Gjyqtari Ardian Dvorani: Fatmir Mediu duhet të ish tërhequr nga politika pas Gërdecit

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka dhënë një intervistë për rubrikën Lunch të shqiptares.com, në të cilën thotë se gjyqi e Ilir Metës, “sikur të kish vazhduar, do të ish mbyllur më me dinjitet”. Dhe e lë me kaq; nuk shpjegon se ç’don të thotë me këtë. Por bëhet më i qartë, madje tamam i qartë, kur flet për ngjarjen e Gërdecit, në të cilën humbi jetën dhe i vëllai, që punonte në atë fabrikë për të fituar bukën e gojës. Nuk futet në arsyetime mbi korrektësinë ligjore të asaj sipërmarrjeje vrastare, por beson se shpërthimi është aksidental, e prandaj nuk konsideron fajtorë biznesmenët (për shpërthimin, kuptohet). Por një fajtor ‘e di mirë’ se kush është. “Më vjen keq kur e shoh këtë ministër që qesh në fushata, dhe që u fsheh pas procedurave pa patur kurajon morale të tërhiqej nga jeta publike”, thotë ai. Për kë e ka fjalën? Me siguri, për ish-ministrin e mbrojtjes atëmot, që sot është ende ministër. Për Fatmir Mediun.
Re.Pu.
Comments
Parim i keq ky : ' Do good,
<p> Parim i keq ky : ' Do good, feel good'.</p>
TE terhiqet, perse? Gjynah te
<p>TE terhiqet, perse? Gjynah te veje ne burg mos te shijoje gjithe ato miliona $. Po si te terhiqet o Dvoran!!!!! Po dhe ne qe reagojme, qofte edhe si njerez te paprekur direkt nga ajo tragjedi, na vjen ta shqyejme ate surrat, qe na predikoka edhe Zotin ne mbledhjet e partise te tij. Te terhiqet dhe te rrije i qete thua ti me demek,eee!!!!</p>
Po si te terhiqej ndersa
<p>Po si te terhiqej ndersa shkonte 'ne Hiroshime' bashke me Kryeministrin te demtuarit vete i falenderonin per interesimin. Si Fatmir Mediu si Sali Berisha ate dite ishin te marre fund si kurre ndonjehere, por populli yne kerkon opoziten ta udheheqe... Ne raportimet e Withers tek wikileaks lexuam se Ministri kishte qare me ngasherim. Po pse mund te qaje nje Minister perveçse prej frikes?, apo prej vrarjes se ndergjegjes. Nese nje minister apo kryeminister trembet shqiptaret tromaksen.</p><p>Ciao</p>
Add new comment