Serbia do të mbajë zgjedhje në Kosovë?!

Agjencitë kosovare të lajmeve raportojnë sot se Serbia do të përfshijë elektoralisht edhe veriun e Kosovës në zgjedhjet presidenciale e parlamentare të vitit të ardhshëm. Nuk jepet burimi i lajmit me emër e mbiemër, por thuhet se “presidenti serb, Boris Tadiç, është marrë vesh me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe është siguruar se Serbisë do t`i mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale në veriun e Kosovës, ku është e përqendruar pakica serbe”. Ndërkombëtarët, thuhet, nuk kanë rënë dakord që Serbia të marrë pjesë në zgjedhjet lokale (me këtë kanë parasysh praninë elektorale të autoriteteve të Beogradit në Kosovë?), pasi këtë gjë e pengon rezoluta 1244 e OKB-së, por nuk kanë ndonjë objeksion kundër pjesëmarrjes së Serbisë në zgjedhjet parlamentare e presidenciale. I njëjti burim i pasaktësuar është shprehur se Tadiçi po bëhet gati të kërkojë ndihmën e Prishtinës në mënyrë që zgjedhjet serbe të mbahen dhe në pjesët e tjera të Kosovës, ku vihet re prani e pakicës serbe.
Ideja është disi e vagullt, e nuk të bind, përsa kohë nuk është sqaruar e përkufizuar se ç’do të thotë që “Serbia të mbajë zgjedhje në Kosovë”.
Re.Pu.
Comments
Ideja nuk eshte edhe aq e

Ideja nuk eshte edhe aq e vagullt. Serbet e Kosoves mund te votojne per zgjedhjet e pergjithshme ne Serbi, sepse sipas rezolutes 1244 Kosova eshte nen sovranitetin serb dhe mund te votojne edhe ne zgjedhjet lokale ne Kosove, meqe zgjedhjet ne Kosove, per institucionet e Kosoves, vleresohen si lokale nga 1244 e jo si kombetare, te pergjithshme.

Por ne zgjedhjet lokale ne Kosove (ato qe ne i quajme te pergjithshme se e njohim Kosoven si shtet me vete), Serbia nuk mund te nderhyje, meqe jane tager e Kosoves.

Nese ky lajm eshte i vertete, Kosoves nuk i ngel veçse opcioni i luftes, ndaj kujtdo te armatosuri qe nuk ka stemen shteterore te Kosoves ne uniforme. Perndryshe le te jetoje pa Pavaresi.

Burra tamam vetem Rilindasit e post-Rilindasit kane qene, ja vdekje, ja liri, s'ka terci-verci, edhe italianin e hodhen ne det, fat i madh qe i patem, sot kemi lyrashe.

Add new comment