve do t’u duhet të zhvendosen nja tre kilometra për të përfituar ca shërbime që, sipas fjalëve Tuaja zoti Kryeministër që flisni për epokën dixhitale e për sistemin One-Stop-Shop, duhet të ishin të shpejta e të thjeshta”, shprehet ai në letër. Gjen rast, gjithashtu, të bëjë pak politikë elektorale. Dhe nënvizon: “Shumëkush e ka lexuar votën e 8 Majit në Kavajë si një votë proteste kundër Jush zoti Kryeministër. Uroj që [veprime si ky] kundër interesave të qytetarëve të Kavajës të mos jenë shprehje e protestës dhe pakënaqësisë Tuaj nga vota që Kavaja dha në 8 Maj.”
Re.Pu.
Comments
Lëvizje e bukur. Me kte i

Lëvizje e bukur.

Me kte i thotë kavajasve: "Saliu nuk ju do më". Dmth, letra është për Kavajën jo për Saliun se e di se Saliu nuk do të lëvizë.

Elvis, Gjej ndonje histori

Elvis,

Gjej ndonje histori me te fisme.

Shashkat "alla Griselda" nuk pijne me uje.

Me duhet me te vertete te

Me duhet me te vertete te mbaj mllefin dhe ulerimen qe te krijon kur lexon letra te ketij niveli dhe kush drejton nje qytete 50 mije banore. Me plot gojen them qe je nje bastard pa etike, nje kopil mutant i shoqerise sone hala hupi pap ala pap. Po kjo nuk do te thote or qelbesire komuniste qe te shkruash letra pa etike me arrogance drogaxhiu e ultimatume gangsteri. Kush je ti. Kush je ti mor qelbesire qe muzeun e luftes ne qender te Kavajes e privatizove dhe e bere hotel. Ku i gjete parate. Eshte nje pyetje fare e theshte qe ka brenda llogarine e matematiken: ku i gjete parate mor liliput. Sa vjec je dhe si i ke bere parate ne Zvicer...e plot e plot gjera te tjera?

Ty qelbesire ta kane prere flet arrestin po hyre ne Zvicer. Ti nuk perfaqson Kavajen. Ti je ne ate post i gjithi aksidentalisht dhe cdo kavajes turperohet me kete leter te hapur i nje niveli te maskarait. Oroj qe per shtat dite Sali Berisha te te shtypi si nje Morr. Dhe tani per zyrat ne fjale: tre kilometra larg qendres eshte qender or debil dhe syneni eshte lagje e kavajes.

Anonim, mbaje mllefin dhe

Anonim, mbaje mllefin dhe shprehe per gjera te tjera: mos rrih uje ne havan, se jane pikerisht konsiderata te tilla te nje kavajsi si ti qe etiketohen si "lloqe kavaje". Muzeu i luftes ne qender te Kavajes ka qene ndertese e viteve '40, konfiskuar nga regjimi komunist e kthyer ne muze. Pas viteve '90 ju rikthye pronareve te ligjeshem te cilet e shiten dhe qe besoj t'a kete blere ne menyre te rregullt familja Rroshi. Me pas, ne e ben hotel apo kazinò, problemi i tij e i bashkise qe leshon lejen e ndertimit. 3km larg qendres nuk do te thote zyra ne Synej si lagje e Kavajes, por ne Synej si komune me vete. Ashtu siç jane spostuar gjithe keto vite shkembi i Kavajes ne Durres, tatim-taksat ne Durres (lagje e Kavajes?), kolaudimi i makinave ne Durres, drejtori te ndryshme si sigurimet shoqerore, etj, ne Durres (edhe pse tashme Kavaja ben pjese prej vitesh ne qarkun e Tiranes) duke e kthyer Kavajen nga nje qender rrethi ne nje qender kooperative. Kjo per fajin e drejtuesve demokrate dhe neglizhences se popullit te Kavajes qe per gati 20 vjet ka zgjedhur te perfaqsohet (dhe e ka mbajtur ne pushtet) nga Berisha - president-kryeminister i cili nuk ka mbajtur as edhe nje premtim 20 vjeçar: uje e korent pa nderprerje, prefekture me vete, e plot e plot te tjera.

Keshtu qe ne ke mllef per perfaqesimin e qytetit nga nje "drogaxhi, injorant..." duhet ta kesh per te gjithe te tjeret qe te kane perfaqsuar ne te kaluaren. Edhe pse intelektuale, qelbesira e te pacipe te te njejtit rang a mos me shume. Si dhe, mllefin t'a kesh per qytetaret e Kavajes qe e kane votuar (ç'faj ka ai, pse eshte kandiduar?) apo per organet kompetente qe, nese jane te verteta akuzat qe drejton, duhet te kishin vepruar (e te veprojne).

Edhe pse mund te jete aksidentalisht tek ai post - gjithsesi i zgjedhur nga votuesit - e nuk perfaqson apo turperon çdo kavajas te ndershem, shpresoj qe te jete i afte (bashke me te tjeret qe e drejtojne si marionete e i shkruajne letrat pasi nuk ka as gjimnazin pavarsisht se do te kete marre 2-3 diploma te larta si shumica ne Shqiperi) qe kete akt qendrese dhe sfide nga Berishes t'a çoje deri ne fund. Edhe me qendrime e veprime ekstreme proteste derisa Kavajen t'a konsiderojne qender rrethi me te gjitha kompetencat perkatese e t'i kthejne dinjitetin e neperkembur ne saje te kontributit te pervitshem te parise se korruptuar demokrate ne qytet, ne ministrite e parlament.

Nese i ka ra llotaria ketij te beje nje gje te tille, them se te pakten ne kete konsiderate te fundit, duhet ta mbeshtesesh bashke me qytetaret e ndershem qe ndihen te fyer nga ai apo jo te perfaqesuar, ne te mire te qytetit....

Add new comment