Me gjuhën e “Belinit”

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 10:30

Një kompozitor me emër, jo detyrimisht mund të përfaqësojë indeksin e popullaritetit që ka fituar muzika e tij. Dhe talenti jo domosdoshmërisht lidhet me vlerat jashtë muzikës. Fjala është për kompozitorin Agim Krajka që u është përgjigjur polemikave për përfshirjen e tij në listën e personave që hartonin raporte për artistët në kohën e Partisë së Punës. Mbrojtja e tij provon se përveç partiturave Krajka ka patur kohë të merret edhe me jetën private  të këngëtarëve, duke gjykuar në emër të moralit të shëndoshë. Ja çfarë thotë ai në intervistën për “Channel One”: “Di që Parashqevia kishte një të dashur që ishte në Sigurim, po jo “sigurimsa”. Me atë do të martohej ajo. Po si ndryshuan punët e Sigurimit me ndërrimin e sistemeve këtu. Edhe ai i Sigurimit njeri ishte. Nuk kishte të drejtë të dashuronte? Po ajo pse nuk flet, me kë ka shkuar? Apo është virgjëreshë?!”-shprehet Krajka.

Kompozitori i njohur i festivaleve të RTSH-së vazhdon me vlerësimet për  Parashqevi Simakun, duke perifrazuar me gjuhën e tij zgjuarsinë apo intelektin e këngëtares.”Ajo këndonte muzikën e lehtë, por këndonte shumë mirë edhe këngën popullore. Në Amerikë qëndroi 6 muaj në shtëpinë time. Na kërkuan të bënim disa këngë bashkë, i kishim të gjitha të paguara, por ajo kërkoi të ikte në Hollivood. I thashë të mos e bënte atë gabim, por e shkreta e kishte gjysmën e trurit bosh”-shton Krajka.

Mohon të ketë qenë bashkëpunëtor me regjimin dhe për herë të parë prononcohet edhe për pseudonimin “Belini” që u bë publik nga Sherif Merdani.“Për mua, Sherifi është narcizist, s’i ka dhënë asgjë shoqërisë. Më vinte pas në Korçë, më mbante fizarmonikën. Çfarë Belini?! Nuk e kam dëgjuar këtë gjë. Të thotë ça të dojë. Mua nuk më bën asgjë përshtypje, kujt i intereson, le ta hulumtojnë, le ta verifikojnë”,- thotë kompozitori.

Ai nuk nguron t’i jetë mirënjohës sistemit të kaluar për karrierën e tij dhe funksionarëve të regjimit që sipas tij kishin shpirt artistik: “Xhelil Gjoni, sekretari i Partisë së Komitetit Qëndror të Titanës bëri lëshim për mua e i jam mirënjohës. Ai ishte artist në shpirt. Më kërkoi në zyrë. Nuk kisha frikë sepse e dija se kush ishte ai. Më kërkoi këngë për 65 vjetorin e shokut Enver. Të gjithë kompozitorët thanë se vetëm Agim Krajka mund ta bëjë”-shprehet në intervistën që vjen edhe si një polemikë publike e regjisorit Agim Krajka me ata që e akuzojnë si bashkëpunëtor të regjimit.

 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Ka qene, eshte dhe do te jete njeri i ulet, pa karakter, ose ma mire do te quhej PIS NJERI. Mendoj, qe me kete perifrazim, permblidhet mire se kush eshte Agim BELIN Krajka. Turp per nje burre ne ate moshe, te flase ashtu sic flet ai per Parashqevi Simakun. Turp. Turp. Njeri pa cipp. Pa erz. Mut burre. Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.