Berisha rikthen “gogolin e dosjeve”

Përgjigja e Presidentit Topi ndaj sulmeve të mazhorancës dhe Kryeministrit Berisha duke e cilësuar atë “komunist që prej vitit ’68”, por edhe se kishte mashtruar të përndjekurit, kanë sjellë edhe një herë në qendër të vëmendjen debatin mbi hapjen e dosjeve të spiunëve të komunizmit. “Shekulli” hapet sot me një intervistë të Luan Pobratit; ky emër flet shumë për ata që kanë jetuar asokohe. Ai njeh mirë se si funksiononte shërbimi i fshehtë në atë periudhë.
Në rrëfimin për gazetën, ai përpiqet që të mos e kanalizojë debatin vetëm mbi largimin e ish-agjentëve të shërbimit sekret gjatë periudhës së komunizmit duke cekur faktin se aktualisht ndodhen në politikë edhe agjentë të shërbimeve të huaja. “Përqendrimi gjatë kësaj interviste në emra politikanësh, apo nëpunësish të lartë të administratës shtetërore, të cilët mund t’i kenë shërbyer Sigurimit të Shtetit, do të ulte nivelin e komunikimit, pasi në arsyetimin tim, të merresh me “zbulimin e emrit” të tyre, nuk do të përbënte kuriozitet as për politikën, por as edhe për opinionin e gjerë. Padyshim kjo s’do të thotë që ajo nuk duhet të pastrohet nga individët që janë të kompromentuar me Shërbimin Sekret të së shkuarës. Ashtu sikundër duhet të largojë prej vetes ish-agjentët e shërbimeve të huaja”, - i përgjigjet ai pyetjes nëse ka aktualisht politikanë të përlyer me shërbimet e sekrete. Madje, sipas tij përqendrimi i debatit vetëm tek ish-agjentët e shërbimit sekret vendas bëhet pikërisht për të shpërqëndruar vëmendjen nga ata që i kanë shërbyer shërbimeve të huaja. “Kuptimi kësaj çështje në mënyrë të njëanshme, pra që nga politika të largohen vetëm ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, duke mos përjashtuar prej saj agjentët e shërbimeve të huaja, mendoj se nuk do ti shërbente të mirës së përbashkët, për të mos thënë se bëhet me qëllime të mbrapshta”.
Debati mbi hapjen e dosjeve futet në rendin e diskutimeve të ditës nga Kryeministri sa herë që ai ndjen se është i dobët. Ikja e Oketës, përgjigja “hazërxhevap” e Topit dhe ngritja e Aleancës Kuq e Zi duket se janë zhvillime që i kanë çuar atij ndërmend që të përdorë sërish “gogolin e dosjeve” (termi i fundit përdorej nga Ambasada USA në kabllogramet e saj mbi jetën politike në Shqipëri)” .
S.E.
Comments
Sdo te keni guxim per asgje.
<p>Sdo te keni guxim per asgje. Te gjithe jeni te inkriminuar, ne nje ose ne tjeter menyre. Mos beni zhurme kot.</p>
Pa marr parasysh kush si e
Pa marr parasysh kush si e pse e perdore kete ceshtje,eshte nje turp i madh per ne qe nuk arrijme te ballafaqohemi me te kaluaren.Mua sme intereson fare cfare thot berisha apo topi,mua me intereson si qytetar i ketij vendi te di se kush ishin njerezit qe u inkriminua ne sa e sa vrasje,perndjekje,torturtura.Besoj se duhet te jete nje moment reflektimi edhe per shoqerine civile dhe mediat qe ta theksojne e ritheksojne nje problematik te tille
Add new comment